Mbrojtja e mjedisit, Rama paralajmëron ligj të ri për menaxhim e integruar të mbetjeve

Me çeljen e negociatave Shqipëria ka marrë dhe angazhime të forta lidhur me mjedisin. Kryeministri Edi Rama deklaron se po përgatitet një ligj që do të përcaktojë dhe përgjegjësitë

“Jemi në një fazë të re dhe këtë duhet ta kuptojnë shumë mirë të gjithë kompanitë shqiptare ku Shqipëria pasi ka kaluar me sukses porcesin e skanimit të BE me celjen e negociatave ka marrë edhe angazhime të forta lidhur me mjedisin, përgjegjësinë kombëtare e institucionale e individuale në respektimin mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit.

Dhe ligjet për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit dhe menaxhimit të integruar të mbetjeve janë shëmbëlltyrë e fazës së re. Ato janë në zhvillim e sipër nga ana e ministrisë e qeverisë e së shpejti do kalojë parlamentit" tha Rama. 

Rama tha se sipërfaqja e mbrojtur e Shqipërisë është rritur nga 17 % që ishte kur e morëm këtë detyrë në 22 %.

Sot, në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, nisi funksionimin investimi i ri në impiantin e Ferrokromit të AlbChrome, Elbasan, falë të cilit sigurohet, respektimi i të gjitha standardeve mjedisore dhe sociale, si detyrim i të gjitha sipërmarrjeve që të mbrojnë nga ndotja hapësirën e përbashkët.

Kompania ka investuar 2 milionë euro për të ndaluar emetimin e CO2. Fabrika e pastrimit të pluhurit, investim i YILDIRIM Group, ka të përfshira mjediset e  mensës dhe dhomat e zhveshjes për punonjësit.  

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

E bujshme nga Italia, Fabregas kërkon te Como Luka Modric dhe ish-yllin e Barcelonës

E bujshme nga Italia, Fabregas kërkon te Como Luka Modric dhe ish-yllin e Barcelonës