Bashkia e Durrësit në vijim të masave për të parandaluar përhapjen e COVID-19 ka mbyllur tregjet industriale deri në një afat të pacaktuar. "Mbylljen e përkohshme të tregjeve industriale të licensuara nga bashkia deri në një afat të pacaktuar.
Administrata e tregut Agrobujqësor të organizojë funksionimin normal të tregut duke reduktuar orarin e funksionimit të tij nga ora 07.00 deri në 15.00. Pas kësaj ore të vijohet më pastrimin e mbeturinave dhe dezinfektimin e tij.
Të merren masa për respektimin e distancës të tregtarëve, 2 metra nga njëri-tjetri dhe të mos lejohet tregtimi i produkteve ushqimore nga tregtarët pa masa mbrojtëse. Duke shpresuar në mirëkuptimin e qytetarëve theksojmë se kjo masë merret për të ndaluar virusin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve' thotë bashkia.
Lajmi kryesor: