Kryesia e PD me 'dorë të hekurt'! Berisha përjashtohet nga partia që themeloi e drejtoi 22 vite! Basha 'shkrin' Komisionin e Rithemelimit, largon 8 anëtarë,pezullon 19 të tjerë! I mbeten 42 deputetë

Kryesia e PD ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Pas 8 orësh mbledhje, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollari, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.  Report Tv mëson se ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike me vendim të Kryesisë së selisë blu në mbledhjen e cila nisi pasditen e djeshme dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në deklaratën e Partisë Demokratike thuhet se vendimi është marrë nga "Kryesia unanimisht pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 janarit mbi Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve; pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës; Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë; Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike".

Teksa dënon me forcë aktet e dhunës, gjuhës përçarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve, PD vendos përjashtimin nga radhët e saj, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë duke renditur përveç Berishës edhe 8 të tjerë. 

Personat e Përjashtuar

1. Sali Berisha

2. Flamur Noka

3. Edmond Spaho

4. Albana Vokshi

5. Bujar Nishani

6. Arben Ristani

7. Rigels Muçollari

8. Keltis Kruja

9. Klevis Balliu

Gjithashtu PD njofton se  po me unanimitet ka vendosur pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike të 19 personave, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Shansi i rikthimit të statusit të anëtarit për ta është distancimi i plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike.

Personat e pezulluar

 1. Agron Shehaj

2. Aldo Bumci

3. Belind Këlliçi

4. Blendi Himçi

5. Clirim Gjata

6. Edi Paloka

7. Edith Harxhi

8. Eno Bozdo

9. Ervin Minarolli

10. Genc Deromemaj

11. Genc Pollo

12. Gent Strazimiri

13. Ivi Kaso

14. Ledina Mandija

15. Lorenc Luka

16. Luan Baçi

17. Mimoza Hajdrmamataj

18. Oerd Bylykbashi

19. Tritan Shehu

Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar. Ndërkohë, një ditë më parë, kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi kryesinë e Partisë Demokratike në selinë blu, dy ditë pas protestës së dhunshme të ish-kryeministrit Sali Berisha të shtunën e 8 janarit.

E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

Ndërkohë, Report Tv mëson se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Burime për Report Tv nga prokuroria konfirmojnë lajmin se do të thërrasin Berishën dhe Bashën si dëshmitarë. Burimet bëjnë me dije se thirrja e tyre do të bëhet në ditët në vijim. 

 

8 anëtarët e përjashtuar nga partia

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
'Nuk jam për fortifikimin e PD-së', zbardhet fjala e Gjekmarkajt: Kriminale të përballen njerëzit! S'jam stërvitur për karate e boks, por PD nuk ua ka borxh dhunën

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar protestën e dhunshme të zhvilluar më 8 dhjetor në selinë blu, gjatë mbledhjes së kryesisë demokratike. Në fjalën e tij ai është dakordësuar me vendimin e kryesisë për përjashtimin Sali Berishës dhe 8 anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit, ndërsa ka nënvizuar se fortifikimi nuk është zgjidhje, por duhet diskutim dhe hapje e partisë. Në fjalën e tij, Gjekmarkaj ka thënë se ata që drejtuan turmën, nuk i llogaritën as për miq e as për kolegë ata brenda dhe se nuk mund të bashkëjetojë dot me ta në një parti. Më tej në fjalën e tij, Gjekmarkaj është shprehur se është kriminale të përballen njerëzit tani e tutje.

'Unë nuk mendoj se jam ndonjë trim i madh, por as për frikacak se njoh veten, por nuk jam stërvitur për karate e boks.'- është shprehur Gjekmarkaj.

Fjala e plotë e Agron Gjekmarkajt:

Dëgjova me vëmendje parafolësit ! Po e filloj aty ku e la Xhelali, tek dalja në terren ! Ne kemi dalë në takime me njerëzit nuk jemi mbyllur, por i pari që e ka këtë detyrim më shumë se kushdo është Lulzim Basha. Nuk e kam thënë ndonjëherë beteja dukej sikur është bërë në një enë. Sali Berishës i lejuat përparësinë e sulmit. Ju jeni Kryetari i partisë dhe ju u bie detyrimi t’i sqaroni njerëzit i pari, vimë edhe ne në krahun tuaj. Mbase nuk është e lehtë, do ketë edhe duf, edhe sherre, edhe provokime, por duhet t’i përballojmë. Qytetarët duhet t’ju dëgjojnë dhe jam i bindur që komunikimi sjell pozitivitet.

Nuk jam dakort me fortifikime të PD , për ta parë atë si kështjellë. PD është një institucion. Atë duhet ta mbrojë ligji pa asnjë kompleks. Nëse duhej demostruar qëndresë deritani është demostruar. Për mua është kriminale të përballen njerëzit tani e tutje. Unë nuk mendoj se jam ndonjë trim i madh, por as për frikacak se njoh veten, por nuk jam stërvitur për karate e boks.

Dita e 8 Janarit ka qenë tragjike. Në pak minuta gjithçka mund të eskalonte në ferr. Ata njerëz që drejtuan turmën kundër nesh nuk na llogaritën në as për deputet, as për koleg, as për miq e as për njerëz. Nuk patën emocione për këtë. Ishin të qartë pa llogaritur që na kanë “shkarkuar” me 11 Dhjetor. Na sulmuan me egërsi, me mjete dhune faqe gjithë botës. Ndonjë e dija per mik, dhe unë kurrë nuk do shkoja ta sulmoja dhe t’i vija në rrezik jetën e integritetin personal e publik. Sado i krishterë që ndihem kulturalisht e kam të veshtirë bashkëjetoj me persona të tillë. Ndaj mbështes çdo vendim që kjo kryesi merr sonte për të ndëshkuar dhunën e datës 8 Dhjetor duke shpresuar që dikush do distancohet prej saj.

PD nuk jua kishte borxh atë dhunë, ne jo e Shqipëria jo e jo. Prania në politikë këto muaj të trishtë më ka mësuar ndonjë gjë. Përveç punicionit ( ndëshkimit) të detyruar duhet një ofertë politike, një zgjidhje! Do ju thoja Zoti Basha ikni nëse kjo do ishte zgjidhja, nuk e them këtë sepse ikja jua lë fushën bosh për një kundërshtar që i ka shpallur luftë perëndimit dhe luftë fizike ne të gjithëve. Por kjo Parti ka nevojë të bëhet dhe kjo nuk bëhet me njerëz që ju bëjnë komoditet ju, ka nevojë që secili këtu të vihet në diskutim, të gjitha këto organe, duhet të rikthehen te njerzit te PD, personalitetet, themeluesit.

Kemi folur gjithmonë për bashkim e ai s’ka ndodhur. Bashkim nuk do të thotë të mbash fjalime. Bashkim e hapje nuk do të thotë që të vijnë te kafja e PD e të pijnë kafe me ne. Bashkim do të thotë të ketë Kuvend, riformatim të Këshillit Kombëtar, të kryesisë së PD që ata të jenë krah jush në vendimarrje. Nuk është konformizmi sado i pëlqyesh që ju rikonfirmon si Kryetar legjitim apo si Kryeministër nesër, por debati , tensioni i vazhdueshëm, personalitetet e forta. Njerzit duan ofertë politike, projekt vizion si del nga kjo gjendje PD dhe Shqipëria. Duke përfunduar i bashkohem frymës së kësaj mbledhjeje pa ekuivok meqenëse abstenimi për ndonjë mik nuk është obsion.

Ora 15:38
Protesta e 8 janarit/ Administratori i PD: Do të marrim çdo masë shtesë sigurie të nevojshme! Tentativat për të dhunuar partinë do marrin përgjigje ligjore

1641912029_protestaepd2191080x720.jpeg

Dyert e blinduara duket se nuk do të jenë të vetmet masa që do të marrë selia e PD-së! Administratori i selisë së PD, Albert Avdyli ka bërë me disa se PD-ja do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme, e ndërsa ka paralajmëruar se çdo tentativë e tyre për të sulmuar apo dhunuar partinë do të marrë përgjigje ligjore.

"8 janari ishte një ditë e keqe për demokratët! Më 8 janar një skenar dhune i parapërgatitur u zbatua ndaj Partisë Demokratike, duke rrezikuar jetën e dhjetëra demokratëve brenda dhe jashtë selisë. Jo vetëm që urdhëruesit, organizuesit dhe ekzekutorët nuk u distancuan nga dhuna, por rinisën në mënyrë të papërgjegjshme thirrjet për më shumë dhunë dhe për gjak.

 PD nuk mundet kurrë të shndërrohet në arenën e përplasjes mes demokratëve. PD është distancuar dhe distancohet nga dhuna. Për ne, asgjë nuk vlen më shumë se jeta e qytetarëve, jeta e demokratëve, që më 8 janar u perdorën si mish per top nga njeriu që i kanë shërbyer në 30 vite. Të zëvendësosh 44 mijë “anëtarë” të pretenduar partie, me 44 mijë copa betoni, gurë dhe hekura që hidhen mbi kokat e demokratëve që janë brenda selisë, është tentativë për t’iu imponuar shumicës me dhunë dhe mashtrime.

 E dhimbshme ta them, por pas tentativës për të vrarë demokratët, Sali Berisha dhe çdokush tjetër që zbatoi apo frymëzoi dhunën ndaj PD dhe demokratëve, kanë ndërprerë çdo marrëdhënie me partinë dhe institucionin. Çdo tentativë e tyre për të sulmuar apo dhunuar Partinë Demokratike do të marrë përgjigje ligjore.

 Tentativat e tyre për dhunë dhe gjak do të dështojnë, sepse, siç u vërtetua më 8 janar, dhuna dhe gjuha e dhunës është e shkuara dhe jo e ardhmja e kësaj partie. PD do të njoftojë zyrtarisht institucionet ligjzbatuese të vendit dhe partnerët nderkombëtarë për listën e plotë të atyre që organizuan, nxitën, përgatitën dhe ekzekutuan dhunën mbi demokratët, të cilët nuk i lidh më asgjë me selinë e PD dhe me demokratët.

 Pas dhunes se 8 janarit dhe përpjekjeve të vazhduara për të dhunuar dhe dëmtuar selinë e PD, të cilat kanë edhe kosto financiare, PD do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme. PD është e hapur vetëm për debate, diskutime dhe mendim ndryshe, jo për akte dhune që tentojnë të zëvendësojnë shumicën legjitime të demokratëve", thuhet në njoftim.

Ora 15:27
Kryesia e përjashtoi nga PD, Spaho: Vendimi i pavlefshëm, ‘Foltorja’ është opozita e vërtetë! Basha sulmoi demokratët me plumba gome

Deputeti Edmond Spaho e cilëson të pavlefshëm vendimin për përjashtimin nga PD pasi sipas tij kryesia e PD është e shkarkuar nga demokratët në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“ Vendimi i pavlefshëm, ajo kryesi nuk ekziston, nuk ka pas ekzistuar as në statusin e miratuar në korrik. Së dyti në kuvendin e 11 dhjetorit delegatët kanë shkarkuar kryesinë dhe Bashën. Shkarkimi i Bashës nga 44 mijë anëtarë. Këta (anëtarët) të shkarkojnë! Synimi i masave të djeshme është largohet vëmendja nga problemi kryesor, se Basha më 8 janar sulmoi demokratët me plumba gome dhe shkopa bejsbolli. Në sinkron me Ramen, Basha hodhi gaz lotsjellës. Të gjitha këto vërtetojnë bashkëpunimin e tyre, opozita e vërtetë është ajo që ka dalë nga foltorja”, tha Spaho.

Ora 14:28
Drejtuesja e zyrës juridike në PD: Nuk jam ndjerë kurrë e kërcënuar në jetë si në 8 janar, distancohemi nga dhuna

Drejtuesja e zyrës juridike në PD, Marinela Ziu në emër të partisë është distancuar nga dhuna që u ushtrua në selinë blu. Teksa rrëfen se nuk është ndjerë kurrë më e kërcënuar se në 8 janar, Ziu shprehet se  ajo banda kriminale që thyen e shkatërruan nuk kanë lidhje me demokratët.

“Prej 9 vitesh drejtoj zyrën juridike në Departmantin Anti-Korrupsion në Partinë Demokratike. Mesditën e 8 janarit nuk kam për ta harruar kurrë, atë urrejtje të një grupi njerëzish që silleshin si bandë kriminale që nuk ka asnjë lidhje me demokratët dhe që ulërinin duke kërkuar vdekjen e vajzave, grave, djemve dhe burrave që ishin në krye të detyrës në selinë e partisë. Në jetë nuk jam ndierë kurrë e kërcënuar apo e frikësuar, fatkeqësisht u ndjeva ashtu në selinë e shtëpisë sonë të përbashkët. 8 janari shënon distancimin total të Partisë Demokratike nga dhuna si një mjet politik brenda vetes edhe me kundërshtarin sepse forca jonë është fjala, forca jonë janë idetë”, shprehet ajo.

Ora 13:44
Fitim Zekthi: Lëvizja ilegjitime e Berishës më 8 janar, për të delegjitimuar PD

Anëtari i Kryesisë së PD, Fitim Zekthi ka dënuar fort dhunën e ushtruar nga njerëzit që mblodhi Sali Berisha në protestën e 8 janarit në selinë blu. Zekthi shkruan se kjo dhunë ishte parashikuar nga Berisha që nga Foltoret e tij dhe se më 8 janar shfaqi hapur lëvizjen e tij ilegjitime  me shpresën se mund të deligjitimonte institucionin e Partisë Demokratike. Lëvizjen e Berishës, Zekthi e  quan agresive dhe jo demokratike që shkaktoi dhimbje për demokratët me pamjet e krijuara.

“Ajo që ndodhi në 8 janar është thjesht kulmim logjik i një lëvizjeje ilegjitimiste të nisur që në shtator. Lëvizja e z Berisha u përpoq të deligjitimoje institucionet e PD, kryetarin e saj, kryesine, Këshillin kombëtar dhe u shpreh se do bënte revolucion. Institucionet u quajtën peng, të shitura, të paligjshme. Paralelisht në mënyrë jo transparente, totalisht absurde u mblidhen të ashtuquajturat firma për kuvend kombëtar. E gjitha kjo duhej për mbulese të paligjshmërisë dhe për justifikim të mbërritjes tek 8 janari. Z Berisha lëvizjen e tij e zhvilloi në parapolitike, ai doli nga politika, doli nga ndjekja e rregullave dhe e normave të te drejtës. Foltorja ishte fondamentaliste në gjuhe dhe veprime sepse pretendonte se zotëronte të vërtetën supreme. Ajo nuk lejonte dhe nuk lejon një kuptim tjetër mbi gjerat, mbi statutin, mbi të vërtetën. Foltorja konstruktoi me ane të mediave, me ane të propagandës, me ane gjuhës lincuese, me ane të agresivitetit dhe akuzave hiperbolike, në ane të konspiracionit një realitet sikur ajo është shumice. Me këtë kërkonte vetëm justifikimin për të shkuar tek 8 janari. Vetëm lëvizje për demokratizim apo hapje nuk është. Kjo lloj lëvizjeje, këto lloj lëvizjesh gjate gjithë historisë përfundojnë ose në grusht shteti ose në revolucion. Ishte një ngjarje dramatike, një dhimbje pa mbarim për shqiptaret dhe demokratet. Ata që e bene dhe ideuan nuk kane asnjë lidhje me vlerat konservatore, ata nuk udhëhiqen nga dashuria për vendin, nga respekti për jetën e njerëzve. Konservatoret janë njerëz të përmbajtur, janë njerëz që nuk mitizojne apo fetishizojne karrierën apo interesin politik, janë njerëz që udhëhiqen nga shikimi nga vetja, nuk duan asgjësime dhe nuk justifikojnë kurrë përdorimin e çdo mjeti për politike. Me ideatorët dhe organizatoret e 8 janarit  partine demokratike nuk e lidh asgjë. Ky moment duhet të shërbeje për ndarje nga sjellje dhe mendime fondanentaliste, për ndarje nga mendimi se e vërteta fundore zotërohet nga dikush dhe se në emër të saj mund të behet gjithçka edhe dhune. Ne, kryesia, kryetari duhet të nderojmë një PD të djathte, konservatore që nuk bën asgjë pa patur në fokus Shqipërinë. Për PD është e mire vetëm ajo që është e mire për Shqipërinë. Nuk duhet kurrë të shohim çfarë na intereson ne, por çfarë i intereson vendit sepse vetëm ajo na që i duhet vendit është e mire edhe për PD. Shkurt duhet një parti me ide të djathta dhe njerëz që populli i sheh si bartës të sinqerte të këtyre ideve. Boll me lojëra të ulëta meskine”, shkruan Zekthi.

Ora 13:41
Salianji në mbledhjen e përjashtimit të Berishës: Godina nuk i legjitimon, dhuna mjet parapolitik

1631804339_salianji.jpg

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë së PD ku u përjashtoi nga partia Sali Berisha, është shprehur se ndarja nga dhuna duhet të jetë e qartë për këtë forcë politike.

"Dhuna është e papranueshme dhe duhet të distancohet çdo përfaqësues i Partise Demokratike, kriteri për përjashtim duhet të jetë ky kufi, ndarja me dhunën dhe mjete parapolitike! Ky diferencim duhet të jetë edhe për të mos përjashtuar në bllok, duhet të japim mundësinë e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesëmarrësve që mund të jene aty dhe jam i bindur që janë aty për shkak të zhgënjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 Prill!  Nxitja për dhunë dhe përkrahja e dhunës duhet të jetë kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën, nëse ka kolegë që pranojnë rriskimin e jetës dhe eliminimin fizik të drejtuesve të degëve, të Këshillit Kombëtar, deputetëve kjo është vijë ndarëse dhe këtu nuk i kemi përjashtuar në por ata!

Gabimet e së shkuarës nuk duhet të përsëriten dhe PDSH duhet të jetë force që udhëheq dhe tërheq pjesën e shoqërisë që përditë e më shumë po zhgënjehet nga politika, ju duhet të bëni diferencën me gjithçka që keni bërë gabim në 8 vitet e bashkëdrejtimit të perceptuar. Personalisht isha dhe jam për mosvendosjen as të hekurave, as të betejës për godinë, nuk e marrin dot godinën dhe as marrin dot legjitimitet prej saj sado rrotull të vijnë, ashtu siç hyjnë dalin sepse ligji është kufiri dhe jo sjellja tribale dhe as zaptimi! Dalja në terren dhe kontakti me demokratët duhet të ishte i shpeshtë në këto muaj, madje dhe zëvendësimi i kujtdo që nuk ka më peshë elektorale ose është i papranueshëm për demokratët apo qytetarët në zonat që mbulojnë, në kemi tentuar të imponojmë politikanë të diskredituar që populli i ka refuzuar me votë disa herë! Merita duhet të kthehet në themel të kësaj force", ka thënë ndër të tjera Salianji.

Ora 13:17
Grida Duma: Me dhunën dhe terrorin e 8 janarit, Berisha tregoi se është ai i vitit ’97

1641904138_page.jpg

Sali Berisha me dhunën e terrorin e 8 janarit tregoi se është ai i vitit ’97. Qëndrimi i fortë është mbajtur nga deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në mbledhjen e kryesisë mbrëmë në selinë blu. Duma ka kërkuar gjithashtu që PD të dalë tashmë në terren dhe të japë një ofertë të re për shqiptarët.

Fjala e Grida Dumës

Kryetar, marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi. Ne marrim vendime me vonesë. Pas 9 shtatorit, kur u mor vendimi mbi non gratën, çdo ditë ju kam thënë e kërkuar të qartësosh njerëzit e demokratët për si dhe pse u mor ky vendim. Nuk do ishim këtu sot nëse do kishim qartësuar njerëzit për 4 muaj dhe do i kishim marrë këto vendime më parë.

Berisha u la të forcohej, dhe u forcua sepse nuk vepruam. Por fatmirësisht dhe për shkak të Zotit, e jo të veprimeve tona, ai në datën 8 janar pas dhunës vandale dhe terrorit, që mund të kishte sakrifikuar jetë njerëzish, gaboi vetë dhe i tregoi shqiptarëve që kishte mbetur ai i ‘97, pa asnjë reflektim.

Sot mendoj që gjërat duhen thënë hapur. Po, ne jemi kompleksuar!! Kompleks kudo, veprojmë vonë, marrim vendime vonë, jemi të vonuar të flasim troç me njerëzit, e lëmë kundërshtarin të ecë një hap përpara.

Sa i përket godinës, nuk mundemi ne ta bëjmë betejën për godinën si luftë guerile. Asnjë kompleks nuk mund të kesh të kërkosh policinë të veprojë. Si mundet ne të pretendojmë që do mbrohet godina e partisë me hekura blinda dhe hunj dhe të kompleksohemi që të veprojnë institucionet. Po duhet të veprojë policia dhe sepse ndërhyri policia u evitua gjakderdhje, t’i themi gjërat siç janë. Për pak minuta mund të kishte gjak, dhe gjakun po presin disa dhe ne e dimë mirë.

Por institucioni mbrohet me institucion dhe jo trupa njerëzish që bëhen theror. Unë nuk mbroj dot hekurat e blindimit, dhe nëse është çështja për një zyrë të vogël që përdor aty poshtë, çdo demokrat të vijë ta përdorë si të vetën përditë.

Godina e PD duhet të ç’mitizohet. Le të hapet godina dhe për simbolikë të mbrohet zyra juaj, si institucioni i kryetarit. Duhet të bëjmë opozitë e politikë, jo guerile për të mbrojt godinën. Sic e patë nuk hyri njeri brenda të nesërmen kur e kishin të shkatërruar të thyer, as guxuan të hyjnë e të merrnin zyrën kur vinin e bënin shoë tek shkallët disa herë. S’mund të na mbajë peng me këto komplekse askush!

Pas asaj që ndodhi duhet të shkojmë në terren para demokratëve me urgjencë dhe me një ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti. Nëse është e nevojshme duhen ripozicionuar njerëzit, e kush ka bërë betejë të jetë në krye të punëve dhe të ndjekim vetëm meritën e njerëzve jo më thjeshtë procedurat. Partia s’mund të jetë më me gjuhë monokolor, duhet t’i flasë të zhgënjyerve, duhet të bëjë kritike reale me veten dhe t’i japë vendin më të sakrifikuarve e t’i njohë meritën atyre që i duhen partisë. Thënë kjo na duhet një ofertë e re e madhe dhe me të gjitha ngjyrat pa asnjë kompleks. Ngritja do fillojë nga këtu, njerëzit nuk kanë çfarë na japin më na i kanë dhënë të gjitha, jemi ne që duhet të ofrojmë.

Ora 13:10
'Pse, akoma se paskemi përjashtuar Berishën ne'? Çfarë tha kryetarja e Këshilli Kombëtar të PD në mbledhjen e djeshme

Në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, gjatë diskutimit me dyer të mbyllura, është raportuar se 'e çuditur' është shprehur kryetarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Arta Sakja.  Ajo ka theksuar se vendimi i përjashtimit të Sali Berishës ishte i vonuar.

 “Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë? Mësohet të këtë thënë Arta Sakja.

Ora 12:24
Përjashtimet dhe pezullimet, Grupit Parlamentar të PD i mbeten 42 deputetë! Berisha me grup të tijin bashkë më 9 deputetë?

1641492577_Berishabasha750x375.jpg

Në zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit të kaluar Partia Demokratike, si forcë politike pa aleatët mori 52 deputetë. Pas nisjes së luftës së brendshme që nisi me pezullimin e Sali Berishës më 9 shtator dhe vendimit të mbrëmshëm të Kryesisë së PD që përjashtoi apo pezulloi edhe 9 të tjerë (u përjashtuan 4 deputetë, bashkë me Berishën, ndërsa 6 u pezulluan) tashmë në grupin parlamentar të Lulzim Bashës kanë mbetur aktualisht 42 deputetë. Sali Berisha tashmë ka marrë 'dritën jeshile' për të pasur grupin e tij parlamentar me 10 deputetë ndërkohë që ka të tjerë që edhe pse janë shprehur pro Berishës, Kryesia e Partisë Demokratike i ka falur dje si Sorina Koti, Isuf Çela, Bujar Leskaj dhe Luçiano Boçi.

Si ishte para vendimit të mbrëmshëm të kryesisë Grupi Parlamentar i PD:

1. Agron Gjekmarkaj; 2. Agron Shehaj;  3. Albana Vokshi; 4. Alfred Rushaj; 5. Andia Ulliri; 6. Arbi Agalliu; 7. Belind Këlliçi; 8. Bledjon Nallbati; 9. Bujar Leskaj; 10. Dashnor Sula; 11. Dhurata Tyli (Çupi); 12. Edi Paloka; 13. Edmond Spaho; 14. Elda Hoti; 15. Emilja Koliqi; 16. Enkelejd Alibeaj; 17. Eralda Bano (Tase); 18. Ervin Salianji; 19. Fation Veizaj; 20. Ferdinant Xhaferaj; 21. Flamur Hoxha; 22. Flamur Noka; 23. Flutura Açka; 24. Gazment Bardhi; 25. Greta Bardeli; 26. Grida Duma; 27. Helidon Bushati; 28. Ilda Dhori; 29. Ina Zhupa; 30. Isuf Çelaj; 31. Jorida Tabaku; 32. Kasëm Mahmutaj; 33. Kastriot Piroli; 34. Kreshnik Çollaku; 35. Lefter Gështenja; 36. Lindita Metaliaj;  37. Luan Baçi; 38. Luçiano Boçi; 39. Lulzim Basha; 40. Merita Bakiu; 41. Oerd Bylykbashi; 42. Orjola Pampuri; 43. Ramadan Likaj; 44. Saimir Korreshi; 45. Seladin Jakupllari; 46. Sorina Koti; 47. Tomor Alizoti; 48. Tritan Shehu; 49. Xhelal Mziu; 50. Zef Hila; 51. Zheni Gjergji.

Deputetët e përjashtuar ose pezulluar mbrëmë përveç Sali Berishës (i cili u pezullua që më 9 shtator)

1. Flamur Noka; 2. Edmond Spaho; 3. Albana Vokshi; 4. Agron Shehaj; 5. Belind Këlliçi; 6. Edi Paloka; 7. Oerd Bylykbashi; 8. Tritan Shehu; 9. Luan Baci

Ora 11:32
Përjashtimi i Berishës nga PD, reagon LSI: Laraskat përjashtojnë shqiponjën

Pas prishjes së marrëdhënieve me PD zyrtare, Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur hapur mbështetjen për Sali Berishën. Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, në një reagim pasi Kryesia e PD e përjashtoi Berishën, e quajti këtë të fundit 'shqiponjë', ndërsa kryedemokratin Lulzim Basha 'laraskë'

"Ha ha ha laraskat përjashtojnë shqiponjën!", shkruan ai.

Një ditë më parë ishte Presidenti Ilir Meta i cili po ashtu doli në krah të Berishës, teksa akuzoi Bashën si përgjegjës për dhunën në PD gjatë protestës së 8 janarit.

Ora 10:08
Basha i la një shans të fundit duke mos e përjashtuar, reagon Këlliçi: Blindoi humbjen në PD nga xhelozia se s'u bë dot lider! Çudi që s’ka ende të internuar

1636801527_belindkellici.jpg

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Kryesisë për pezullimin e tij nga PD. Me një postim në Facebook, Këlliçi nuk kursen sulmet e ironinë ndaj Bashës, teksa shkruan 'çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar'. Këlliçi akuzon Bashën edhe një herë se bashkëpunon me Ramën, teksa shton se ai ka zgjedhur 'demokratët e bazës dhe ata të sakrificave'

"Ish kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij. Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar!  Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin. Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!", shkruan Këlliçi.

Ora 09:33
Rikonstruksioni pas protestës së dhunshme, PD 'mbrohet' sërish me dyer të blinduara

Selia e Partisë Demokratike më 8 janar u kthye në një skenë krimi lidhur me dhunën që u ushtruar në protestë. Një ditë më pas PD nisi rikonstruksionin e godinës duke rregulluar dyert e shqyera dhe xhamat e thyer.

Ajo që bie në sy është se PD ka vendosur sërish dyer të blinduara. Kjo edhe për faktin se Sali Berisha paralajmëroi se protestat në selinë blu do të vijojnë me të gjitha mjetet deri në marrjen e godinës së PD.

Në protestën e 8 janarit u desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë protestuesit pasi PD deklaroi se po rrezikohej jeta e demokratëve dhe deputetëve brenda selisë blu.

1641889638_dera.jpeg

1641908412_PORTA2.jpeg

Ora 09:29
Mbledhja për përjashtimin e Berishës, Basha 'u mblodhi' celularët anëtarëve të Kryesisë

1601714649_partiademokratike1.jpg

Mbledhja e djeshme maratonë e Kryesisë së Partisë Demokratike që mori një prej vendimeve më të forta në historinë e saj, përjashtimin e Berishës, u zhvillua në një fshehtësi të plotë.

Report Tv ka mësuar se të gjithë të pranishmit kanë qenë të distancuar nga celularët e tyre, duke bërë që kjo të jetë një ndër të paktat mbledhje ku nuk rrodhi asnjë informacion për mediat.

Ora 09:21
Vokshi reagon pas vendimit të Kryesisë së PD: Nuk më përjashtojnë dot ata që s'kanë lidhje me partinë

1639827638_AlbanaVokshi.jpg

Albana Vokshi ka reaguar pas përjashtimit të saj përgjithmonë nga Partia Demokratike. Vokshi kundërshton vendimin e Kryesisë, teksa thotë se nuk mund ta përjashtojnë dot nga PD ata që nuk kanë lidhje me partinë. Ajo akuzon Bashën se e do partinë me çdo kusht vetëm për pasurimin e tij personal.

"Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë. I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare. Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022. Në demokraci sovrani vendos!", tha ajo.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 12/01/2022 07:03

    Basha jo vetem qe zhgenjeu dynjane por edhe e ka cuditur ne ate fare feje sa edhe gomari i baba Tasit pelliti nga barri! Na dha nje leksion te vertete demokracie: lidershipin e ben sipas porosise se spiuneve te huaj, partine e forcon duke e percare. Shkurt, 30 vite me vone ende Shqiperia eshte nen kapjen e neokomunizmit me dy subjekte njera nen udheheqjen e partise se qytetit dhe tjetra (pd) te fshatit. Se sa dhe si apo kur do kemi nje parti prej verteti, vetem zoti e di.

    Përgjigju
  • Iris: 12/01/2022 00:57

    Keshtu ndodh kur do /te vesh vetullat,por nxjerr syte/. Berisha pati nje mundesi qe akoma te ishte /pushteti pas fronit/,mjafton te mos ishte deputet.Mendoj qe Basha u tregua shume tolerant, vetem duke e nxjerre nga grupi i PD ne kuvend,por jo,Sala pasi iu lendua sedra,e humbi logjiken dhe tani i humbi te tera.Por mund t'a filloje nga /0/,perderisa PPK e filloi me /200 petrita komunista lule/ dhe ish-sekretari i PPSH mund t'a rifilloje me /29 petrita demokrate lule/!!

    Përgjigju
  • Berishisti: 11/01/2022 14:45

    Shyqyr me ne fund. Gjithe keto fytyra te neveritshme (jo detyrimisht ne kuptimin estetik) qe megjithe militantizmin tone ndaj PD, na vinte turp sa here qe i shihnim ne ekrane te dilnin ne emer te PD.

    Përgjigju
  • Paul: 11/01/2022 14:16

    Ike sali pisi ike,,me gjithe tespi e tosun bac...

    Përgjigju
    • Daku: 12/01/2022 10:42

      Basha ke bë një pastrim të pa parë

  • Genti: 11/01/2022 13:59

    Z Basha te lutem na e shkarko edhe Administratorin e pallatit tone ketu tek Komuna Parisit se ka 5 dite qe nuk na e rregullon ashensorin.

    Përgjigju
  • Mali: 11/01/2022 13:28

    Jooo Klevis Balliun joooo,,, o Lul duhet nje budalla ne parti per syrin e keq... prandaj rikethehe Balliun se do jua marri lsi..

    Përgjigju
    • Tirona: 11/01/2022 14:15

      Mos u merakos o Mali , e ka lon nje budalla pa perjashtuar , nuk ja di emrin, por e ka mbiemrin Hoxha nje kok tul qe na ka ca trapin kto dite neper disa emisione, mendoj qe Basha kete Hoxhen kok tulin, Ti lere vetem teseren e PD në xhep dhe mos ta largoje nga funksionet qe ka dhe ta “vari” si hajmali tek dera e PD per te vrare syrin e keq

  • KARABUSH KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 11/01/2022 12:43

    Albana Vokshi grua me fytyr burri të shëmtuar, kryehajdutja e partis wc pd. Kjo është një nga femrat më të pështira të ksaj partie që e tregoi qartasi në syt e opinjonit publik se çfar partie është e se çfar vlerash ka kjo parti.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 11/01/2022 12:31

    Epo tet perjashtoj K.... Arta Sakja dhe ajo pastrusja traktoristja Geci esht fundi i botes

    Përgjigju
  • F-35: 11/01/2022 12:06

    Corbe qensh, VK!

    Përgjigju
  • Gradishta: 11/01/2022 09:54

    Salehu dhe Luli nga 8 janari janë kufoma të pa Kalkuta në dhe,ata kurrsesi nuk mund të ringrejnë pd-në,antarë dhe simpatizantë të pd-së Kallni ata nën dhe e ringrini pd-në,çdo ringritje me t'a është krim dhe vetvrasje kombëtare jo më asgjesim total i opozitës,zgjohuni e distancohuni nga kjo fatkeqsi kombëtare.

    Përgjigju
  • Shoku: 11/01/2022 08:52

    Filloi lufta klasave Lul Brava i hoqi te gjithe armiqte, tani Rama eshte rehat deri 2030.

    Përgjigju
  • Mala: 11/01/2022 08:47

    Keta eshte mekat qe ish in se, shummire qe i keni larguar,ketyre duhet sht uar edhe Bashen bashke me disa rreth tij qe te past rohet dhe te shpeton PD nga keqperdoruesit,kri minelet dhe te pavleret.Ne te kunderten Berisha po i shpallle "heroj Çekiqi,Heroj Qyskija,Heroj Shkalla,Heroj guri,Heroj Mollotive e Heroj te shumet te dhune se pergjithshme.Po keshstu do ti shpall heroj rezistence e barikadimi edhe Basha poaq sa edhe Berisha.

    Përgjigju
  • LALA: 11/01/2022 08:30

    Në hale të gomares të shkojnë, por jan shumë pak. PD-ja duhet shkrirë dhe duhet të ringrihet nga e para. Tani jo më me agjent të UDB-së sërbe e asfalisë greke të emruar nga kryeagjentët Alia e Berisha, por me nipërit e njërëzve të vuajtur. Qofshin këta komunistë të ndershëm, ballistë të ndershëm, dhe jo nga pinjollët e kriminelëve të luftës e rrufjanët e kumunizmit.

    Përgjigju
    • Turi: 11/01/2022 08:52

      Fiks fare e ke thon

  • vlonjati: 11/01/2022 08:17

    E kush jua dha ju te drejten e perjashtimit kur ju vete jeni minorance dhe e mbani ate seli nga ndihma dhe fuqia e Rames me policine e tij.

    Përgjigju
    • Deni: 11/01/2022 13:36

      Selia eshte prone publike vella i dashur,njerezit ikin e vijne,selia ngelet. Perderisa eshte prone publike,pasyshim qe do te mbrohet nga policia,edhe rendi gjithashtu. Ne cdo levizje keqdashese policia duhet te jete aty pa piken e dyshimit. Shum mire qe perjashtoi Berrushin,tani,ngadale te perjashto je veten e te tjeret qe te kemi nje opozite te re,dhe jo PD KOMUNISTE…jemi te lodhur me gjakderdhjen e intrigat e sharlataneve e shkerdhatave tone polidinake… pershendetje

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës