Mbreti i Spanjës, Filipe VI, nëpërmjet një telegrami, ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për marrjen zyrtare të detyrë.
Në mesazhin e tij të urimit, Mbreti i Spanjës, i uron Metës suksese në misionin e tij, në të mirë të begatisë, paqes dhe mirëqenies për popullin shqiptar.
Mesazhi i urimit i Mbretit spanjoll, Filipe VI për presidentin Meta:
“Me rastin e marrjes së postit më të lartë drejtues të Republikës së Shqipërisë nga Shkëlqesia Juaj, dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet e mia më të përzemërta, të cilave u bashkohen gjithashtu ato të qeverisë dhe popullit spanjoll!
Ju lutem pranoni Zoti President, urimet e mia më të mira për suksese në misionin Tuaj të lartë, suksese që do të jenë në të mirë të begatisë, paqes dhe mirëqenies për popullin mik shqiptar!”
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Gjithashtu, Mbretëresha e Danimarkës, Madhëria e Saj Margrete II uron Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për marrjen e detyrës.
Mesazhi i urimit nga Mbretëresha e Danimarkës për Metën:
Mbretëresha e Danimarkës, Madhëria e Saj Margrete II në mesazhin e saj të urimit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë SH. T. Z Ilir Meta, shkruan: “Me rastin e përurimit tuaj si President i Republikës, ju lutem pranoni përgëzimet e mia të sinqerta si dhe urimet më të mira për ju dhe për popullin e Shqipërisë!”
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com