Aktorja e njohur Olta Gixhari nuk arrin dot të bëjë dallimin mes epiteteve që i kanë vënë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.
“Mbretëresha”, “Prima Dona” apo Kuçedra? Po t’i bësh të tria bashkë është një kokteil i mrekullueshëm. Kështu që nuk do të hiqja asnjërën. Epiteti që është përdorur më së shumti për mua është Prima Dona, ajo është e vërtetë, mbase nga mbase nga mënyra e sjelljes sime sepse unë kam një sjellje të shkujdesur”, ka thënë Olta.
![]()
Ndër të tjera ka folur dhe për eksperiencën që ka përjetuar gjatë qëndrimit.
“Ka qenë një eksperiencë unike, shumë e bukur, një eksperiencë për të cilën nuk jam bërë aspak pishman. Po të kthehesha mbrapa do ta ribëja. Kam mësuar shumë gjëra dhe kam sfiduar veten time. Siç e kam thënë edhe natën që kam dalë, natën e 1 prillit, që askush nuk e besonte që unë po dilja vërtet sepse ishte dita e gënjeshtrave, Big Brotherin tim unë e kam fituar dhe realisht ndjehem një fituese përballë vetes time sepse sfidat më të mëdha i kam me veten time”, ka thënë Olta.

