ANGLI- Mbretëresha Elizabeth, 75-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në luftën e Dytë Botërore, e ka shfrytëzuar për të përçuar mesazhe mbi aktualitetin, në luftën ndaj COVID-19.
Në daljen e saj të dytë gjatë kësaj periudhe pandemie, Mbreterësha risjellë në vëmendje mesazhin që është dhënë nga babai i saj, mbreti George VI, por që është shumë aktual edhe në ditët e sotme, në betejën me një armik të padukshëm..."Asnjëherë mos u dorëzo, kurrë mos u dëshpëro", shprehet mes të tjera mbretëresha.
“Kur shikoj vendin tonë sot dhe shoh se çfarë jemi të gatshëm të bëjmë për të mbrojtur dhe mbështetur njëri-tjetrin, unë them me krenari se ne jemi akoma një komb, të cilin ata ushtarë trima dhe marinarë do ta admironin edhe sot. Në fillim, pamja dukej e errët, fundi i largët, rezultati i pasigurt. Por asnjëherë mos u dorëzo, kurrë mos u dëshpëro”, tha ajo.