Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e parë në sallën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka zgjedhur si kryetar Gent Ibrahimin dhe si zëvendës kryetar Alfred Ballën. Gent Ibrahimi vjen si kandidaturë nga bota akademike dhe nga pesë të zgjedhurit jo magjistratë, ndërsa Alfred Balla është përzgjedhur nga pesë anëtarët e votuar nga Shoqëria Civile.
Mbledhja u drejtua nga juristja më e vjetër Nurihan Seiti dhe e pranishme ka qenë edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku. Krahas zgjedhjes së kryetarit dhe zëvendës kryetarit, tanimë pritet të miratohet vendimi deklarues me datën e krijimit të Këshillit dhe të hidhet shorti për përcaktimin e anëtarëve jo prokurorë që do të shërbejnë në një mandat 3-vjecar.
Më 11 dhjetor, u përcaktuan 6 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët janë: Besnik Cani, Gent Osmani, Antoneta Sevdari, Kosta Beluri, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi.
Pas numërimit të 297 votave të prokurorëve shqiptarë, prokurorët më të votuar nga rrethet rezultuan Besnik Cani, Gent Osmani dhe Atoneta Sevdari. Ndërsa dy prokurorët e Apelit, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi u zgjodhën automatikisht për shkak se kishte vetëm dy vende të lira, për dy kandidatë (Lexo këtu). Gjashtë anëtarët e sipërpërmendur iu bashkuan 5 anëtarëve të përzgjedhur më parë nga Shoqëria Civile, duke i hapur rrugë kështu konstituimit të institucionit më të ri të drejtësisë
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.3%
-
Korrupsion
84.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 253
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Largoi prokuroren nga hetimi pa pëlqimin e saj, KLP rrëzon vendimin e kreut të Prokurorisë së Sarandës
16 Gusht, 17:37
-
2 prokurorë të rinj për SPAK! KLP “ok” Jellës dhe Maksutit, Tavani u skualifikua! Shkresë KLP: Dua proces të rregullt
31 Korrik, 15:12
-
KLP, betohen 23 prokurorë të rinj, nisin punën në prokuroritë e rretheve (EMRAT)
29 Korrik, 13:23
-
Vettingu ‘zbraz’ Prokurorinë e Elbasanit, 6 hetues nga 20! Dhoma e Avokatisë: Të merren masa
21 Korrik, 14:41
-
Shorti i tretë përzgjedh anëtarët e KLGJ dhe KLP nga avokatia (EMRAT)
16 Korrik, 15:11
-
‘Drejtësia’ nesër në Kuvend! Altin Dumani para deputetëve prezanton raportin e SPAK
14 Korrik, 11:56
-
Raundi i dytë, hidhet shorti për të përzgjedhur kandidatët për anëtarë të KLGJ dhe KLP (EMRAT)
3 Korrik, 18:19
-
Kuvend, rrëzon listat e kandidatëve për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së
27 Qershor, 19:09
-
Dështon dakordësia! Kuvendi short për vakancat e KLGJ e KLP nga radhët e avokatisë! Kandidatëve u duhen 84 vota
13 Qershor, 17:42
-
Me votë unanime, Mirela Bogdani e vetme në garë zgjidhet drejtuese e KLP! Ja prioritetet
7 Qershor, 09:30
-
Alfred Balla iku, KLP mblidhet nesër për të zgjedhur kryetarin
6 Qershor, 17:37
-
Shkarkimi i kreut të KLP ‘ndez’ debat politik! Bardhi: Bashkëshorti i Felajt, i vetmi prokuror pa vetting!
5 Qershor, 16:49
Lajm i shkelqyer. Uroj pune te frytshme,sipas pritmerive te kahershme te Popullit Shqiptar ,te KLP-se se re dhe Kryesise se saj.
Përgjigju