Mbi 6 mijë profesionistë të lirë paguan këstet e tatim, Financat: Gati t'ua kthejmë 500 mln lekë, por duhet t'a sqarojë Gjykata Kushtetuese si do veprohet

Gjykata Kushtetuese ka edhe një herë në dorë fatin e profesionistëve të lirë. Pasi gjykata rrëzoi disa nene të ligjit për tatimin e profesioneve të lira, Ministria e Ministria e Financave i është drejtuar me kërkesë që të saktësojë se çfarë do të ndodhë me fondet e paguara nga profesionistët deri kur Kushtetuesja dha vendimin dhe çfarë do bëhet me detyrimet që kanë pjesa tjetër që nuk kanë bërë pagesat.

Janë 6541 profesionistë të lirë që kanë paguar këstet e tatimit mbi të ardhurat, me një vlerë prej 500 milionë lekësh, të cilët tashmë kërkojnë kthimin e parave.

Ministria e Financave thotë se është e gatshme që këto para t’u kthehen, por sqaron se veprimet do të kryhen vetëm pasi të flasë përsëri Gjykata Kushtetuese.

Në fund të muajit qershor Gjykata Kushtetuese rrëzoi disa nene të ligjit mbi të ardhurat, ku parashikohej tatimi i kësaj kategorie profesionistësh. Tatimi 15% për profesionistët e lirë me të ardhura deri në 14 mln lekë të reja për Gjykatën Kushtetuese është jo proporcional dhe cenon sigurinë juridike.

Tatimi i profesionistëve të lirë u miratua në mars të vitit 2023 dhe parashikonte 15% tatim kush ka të ardhura deri 14 milionë lekë, dhe 23% kush merrte më shumë.

Pasi u plotësuan të gjitha aktet nën ligjore, ai u dërgua në Gjykatë Kushtetuese, nga deputetë të Partisë Demokratike, Shoqata “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar”, Shoqata “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar”, si dhe nga Dhoma e Avokatisë me argumentin se diskriminon profesionistët dhe godet shtresën e mesme.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Guri: 09/09/2024 19:26

    Këta janë injorant si institucion ose mendojnë se janë bythë e zgjuar e nuk duan të kthejnë lekët, duke thënë se Gjykata Kushtetuese duhet ti sqarojë, a thua se është sekretariati i këtyre GJK të merret me modalitetet. Ptuu rracë e keqe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufijtë tokësorë

Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufijtë tokësorë