Vendimin e Asamblesë së socialistëve 10 ditë më parë për përjashtim të Elisa Spiropalit nga çdo forum të partisë, e jetësuan këtë të martë edhe ligjvënësit e grupit më të madh parlamentar në Kuvend.

Deputetët e PS, në një mbledhje ku mungoi Kryeministri Rama, votuan për përjashtimin nga radhët e tyre të koleges, e cila ka qenë pjesë e grupit prej 9 vitesh, që prej shtatorit 2017.  

Mbledhja ishte me dyer të mbyllura, dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar të vendimmarrjes, megjithatë burime për Report Tv konfirmuan se të gjithë deputetët e pranishëm votuan pro, përveç Erion Braçes dhe Bledi Çuçi të cilët abstenuan. Vetë Spiropali nuk ishte e pranishme në mbledhje.

Burimet thonë se nuk është paraqitur asnjë arsye për përjashtimin e Spiropalit, por ishte nr.2 i partisë, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili parashtroi vendimmarrjen e marrë në Asamble e cila sipas tij duhej konfirmuar. Kreu i grupit, Balla e mbështeti duke e hedhur në votim.

Vetë Balla, pas mbledhjes, zgjodhi të mos jepte shumë detaje, përveçse sipas tij keqardhjes për përjashtimin e parë pas 9 vitesh që drejton socialistët në Kuvend.

“Vendimmarrje e asamblesë, u njoftua sot edhe në grup. Pas 9 vitesh në këtë grup mua më vjen shumë keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje. Në rastin në fjalë kemi një vendim që është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores”, tha Balla.

Me përjashtimin e Elisa Spiropalit numrat e mandateve të socialistëve në Kuvend, tkurren në 81. Shumica e cilësuar prej 84 votash, e konsideruar si jetike nga mazhoranca për miratimin pa vonesa të ligjeve integruese, vihet seriozisht në rrezik. Aktualisht 84 votat janë fiks, të kushtëzuara tashmë plotësisht nga 3 deputetët e Tom Doshit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
Përjashtimi i Elisa Spiropalit, Balla pas mbledhjes së grupit: Më vjen keq që shkuam në këtë vendimmarrje, e bazuar në statut dhe rregullore (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e komentoi shkurt vendimmarrjen e grupit për të përjashtuar Elisa Spriopalin. Pas përfundimit të mblehdjes, Balla tha se i vjen keq për kët ëvendimarrje, që sipas tij është e bazuar në statutin e PS dhe rregulloren e grupit.

Taulant Balla: Në fund të mbledhjes, kemi diskutuar edhe për çështje të organizimit dhe të disiplinës së brendshme të PS, të cilat nuk janë objekt diskutimi me mediat.

Çfarë bëri që e përjashtuat?

Taulant Balla: Çështjet e diskutimit të brendshëm nuk janë objekt diskutimi me mediat. Do të keni dokumentacionit që do t’i vihet në funksion kuvendit, lidhur me këtë vendimmarrje, që në zbatim të rregullores së grupit parlamentar, u njoftua sot edhe në grup. Pas 9 vitesh më vjen keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje. Kjo legjislaturë ka edhe 30 muaj deri në fund.

Sipas burimeve, ju keni thënë që e përjashtoi asambleja e përjashtojmë edhe ne.

Taulant Balla: Kur të mbaroj përgjigjen. Kur të dua do të jap përgjigjen. Në rastin në fjalë kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në Bundestagun gjerman, rregulloren e grupit ka një nen, 28.

Do komunikoni me Spiropalin?

Taulant Balla: Padyshim, unë komunikoj me të gjithë deputetët e kuvendit.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
3.8 / 5 (4 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • toma: 24/11/2026 13:38

    Eh moj Liza, çfare t'u desht moj e gjore t'i kundervihesh Pashait. Tani rrugen do ta kesh me te zymte. Se Albania esht vend i vogel. Kujdes burrin me ndetimin se tatimet e kane vene ne shenjster.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11

    Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?