Mbledhja 2-ditore në Tepelenë, Rama: U diskutua për një riorganizim të procesit qeverisës

 

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes dy ditore me kabinetin qeveritar. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se është diskutuar për një riorganizim të procesit qeverisës

“Është diskutuar edhe nevoja për të riorganizuar gjithë procesin qeverisës, duke filluar nga vetë organizmi i këtij procesi. Kemi arritur disa rezultate të rëndësishme dhe kemi vendosur disa piketa të rëndësishme në mënyrë që sesionin e ri ta nisim me një puls të ri por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisë duke theksuar rolin edhe të zëvendësministrave, duke përfshirë në vendimmarrje e proces të tjerë drejtues të agjencive të rëndësishme. Do krijojmë kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj me botën akademike, me organizatat ndërkombëtare, por edhe me individë që kanë çfarë të na mësojnë qoftë brenda qoftë jashtë vendit”, tha Rama.  


Lajmi kryesor:

Mbledhja me kabinetin në Tepelenë, Rama: Riorganizim i procesit qeverisës! Shkarkimi Gjiknurit? S’lidhet me inceneratorët, raporti me SPAK i qartë


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër