Mbi dy milionë të vdekur nga COVID në botë

Mbi dy milionë të vdekur nga COVID në botë

Foto ilustruese

Numri i viktimave nga COVID në botë ka arritur në mbi 2 milionë.

Që nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2020, sipas Universitetit Johns Hopkins, janë infektuar 93.418.283 persona. Ndonëse shumë shtete kanë vendosur masa të ashpra për të frenuar përhapjen e COVID, kjo si duket nuk është kaq e lehtë.

Në ditët e para të paraqitjes, virusi u gjurmua në një të ashtuquajtur "treg i lagësht" në Ëuhan, dhe më pas u tha se aty ishte vendi ku virusi bëri kërcimin nga kafshët tek njerëzit.

Që nga ajo kohë, shumë teori të tjera janë shfaqur, duke përfshirë thashethemet e pabazuara se virusi ka rrjedhur nga një laborator në Kinë. Ndrësa së fundmi po qarkullon një lloj i ri i COVID, i cili fillimisht u shfaq në Britani të Madhe.

Në total në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 66,635 raste pozitive, kurse humbje jete janë 1265. Në 24 orët e fundit janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?