Emërimi i kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, përcaktimi i Fondit të Ekselencës për studentët e shkëlqyer, hapja e konsullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, miratimi i planit kombëtar për Integrimin europian 2020-2022, heqja e vizave me Bjellorusinë ishin disa nga vendimet që u morën gjatë mbledhjes së qeverisë zhvilluar më 19 shkurt. Ervin Metani u emëruar në krye të AMF-së duke zëvendësuar kështu në këtë post Ervin Koçin, të cilit i mbaroi mandati. Ai më herët ka qenë mbante postin e zëvendësministrit të Financave.
Gjithashtu Këshilli i Ministrave miratoi sot planin kombëtar për integrimin europian për vitet 2020-2022 dhe institucioni që u ngarkua të monitorojë zbatimin e këtij plani është Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila do të raportojë çdo tre muaj në mbledhjet e qeverisë.
Një lajm i mirë u morë edhe për studentët e shkëlqyer dhe nëpunësit civil, për të cilët u miratua fondi i ekselencës. Disa nga kriteret për të përfituar bursën ishin edhe që studimet të kryhen në një nga universitetet më të mira në botë dhe nota mesatare duhet të jetë mbi 9.
Ndërsa nga sot e në vazhdim, shqiptarët do të lëvizin lirshëm pa viza me Bjellorusinë. Në lidhje me forcimin e marrëdhënieve dy palëshe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, u vendos hapej e konsullatës shqiptare në Strugë dhe shpenzimet për hapjen e saj do të përballohet nga buxheti i vitit 2020.
Në lidhje me kreun e INSTAT, Këshilli i Ministrave ka vendosur 3 kandidatura me propozim të Kuvendit, ndërsa është akorduar edhe buxheti për autoritetin e komunikimeve elektronike dhe postare, për vitin 2020. Fondi i AKEP për vitin 2020 do të jetë 384 760 000 (treqind e tetëdhjetë e katër milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë.
Këshilli i Ministrave ka miratuar mbështetjen monetaret përmes bursave për studentët dhe nëpunësit civilë të shkëlqyer përmes fondit të ekselencës. Për të kryer studimet në një nga universitetet më të mira në botë, me ndihmën e qeverisë shqiptare janë përcaktuar kategoritë dhe kriteret që duhet të plotësojnë studentët dhe nëpunësit civil për të përfituar nga fondi i ekselencës. Fillimisht studentët duhet të jenë pranuar në njërin prej universiteteve më të mira ndërkombëtare duke iu referuar renditjes botërore nga “Timer higher education” dhe nota mesatare duhet të jetë mbi 9 për shkencat natyrore dhe teknike, dhe mbi 9.5 për shkencat ekonomike e shoqërore. Kriter për përfitimit të bursës nga shteti shqiptar është dhe që studentët të pranojnë të kthehen dhe të punojnë në institucionet e administratës buxhetore shtetërore dhe institucionet e pavarura publike në Shqipëri, për së paku 2 (dy) vjet, pas përfundimit të studimeve të doktoratës në fushën e studimeve të kryera. Për zbatimin e këtij vendimi do të merret Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer dhe të nëpunësve civilë (fondi i ekselencës)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 4, dhe 112, pika 4, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
v e n d o s i:
1. Financimin nga buxheti i shtetit, brenda fondeve buxhetore të miratuara për vitin përkatës për Fondin e Ekselencës, dhe nga donacione ose të ardhura të tjera, nga burime të ligjshme, për mbështetjen financiare të studentëve shqiptarë të shkëlqyer, i cili përdoret nga ministria përgjegjëse për arsimin për bursa për:
a) studentët, të cilët ndjekin studimet e ciklit të dytë apo të tretë jashtë vendit, në universitetet më të mira të botës;
b) nëpunësit civilë, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
2. Nga fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përfitojnë mbështetje financiare kandidatët që plotësojnë kriteret, si më poshtë vijon:
a) Studentët, që ndjekin jashtë vendit programe studimi të ciklit të dytë kur:
i. janë shtetas shqiptarë;
ii. kanë përfunduar studimet e ciklit të parë me notë mesatare mbi 9, për shkencat natyrore dhe teknike, dhe mbi 9.5 për shkencat ekonomike e shoqërore;
iii. janë pranuar në njërin nga 15 universitetet më të mira të botës, sipas renditjes së përgjithshme për vitin përkatës të aplikimit dhe/ose asaj specifike, sipas fushave, nga “Times Higher Education” – Renditja botërore e universiteteve, për të ndjekur një program studimi të ciklit të dytë;
iv. pranojnë të punojnë në institucionet e administratës buxhetore shtetërore dhe institucionet e pavarura publike në Shqipëri, për së paku 2 (dy) vjet, pas përfundimit të studimeve dhe diplomimit në ciklin përkatës të studimeve, për të cilin përfitojnë bursën;
v. nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar.
b) Studentët, të cilët ndjekin studimet e plota të doktoratës, pasi kanë përfunduar ciklin e parë e të dytë të studimeve universitare, kur:
i. janë shtetas shqiptarë;
ii. janë pranuar në njërin nga 15 universitetet më të mira të botës në shkencat shoqërore dhe ekonomike ose në njërin nga 50 universitetet më të mira të botës në shkenca natyrore e teknike, sipas renditjes së fundit të përgjithshme dhe/ose asaj specifike, sipas fushave, të “Times Higher Education” – Renditja botërore e universiteteve, ose janë pranuar në njërin prej universiteteve të mirënjohura ndërkombëtare për studime në albanologji;
iii. nuk përfitojnë financim apo shpërblim të plotë ose bursë të plotë për punën kërkimore apo mësimore që bëjnë gjatë këtyre studimeve në universitetin pritës, në vlerë më të madhe se ajo e parashikuar për financim nga Fondi i Ekselencës;
iv. pranojnë të kthehen dhe të punojnë në institucionet e administratës buxhetore shtetërore dhe institucionet e pavarura publike në Shqipëri, për së paku 2 (dy) vjet, pas përfundimit të studimeve të doktoratës në fushën e studimeve të kryera;
v. nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar.
c) Nëpunësit civilë, të cilët ndjekin jashtë vendit një program 1-vjeçar, “Master” të ciklit të dytë apo të tretë, kur:
i. janë shtetas shqiptarë;
ii. janë pranuar në njërin nga 300 universitetet më të mira të botës, sipas renditjes së fundit të përgjithshme ose në njërin nga 100 universitetet më të mira të botës, sipas fushave, nga “Times Higher Education” – Renditja botërore e universiteteve, në vitin më të fundit, për të ndjekur në ciklin e dytë apo të tretë të studimit një program “Master” me kohëzgjatje 1-vjeçare në fushat: politika publike, administrim publik, politika ekonomike, politika arsimore, politika shëndetësore, urbanistikë dhe zhvillim urban, menaxhim i financave publike, e drejtë administrative/publike dhe studime evropiane;
iii. pranojnë që pas përfundimit të studimeve të kthehen dhe të punojnë për së paku 2 (dy) vjet, pas përfundimit të studimeve, në institucionin e mëparshëm;
iv. kanë marrë aprovimin e titullarit të institucionit ku punojnë për kryerjen e studimeve jashtë vendit dhe aplikimin për përfitimin financiar nga Fondi i Ekselencës;
v. nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar.
3. Për kandidatin që plotëson kriteret e njërës prej kategorive të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, në rastet kur përfiton një financim të pjesshëm nga universiteti pritës apo nga donatorë të tjerë, financimi nga Fondi i Ekselencës do të bëhet për diferencën e vlerës, deri në vlerën maksimale të parashikuar nga universiteti pritës, për vitin akademik, për shpenzime si tarifa e regjistrimit dhe/ose shpenzime të tjera të jetesës e udhëtimit, në varësi të masës së fondit në dispozicion.
4. Përfituesi ka detyrimin për të kthyer masën e bursës së përfituar në rastet kur:
a) përjashtohet nga universiteti pritës;
b) ndërpret studimet, për të cilat është mbështetur financiarisht;
c) pas përfundimit të studimeve nuk është punësuar, sipas kushteve të parashikuara në këtë vendim;
ç) nuk ka përmbyllur apo përfunduar studimet në ciklin përkatës brenda 1 viti, pas përfundimit të afatit zyrtar të studimeve, me përjashtim të rasteve të sëmundjeve, të vërtetuara, të rasteve të fatkeqësive familjare apo kur parashikohet nga universiteti pritës.
5. Rregullat e hollësishme për afatet e aplikimit, të zbatimit të kritereve e procedurave, për përcaktimin e masës dhe të mënyrës së financimit si dhe për numrin e anëtarëve dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë komisioni, për secilën nga bursat e parashikuara në pikën 2, të këtij vendimi, përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin, i cili miratohet brenda 30 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
6. Përzgjedhja e kandidateve kryhet para fillimit të vitit akademik, nga komisione përzgjedhëse të ngritura me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin. Komisioni përzgjedhës kryesohet nga ministri përgjegjës për arsimin ose nga personi i deleguar prej tij, në nivel zëvendësministri ose nëpunësi civil i nivelit të lartë drejtues. Kur Fondi i Ekselencës plotësohet edhe nga donacione, në komision ka të drejtë të marrë pjesë edhe një përfaqësues i donatorëve.
7. Studentët e ciklit të dytë, të cilët nuk i japin të gjitha provimet apo e përfundojnë vitin me notë mesatare më të ulët se nota 8 (vlerësimi ndërkombëtar, sistemi anglosakson B), nuk përfitojnë bursë për vitin e dytë.
8. Studentët e ciklit të tretë “Doktoratë”, të cilët nuk i shlyejnë të gjitha detyrimet akademike të vitit përkatës, për të cilin përfitojnë bursë, nuk mbështeten nga Fondi i Ekselencës për vitet në vijim.
9. Studentët e përcaktuar në pikat 7 e 8, të këtij vendimi, depozitojnë në ministrinë përgjegjëse për arsimin certifikatën/listën e notave dhe detyrimet e shlyera për vitin e parë të studimeve si dhe dokumentacionin justifikues financiar të shpenzimeve që mbulojnë vlerën e bursës së akorduar. Afatet për dorëzimin dhe shqyrtimin e aplikimeve për këta përfitues përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.
10. Përfituesi dërgon në ministrinë përgjegjëse për arsimin diplomën e studimeve, të financuara nga programi i Fondit të Ekselencës, dhe jetëshkrimin e tij, brenda 30 ditëve, nga marrja e diplomës nga universiteti përkatës.
11. Brenda 30 ditëve, pas diplomimit, deri në përmbushjen e detyrimit për punësim, përfituesit duhet të aplikojnë për çdo pozicion të lirë pune në institucionet e administratës buxhetore shtetërore dhe institucionet e pavarura publike. Në institucionet, në të cilat marrëdhëniet e punës rregullohen me Kodin e Punës, rekrutimi në pozicionet përkatëse i përfituesve të Fondit të Ekselencës kryhet me prioritet. Përfituesit e Fondit të Ekselencës punësohen nga Departamenti i Administratës Publike, në përputhje me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për punësimin e përkohshëm të studenteve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore, për gjithë kohëzgjatjen e detyrimit për punësim.
12. Studentët, të cilët kanë përfituar bursë dhe nuk kanë realizuar detyrimet e programit përkatës dhe/ose i ndërpresin ato, sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim dhe në aktmarrëveshjen e lidhur ndërmjet përfituesit dhe ministrisë përgjegjëse për arsimin, duhet t’i kthejnë ministrisë përgjegjëse për arsimin shumën e përfituar në formë burse nga Fondi i Ekselencës brenda 6 (gjashtë) muajve, nga dita e njoftimit. Në rast të moskthimit të shumës apo refuzimit nga ana e përfituesit brenda këtij afati, do të ndiqen procedurat ligjore për zgjidhjen e çështjes, sipas legjislacionit në fuqi.
13. Kandidatët e përcaktuar në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 2, të këtij vendimi, financohen për tarifën e studimit dhe shpenzimet e akomodimit e të ushqimit për kohëzgjatjen e vitit akademik.
14. Studentët doktorantë mbështeten financiarisht nga ky fond për shpenzimet e jetesës dhe sigurimet shëndetësore, në masë jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë në muaj. Këta studentë nuk mbështeten për tarifën e studimit. Në rastet kur studenti përfiton një financim tjetër nga universiteti pritës ose nga donatorë të tjerë, financimi nga Fondi i Ekselencës do të bëhet për diferencën e vlerës, deri në vlerën maksimale të parashikuar nga ky fond.
15. Me përjashtim të kategorisë “nëpunës civil”, për përfituesit e kategorive të tjera, të përcaktuara në këtë vendim, që angazhohen në projekte kërkimore në fushën përkatëse të diplomimit jashtë Republikës së Shqipërisë, shlyerja e detyrimit të punësimit në Shqipëri pezullohet për kohëzgjatjen e një projekti kërkimor, pasi të kenë marrë, më parë, miratimin nga ministria përgjegjëse për arsimin. Pas përfundimit të projektit kërkimor, përfituesi duhet të kthehet për t’u punësuar në Republikën e Shqipërisë, sipas afateve dhe përcaktimeve të pikës 11, të këtij vendimi.
16. Për studentët e shpallur fitues të Fondit të Ekselencës përpara datës 31.12.2019, zbatohen dispozitat e vendimit nr.483, datë 16.7.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer dhe të nëpunësve civilë të administratës shtetërore (Fondi i Ekselencës)”, dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tij, deri në përfundim të studimeve përkatëse.
17. Vendimi nr.483, datë 16.7.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer dhe të nëpunësve civilë të administratës shtetërore (Fondi i Ekselencës)”, shfuqizohet.
18. Ngarkohet Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Republika e Shqipërisë ka vendosur të hapë konsullatën e saj në Maqedoninë e Veriut. Vendimi i mor në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku u përcaktua hapja e saj në Strugë. Qeveria vendosi se shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor do të përballohet nga buxheti i vitit 2020.
Vendim për hapjen e konsullatës së përgjithshme të republikës së Shqipërisë në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut.
2. Shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Ervin Mete emërohet në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kjo u vendos në në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa Mete ka zëvendësuar Ervin Koçin, të cilit i mbaroi mandati. Ervin Mete më herët mbante postin e zëvendësministrit të Financave dhe është liruar nga detyra në 22 maj të 2017-ës.
Ervin Koçi, u emërua në krye të AMF-së më 6 prill 2017, pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi.
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës për anëtar të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të autoritetit
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së z.Ervin Mete për anëtar të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili do të mbajë funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Vendimi u mor ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë shqiptare. Në vendimin e qeverisë thuhet se ai do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.
Vendimi
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Këshilli i Ministrave ka vendosur 3 kandidatura me propozim të Kuvendit, që do të garojnë për kreu e Institutit të Statistikave. Në renditjen e miratuara nga qeveria janë Elsa Dhuli, Ledjon Shahini, Jola Kepi, të cilat do të votohen në Kuvend për të zgjedhur kreun e INSTAT.Ky institucion prej kohësh është nën drejtimin e përkohshëm të Elsa Dhulit, e cila është e para në listën e 3 kandidatëve, pas largimit të Delina Ibrahimajt në drejtimin e Drejtorisë së Tatimeve.
PROPOZIMIN KUVENDIT TË KANDIDATURAVE PËR T’U EMËRUAR NË POZICIONIN “DREJTOR I PËRGJITHSHËM I INSTITUTIT TË STATISTIKAVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2 e 3, të nenit 16, të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Propozimin Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” të kandidaturave të renditura, si më poshtë vijon:
1. Znj. Elsa Dhuli;
2. Z. Ledjon Shahini;
3. Znj. Jola Kepi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Këshilli i Ministrave ka akorduar ditën e sotme buxhetin për autoritetin e komunikimeve elektronike dhe postare, për vitin 2020. Fondi i AKEP për vitin 2020 do të jetë 384 760 000 (treqind e tetëdhjetë e katër milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë.
Vendim për miratimin e buxhetit për autoritetin e komunikimeve elektronike dhe postare, për vitin 2020
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 117, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
Vendosi
1. Miratimin e fondit të shpenzimeve të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për vitin 2020, për shumën 384 760 000 (treqind e tetëdhjetë e katër milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohet Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Këshilli i Ministrave miratoi sot planin kombëtar për integrimin europian për vitet 2020-2022. Institucioni që do të monitorojë zbatimin e këtij plani është Ministria për Europën dhe Punët e Jashmtme e cila do të raportojë çdo tre muaj në këshillin e Ministrave.
Vendim për miratimin e planit kombëtar për integrimin evropian 2020–2022
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2020–2022 (PKIE 2020–2022), sipas tekstit dhe anekseve që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ngarkohet të bashkërendojë dhe të monitorojë zbatimin e PKIE-së 2020–2022 me grupet ndërinstitucionale të punës (GNPIE), për çdo kapitull.
3. Ministritë dhe institucionet e tjera koordinuese të GNPIE-ve raportojnë çdo muaj pranë Kryeministrit dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për ecurinë e zbatimit të PKIE-së 2020–2022.
4. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ngarkohet të raportojë, çdo 3 (tre) muaj, në Këshillin e Ministrave, për ecurinë e zbatimit të PKIE-së 2020–2022.
5. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të monitorojë përfshirjen, nga ministritë dhe institucionet e tjera qendrore në programin buxhetor afatmesëm të nevojave financiare për zbatimin e përparësive afatshkurtra dhe afatmesme, të parashikuara në PKIE-në 2020–2022.
6. Legjislacioni i BE-së për masat afatmesme të planifikuara në PKIE-në 2020-2022 do t’i nënshtrohet procedurës të përkthimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
7. Vendimi nr.201, datë 10.4.2019, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, 2019–2021”, shfuqizohet.
8. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore në varësi të Këshillit të Ministrave, për të cilat në PKIE-në 2020–2022 janë përcaktuar detyra të veçanta, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Na vjen shume keq, qe presidenti i republikes, ka ndermare nje nisme tekeyille, qe vecse e njollos dhe e con ne kaus vendin tone. Ne vend qe te bej thirje qevris dhe gjithe shqiptareve, per eleminimin sa me parete pasojave te termetit, qe qytetaret e demtuar te futen sa meparene shtepit e reja, sidomos mbas sigurimit te fondeve nga donatoret e huaj, per te cilen merit te vecante ka Kryeministri Rama, sidhe te bej thirje per ralizimi e detyrave te Bundestagut me qellim hapjan e negocjatave ne muajin Mars, apo Maj ne Zagrep, ben thirje per revolucjon. Kjo sjellje te ben te mendosh se ashtu si Berisha, LUli, Monika e ata qe duhan te marin pushtetin me cdo kusht, u intersojne trazirat, tensjonet politike, mundesisht mendojne keto lloi mostrash, te rezohet me forcen e revolucjoniot popullor kjo qeveri. Ilir Meta, ka gat dy vjet qe ka veshur petkun e kryeopozitarit dhe ashtu si ata, kerkojne te sabotojne organet e drejtesis, qe te deshtoi kjo rreforme. U bejme thirje bashkeatdhetareve tane, te distancohen nga thirje te ketilla, te keti mamauthi dhe ti tregojne vendin drehtesia e re qe po formatohet. Me shkeljet qe ka bere dhe vazhdon te bej Ilir Meta, doti shpetoi gjukimit qe e pret, por qe te dale pa lagur, sic doli ne vidjon me ze e figure qe kerkonte 700 mije ERO me koorupsjon, pamvaresisht se drejtesia e degjeneruar dh e varur nga Berisha.
Përgjigju