Dosja ekskluzive e drogës së Skraparit/ Punëtorët në parcela nga lindja e mesme! Trafikantët shqetësohen për shefin e madh nga Tirana

Ndërkohë që 16 prej 23 të arrestuarve nga SPAK vijojnë të jenë në burg nga operacioni "Gjergova" në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv dalin të tjera detaje në lidhje me mënyrën se si operonin në terren trafikantët e kanabisit në Skrapar. sotme detaje mbi vijimin e procesit për kultivimin dhe trafikimin e e kanabisit në Skrapar.

Në dosje thuhet se sipas SPAK nga sa rezulton, nga ana e oficereve të policisë gjyqësore pranë Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesat Tiranë, është paraqitur një material referues lidhur me faktin se një grup personash të cilët dyshohet se vepronin në kudër të grupit të strukturuar kriminal ne kryerjen e veprës penale të kultivimit të bimëve narkotike në disa zona te rrethit Skrapar. 

Nga ana e policisë gjyqësore janë evidentuar një numër i madh personash, të cilët dyshohet se bashkëpunojnë me punonjës policie dhe me zyrtarë të tjerë lokal dhe në mënyrë të organizuar kanë mbjellë sasi të mëdha bimësh narkotike ne disa zona.

SPAK nënvizon gjithashtu se nga ana e policisë gjyqësore është dokumentuar fakti se në parcelat me bimë narkotike punojnë një numër i madh personash dhe shtetas të huaj kryesisht nga Lindja e Mesme.

Nga hetimet e kryera  rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Nga ana e policisë, me veprime e mosveprime në kundërshtim me ligjin, nuk ishin marrë masa për parandalimin e goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike.

Nga hetimi rezulton se punonjësit e policisë të Komisariatit Policisë Skrapar janë të implikuar drejtëpërdrejtë  në raste kultivimi, raste për të cilat ata kryejnë veprime konkrete duke fshehur faktet kriminale që janë parcela me bimë narkotiketë llojit cannabis sativa, shmangien nga pergjegjësia penale për autoret e tyre dhe favorizimin e parcelave të tjera duke mos i asgjesuar ato.

Konkretisht, nga hetimet e kryera si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, ka rezultuar se janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët kanë vepruar në mënyrë te organizuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, nga policia gjyqësore në Drejtorinë Qëndrore të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, janë dokumentuar të dhënat për ekzistencën e një numri të madh të  parcelave të mbjella me lëndë narkotike ne disa zona në Skrapar.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se parcelat me bimë narkotike ishin të mbjella në zona të ndryshme të rrethit Skrapar dhe pas verifikimeve të kryera nëpërmjet monitorimit ajrorë të DDF-Italiane, janë përftuar koordinata (28 parcela me bimë narkotike), të përftuara nga monitorimi ajror i DDF-Italiane. Pas të dhënave të grumbulluara nga policia gjyqësore në kuadër të këtij procedimi penal, me shkresën Nr 2317 datë 13.08.2020, është kërkuar nga SHÇBA monitorimi ajror për zonat Njësia Administrative Potom, Gjerbëz dhe Terpan, pikërisht në funksion të Procedimit Nr 178/2020, ku ishin siguruar më parë të dhënat për kultivimin e lëndëve narkotike në këto zona.

Nga monitorimi ajror janë evidentuar fillimisht 8 koordinata(parcela me bimë narkotike ) dhe më pas janë përftuar 28 koordinata (parcela të mbjella me bimë narkotike,). Këto të dhëna janë referuar për veprim Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,me qëllim vazhdimin e hetimeve në kuadër të procedimit penal nr.178 të vitit 2020 duke i paraqitur këto raste sekuestrimesh si rastësore, për të cilat materialet janë referuar rast pas rasti në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.  

Më datë 8 janar SPAK lëshoi 23 urdhër arreste, ndër të cilët edhe efektivë policie dhe zyrtarë, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe për kultivim kanabisi. Të 23 urdhër arrestet u ekzekutuan nga policia.

NJë ditë më vonë GJKKO la në fuqi të gjitha masat e sigurisë për 16 të arrestuarit nga operacioni "Gjergova" në Skrapar. Janë dhënë 16 masa sigurie "Arrest në burg", 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 3 masa “Detyrim paraqitjeje”.

Mes tyre edhe katër policët që shpërdoruan detyrën dekonspiruam operacionin. Report Tv solli ekskluzivisht pamjet nga magazina e kanabisit si dhe përgjime të policë. Prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani i qëndron kërkesës për 16 arreste në burg e pjesa tjeteër detyrim paraqitje e arrest shtëpie.

Pasi njoftoheshin trafikantët shkulnin kanabisin brenda natës e kur policia shkonte për kontroll gjente vetëm gropa bosh. Ndërsa 3 ose 4 dit më parë nga avioni Guardia di Finanza ishin fotografuar parcela me drogë. Në disa episode Report tv mëson ekskluzivisht se policët u vidhnin drogën trafikantëve.

Më poshtë gjeni të gjitha episodet që kanë ndodhur gjatë hetimit të trafikut të drogës në Skrapar. Gjithsej janë dokumentuar 16 episode, duke filluar nga 20 gushti 2020 deri më 17 shtator 2020.  Gjithashtu nga bisedat e punonjësve të policisë vihet re se dekonspirimi ka qenë flagrant i çdo operacioni nga vetë efektivët.

Situata në zonë  paraqitet e rëndë. Skrapari si një 'Lazarat' i dytë për kultivimin e lëndëve narkotike. Kjo është si një rrufe në qiell të hapur, pasi deri tani askush nuk e ka denoncuar këtë problematikë kaq madhore, as nga opozita as nga gazetarët investigative të specializuar në nuhatjen e kanabisit.

Report Tv zbuloi ekskluzivisht se si është dekonspiruar operacioni në Skrapar. Një efektiv i policisë, Astrit Duro ka dekonspiruar pasi sapo ka përfunduar mbledhja brenda policisë ka telefonuar një nga të arrestuarit, Enver Muçaj ku i ka thënë se duhet të zhdukte drogën.

"Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentisht dhe thuaji po pati mundësi t'i zhduku sa më parë tërë natën! Nesër për nesër, hajt shëndet", mësohet t'i ketë thënë ai.

 Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatëshme për t’u trafikuar.

Report Tv siguroi ekskluzivisht gjithashtu pamjet nga operacioni në Skrapar! Siç shihet në këto pamje, kanabisi thahej në stallën e lopëve.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:06
Përgjimet/ Droga në Skrapar, kur trafikantët interesohen për shefin e madh nga Tirana

Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv dalin të tjera detaje në lidhje me mënyrën se si operonin në terren trafikantët e kanabisit në Skrapar. Në një prej përgjimeve teksa komunikimin me njëri-tjetrin trafikantët flasin për 'shefin e madh' nga Tirana.

Gjatë përgjimit rezulton se me datë 09.10.2020, Redjan Shimi komunikon me personin tjetër Altin Sula

A- Redjan Shimi

B- Personi: 069 32 82 900 (Altin Sula)

A-..Do na gjesh naj pun andej e?

B- Pun ka kërkoj njëri ktej në një fshat..., A-Në fshat? Po ce dua në fshat e re., B-Ësht vend turistik., A-Ça pune do bësh atje?, B-Pa qira me rrog mujore, ti mbash atij, ka ai 1000 rrenj ulliri dhe 500 (skuptohet), A-Cfar ore?, B-1000 rrënj ulliri ka pula..., A-Pula?, B-eee, A-e sa lek të jep ai, B-300, A-Po jo mo jo ca të rri atje vari karin... të shikoj mos gjej naj pun aty të vij andej nga Vlora fare., B-Un thash se ishe në Durrës e?, A-ee po un them aty të marr ato shpit e Sonit i kam pa lek e. ca do bëj në durrës te paguaj qira andej... (vazhdon bised pa interes), B-Pun ka po a punon pa, A-Pa pyet Landin a punon a spunon... A dëgjove, spo na lën as këta policat ktuja, B-Pse vin akoma?, A-Po erdhën morën babin para nja dy ditsh, e cuan në Berat, , B-po perse?, A-Po për atë që i hoqën e re, që i shkulën tek puna, , B-Po çne tani?, A-Di gjë kush i shtun ata, erdhën tre makina më erdhën nshpi e re, morën dhe babin e cuan atje, , B-Po mir ata a e pren ça duan tani?, A-Nuk e di kush e shtyn e re, i shtyjn njerëzit o Altin, erdhën që posht ata e re, kishte dhe nga Tirana edhe nga Berati, shefi i madh ishte nga Tirana, , B-(skuptohet), A-o qysh i than ik vetëm aty, vetëm kty te mua erdhën e re, tre makina civile, nja 15 polica, civila ishin dhe ata, , B-Pse s'ven tek ai posht, ata bashk rrijn?, A-ee po, e ruajtën i ra babit, i ra babit që ishte te puna po mir, edhe radhën e par kur ishte babi, edhe prap babit i erdhën, , B-te puna aty ë?, A-Po re i vajtën prap tek puna babit, erdhën në shpi kontrolluan aty, ...fshat më shkërdhat, jan bër të tër merren vetëm me llafe, kishin pas këta çunat këtu Aldo çuni i atij Dodit, ja ua kan marr atyre, jo i mori ky po i mori ai,, B-Ildi mthoshte kur ike ti shpetuam se të tër të ruanin ty mor ikje në na nji vend tha, A-E tani, pastaj më ruanin mua, më ruunin te shpit e Bledit, se mos coja ndonjë gjë andej qija robt, ..(vazhdon biseda rreth kësaj teme), ça bëhet naj gjë andeja? B-Hic ketej po i kapin po i shkërdhejn robt., A-eeee po atë ku ta lë un ë?, B-Do të dërgoj un një njeri ku të iksh!, A-E mir të them un një jav para dhe... Po sbesoj të iki tani un o jo, nga maji... mir ësht ai se nuk lëviz fare ai, se tani ësht mir ai në një vënd rri,, B- Po Gesi adnej ësht ë? Ai nga Domlova, A-, Nuk i kam par fare ata, nuk e di fare, jo jo se kam parë fare atë, që kur bëri llafe Dushi me atë e, ...pse ca kishte ai?, B-po asgjë..., A-Kishte ai ë?, B-do vish me mua tha..., A- vallahi do marrin le kata që kan, qija robt...sivjet ësht mir ajo., B-me 1200 mtha njëri mua, , A-e me 1200 me 1300 kërkojn., B-A ka njeri andej?, A-Ku ka ktej e re, kta që i kan ashtuja kta...ja gjejn vet, por lëre që nga 200-300 gram kan, nja dy që ashtuja, edhe ata që i kan vjedhur nga ag besoj që kan, , B-E ata që shkulin aq se sbejn më.., A-eee? B-Ata që i kan shkulur i kan mbjell prap..., A-Po nga ajo them e re, edhe këto që kan qën pa rritur fare nuk kan o jo. Një nga Melova dhe një nga Barçi kan bër sivjet, e ku i kan paskan pasur ata vari k..in, mu aty në anë të xhades, posht aty në anë të xhades thoshin e re.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut