Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për një komision të tretë hetimor! Tabaku: Do e çojmë në Kushtetuese

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për një komision të tretë hetimor! Tabaku: Do e çojmë në Kushtetuese

Konferenca e Kryetarëve

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar edhe kërkesën e tretë dërguar nga një grupi parlamentar i PD-së Gazment Bardhi si dhe disa deputetë të tjerë të Rithemelimit. Opozita kërkoi një Komision Hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit në funksione publike.

Kjo kërkesë, ishte e bashkëngjitur së bashku me dy kërkesa të tjera të propozuara nga opozita, por që nuk e morën dakordësinë e mazhorancës. Në përfundim të mbledhjes, deputetja Jorida Tabaku u shpreh se mazhoranca e ka kthyer në normë rrëzimin e Komisioneve ndërsa u shpreh se do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Një kërkesë ishte për ngritjen e një Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve prej sistemit TIMS e ndërsa tjetra lidhej me PPP në koncensionet e sterilizimit. Të tre kërkesat e bëra nga opozita nuk kanë mundur të kenë një konsensus me mazhorancën, andaj pritet që për to të votohet në Kuvend ditën e nesërme. Sidoqoftë, seanca e nesërme plenare nuk do të ketë të pranishëm 8 deputetë pasi në javën që lamë pas bllokuan Foltoren e Kuvendit. Komisioni i Edukimit me propozim të mazhorancës, përjashtoi për 10 ditë 8 deputetë.

Një tjetër çështje e diskutuar në konferencën e kryetarëve është  ajo e arritjes së një rezolute të dakordësuar për sulmin në Veri të Kosovës. Diskutimet vijojnë për të shkuar drejt kësaj rezolute. Kjo e enjte në Kuvend i është dedikuar Kosovës me 5 orë debat dhe votimin e rezolutës, deputetja demokrate  Jorida Tabaku u shpreh se beson se mund të ketë një konsensus nga dy palët për të dalë me një rezolutë të përbashkët. 

Kërkesa e parë u depozitua  për ngritjen e komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS ndërsa tjetra për 4 koncensionet e sterilizimit në shëndetësi.  

45 deputetë të PD dhe opozitës kërkuan ngritjen e dy komisioneve hetimore për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS dhe të dhënat personale, si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi  stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Kerkesa e 3 e opozites per ngritjen e nje Komisioni Hetimor

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Rrëzimi i kërkesës së opozitës për Komision Hetimor, Tabaku: Mazhoranca e ka kthyer në normë, do e çojmë në Kushtetuese

 

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e sheh shqetësuese faktin që mazhoranca rrëzon kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Tabaku thotë se beson se edhe kjo çështje do të adresohet në Gjykatën Kushtetuese.

‘Mazhoranca rrëzoi sërish që ne të ngremë një Komision Hetimor, ne na takon me ligj kjo gjë. Askush nuk mund të refuzojë të drejtën e opozitës, po kthehet në një normë që mazhoranca tashmë vendos edhe për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Edhe ky u refuzua që unë besoj se do ketë fatin e të tjerëve dhe do shkojë në Gjykatë Kushtetuese.’- tha Tabaku.

Ora 13:50
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj-PS: Përjashtimi i 8 deputetëve, i turpshëm! Tabaku: S’cenuan askënd, formë proteste demokratike

Në Konferencën e Kryetarëve dy deputetët e opozitës, Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku kanë kundërshtuar vendimin e Kuvendit për pezullimin e 8 deputetëve për 10 ditë si masë disiplinore.

"Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet një slogan juaji "Shqipëria që duam" dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni "opozita që duam". Akti ynë ishte simbolik."- tha Gjekmarkaj.

Edhe Tabaku qëndroi në të njëjtën linjë me Gjekamarkaj. Ajo u shpreh se nga reagimi i deputetëve të opozitës nuk u cenua njeri por ishte një lloj forme demokratike e protestës.

 "Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm.  Seanca u bllokua për një kërkesë legjitime që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat të fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste."- tha Tabaku.

Tetë deputetë të opozitës u përjashtuan me kërkesë të Partisë Socialiste për shkak të incidenteve në përfundim të seancës të gjatë të Kuvendit, ku bllokuan foltoren duke bërë që maratona të mbyllet pa u votuar rendi i ditës.

Deputetët e opozitës Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazment Bardhi u penalizuan nga Këshilli i etikës, pasi bllokuan foltoren, e madje edhe karrigen e vetë kryeparlamentares, ndërsa mes kaosit Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës dhe shtyrjen e votimeve për seancën e radhës plenare. Sekretariati i Etikës, vetëm me votat e mazhorancës, i ka përjashtuar për 10 ditë deputetët.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 11/10/2023 15:15

    Tabaku eshte mbeshtetese e "nongrades"Berishes dhe percarese e partis demokratike detyrimisht cdo prpopozim i saj nuk ka me asnje vler! Ti kishte menduar mire veprimet e dyshimta te saj se cdo deputet dhe politikan ka detyrime vetem perpara popullit nuk paguhet per te mbeshtetur tradhetaret e kombit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja