Një mbrëmje e mbushur me shumë emocione dhe interpretime të prozës dhe poezisë së Kadaresë nga aktorët më në zë të Shqipërisë, Rajmonda Bulku, Luiza Xhuvani, Myzafer Zifla, Alert Çeloaliaj dhe Kristjan Koroveshi.

Gjergj Leka rikthehu motive të njohura të muzikës shqiptare me tekste të shkrimtarit. Kulmoi me “Në parkun që mbuluan fletët…” së bashku me studenten me kitarë, Delina Murati.

Kuarteti i harqeve udhëhequr nga Lorenc Radovani, solli esencën e muzikës shqiptare, ndër to edhe pjesë nga baleti “Delina” i Çesk Zadesë, ndërsa dy balerinët e rinj, Greta Toçila dhe Enri Nela interpretuan “Vallja shqiptare” të Kadaresë, me koreografi nga Keida Luga.

Mirënjohje studiueses Persida Asllani për qasjen edhe shkencore të mbrëmjes, përmes stacioneve simbolike në veprat më me peshë.

Ndërsa ekspozita dhe gjithçka tjetër e mbrëmjes, e që e solli Kadarenë përmes imazheve, u kurua mjeshtërisht nga Alban Kardashi.

Botuesi Bujar Hudhri dhe shkrimtari Ylljet Aliçka dhuruan për muzeun.

Hudhri i dhuroi Studios Kadare stilolapsin me të cilin kishte firmosur kontratën me Kadarenë 30 vite më parë.

Ndërsa në Sheshin Skënderbej, në hyrjen e Teatrit të Operas, erdhi Kadareja përmes përvojës impresive.

Shtëpia Studio Kadare dhe Bashkia Tiranë sapo i kanë nisur aktivitetet e 90-vjetorit të shkrimtarit.