Laert Haxhiu 'donte ta ekzekutonte', avokati Doga për Report Tv: Tafanin e kam kushëri, familjarët më kërkuan ta mbroja në gjyq, pastaj dëgjova se donte më vriste

Avokati nga Lushnja Adriatik Doga ishte një nga tre personat që sipas të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, ishte objektiv i bandës së Laert Haxhiut, bashkë me prokuroren Doloresa Musabelliu në SPAK dhe Merita Selimi. I pyetur nga Report Tv, Doga tha se askush nuk e ka kontaktuar për ta mbrojtur dhe se gjithçka e mësoi pas konferencës së kryepolicit Rrumbullaku.

"Nuk jam kontaktuar nga asnjëri dhe unë nuk kërkoj mbrojtje. Po e pa të arsyeshme Policia e Shtetit të më mbroj, le të më mbroj. Që të kërkoj mbrojtje për vetën time, nuk kërkoj, e mbroj vetë veten time unë. Nuk di asgjë çfarë ka ndodhur fare, e kam marrë vesh nga konferenca për shtyp e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Rrumbullaku. Nga 2021-shi e deri sot mund të më kishin vrarë nga 100 herë ata", tha Adriatik Doga.

Avokati rrëfen se Artan Tafanin e ka kushëri dhe pas arrestimit të tij familjarët e kanë kërkuar për ta mbrojtur. Ironikisht, pak ditë më vonë mësoi se njeriu që do të mbronte në gjykatë, kishte tentuar ta vriste. Doga bën edhe një krahasim me mbrojtjen që po i bëhet prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe lënies “në mëshirë të fatit” të tij dhe prokurores Merita Selimi.

"E kam kushëri Mariusin, Artan Tafanin, para 3 muajsh kam pirë kafe. Kur u arrestua Mariusi, xhaxhai i tij me gjyshen, që janë 3 metra nga lokali im larg, më thanë që do të marrim avokat. Të nesërmen dëgjoj unë që ky që unë do isha avokati i tij, paska dashur të më vriste mua. Asaj prokurores së SPAK menjëherë ia vunë mbrojtjen ata, neve tjerëve, mua dhe kësaj prokurores së Lushnjës (Merita Selimi) i bie që nuk na shpon plumbi", shtoi ai për Report Tv.

Avokati Adriatik Doga nuk beson se rrëfimi i Tafanit për eliminimin e tij të jetë i vërtetë, pasi nuk ka pasur konflikte me ta. Ai tha se ka mbrojtur të dyja palët, edhe grupin e Haxhiut, edhe të rivalit të tij Aldo Bare.

"Për mua nuk është e vërtetë, nuk kam asnjë qejf mbetje. Marrëdhënie me atë Laert Haxhiun nuk kam, nuk e njoh fare, me të atin e Laertit përshëndetem në rrugës, si lushnjarë që jemi. Këtë Mariusin (Artan Tafanin) e kam pasur klient, e kam mbrojtur si kushëri në gjyq, tek ai Lul Arapi (Lulzim Spahija) në qershor 2021 kam qenë avokat i vëllait të tij, vetëm nga këta 2 persona nuk e prisja, nga të 3 këta nuk e prisja. Sepse vërtet mund të kem mbrojtur edhe njerëz të Aldo Bares, por kam mbrojtur edhe këta. Kush ka trokitur, e kam mbrojtur, si lushnjar që jam, kaq", shtoi më tej Doga.

Artan Tafani u tha hetuesve në Elbasan se e gjithë logjistika për vrasjen e avokatit Adriatik Doga ishte bërë gati, por kur do të qëlloj drejt tij është takuar me një komshie, çfarë ka detyruar grupin e vrasësve të tërhiqen për të mos shkaktuar viktima të pafajshme. Në rrëfim Tafani është shprehur se u vendos të pritej, por Doga ka hyrë brenda në shtëpi dhe nuk doli më, duke u bërë shkak për anulimin e vrasjes.

Reagimi i plotë i avokatit për Report Tv

Nuk jam kontaktuar nga asnjëri dhe unë nuk kërkoj mbrojtje. Po e pa të arsyeshme Policia e Shtetit të më mbrojë, le të më mbroj. Që të kërkoj mbrojtje për vetën time, nuk kërkoj, e mbroj vetë veten time unë. Nuk di asgjë çfarë ka ndodhur fare, e kam marrë vesh nga konferenca për shtyp e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Rrumbullaku. Nga 2021-shi e deri sot mund të më kishin vrarë nga 100 herë ata", tha Doga për Report Tv.

E kam kushëri Mariusin, Artan Tafanin, para 3 muajsh kam pirë kafe. Kur u arrestua Mariusi, xhaxhai i tij me gjyshen, që janë 3 metra nga lokali im larg, më thanë që do të marrim avokat. Të nesërmen dëgjoj unë që ky që unë do isha avokati i tij, paska dashur të më vriste mua. Asaj prokurores së SPAK menjëherë ia vunë mbrojtjen ata, neve tjerëve, mua dhe kësaj prokurores së Lushnjës (Merita Selimi) i bie që nuk na shpon plumbi.

Për mua nuk është e vërtetë, nuk kam asnjë qejf mbetje. Marrëdhënie me atë Laert Haxhiun nuk kam, nuk e njoh fare, me të atin e Laertit përshëndetem në rrugës, si lushnjarë që jemi. Këtë Mariusin (Artan Tafanin) e kam pasur klient, e kam mbrojtur si kushëri në gjyq, tek ai Lul Arapi (Lulzim Spahija) në qershor 2021 kam qenë avokat i vëllait të tij, vetëm nga këta 2 persona nuk e prisja, nga të 3 këta nuk e prisja. Sepse vërtet mund të kem mbrojtur edhe njerëz të Aldo Bares, por kam mbrojtur edhe këta. Kush ka trokitur, e kam mbrojtur, si lushnjar që jam, kaq.

Pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Artabn Tafani se ishte planifikuar vrasja e saj nga Laert Haxhiu Kreu i SPAK i ka kërkuar Policisë së Shtetit mbrojtjen e menjëhershme të prokurores Doloreza Musabelliu. Në listë për t’u eliminuar nga 32-vjeçari dhe banda e tij sipas të penduarit ishte edhe ish-prokurorja e Lushnjës Merita Selimi dhe avokati Adriatik Guri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
U përmend në dëshmi, avokati Doga: Me Artan Tafanin piva kafe para tre muajsh, nëse më donin të vdekur do më kishin vrarë 100 herë

Adriatik Doga, avokati i permendur në dëshminë e të penduartit të drejtësisë Artan Tafani, tha se nëse Laert Haxhia ka dashur që ta vrasë mund ta kishin bërë. 

 "Nuk di asgjë çfarë ka ndodhur fare, e kam marrë vesh nga konferenca për shtyp e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Rrumbullaku. Nga 2021-shi e deri sot mund të më kishin vrarë nga 100 herë ata", tha ai për Report Tv.

Me Tafanin avokati shtoi se ka pirë kafe para tre muajsh.

"E kam kushëri Mariusin, Artan Tafanin, para 3 muajsh kam pirë kafe"

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SPAK i konfiskon 4 pasuri 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall dhe një garazh, Italia e ka dënuar me 20 vjet burg për trafik droge

SPAK i konfiskon 4 pasuri 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall dhe një garazh, Italia e ka dënuar me 20 vjet burg për trafik droge