Si po i përgjigjen shqiptarët rrezikut? Pamje të frikshme nga Elbasani, plazh në Vlorë, poliklinika e Fierit pezullon vizitat, në Pogradec e Durrës mbyllen tregjet

Si po i përgjigjen shqiptarët rrezikut? Pamje të frikshme nga Elbasani, plazh në Vlorë, poliklinika e Fierit pezullon vizitat, në Pogradec e Durrës mbyllen tregjet

Rradhet ne posten e Elbasanit dhe nje plazhist ne Vlore

Jo të gjithë qytetarët janë ndërgjegjësuar, pavarësisht masave drastike që ka ndërmarrë qeveria duke mbyllur sportelet, duke pezulluar lundrimet, fluturimet e qarkullimin e transportit urban por edhe atyre private, këto të fundit nga nesër deri të dielën. Në disa qytete, njerëzit nuk i kanë shmangur daljet në rrugë edhe pse nuk kanë arsye madhore. Shumica kanë shfrytëzuar kohën e ngrohtë me diell duke dalë shëtitje, por pa mbajtur maska mbrojtëse. Ndërkohë shumë të tjerë edhe janë ndërgjegjësuar, duke mos dalë nga shtëpitë. Baret e restorantet janë mbyllur.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:43
Mbyllet edhe në Sarandë tregu i fruta perimeve

Edhe Bashkia e Sarandës ka marrë vendimin për mbylljen e tregut të fruta perimeve ditën e nesërme. Kjo masë merret në kuadër të masave për mbrojtjen ndaj koronavirusit dhe është njoftuar nëpërmjet facebook. "Te nderuar tregtare te produkteve bujqesore, bleres dhe banore prane tregut fashatar ne Sarande. Ju bejme me dije se diten e neserme, e permte, 13 mars 2020, ky treg nuk do te funksionoje, pasi mjedisi perpara tij, do t’i nenshtrohet sot, me 12 mars 2020, dezinfektimit, në kuader te masave per moslejimin e perhapjes se koronavirusit. Faleminderit per mirekuptimin dhe bashkepunimin! Frike jo,kujdes po" thuhet në njoftim.

Ora 21:09
Bashkia e Pogradecit: Kemi mbyllur tregun e fruta perimeve

Në Pogradec janë dezinfektuar të gjitha institucionet nga spitali, qendra shëndetësore, doganat në Qafë Thanë dhe Tushemisht,  Zjarrfikësja, Posta, OSHEE, kisha, xhami, sheshi, stolat dhe rrugët. Bashkia Pogradec njofton se ka mbyllur tregun e fruta perimeve për shkak të grumbullimit të njerëzve si edhe janë këshilluar tregtarët dhe qytetarët nga policia dhe inspektorët e shëndetit publik.

Ora 21:03
Mbyllen tregjet industriale në Durrës, bashkia: Administrata e Agrobujqësorit 07:00-15:00

Bashkia e Durrësit në vijim të masave për të parandaluar përhapjen e COVID-19 ka mbyllur tregjet industriale deri në një afat të pacaktuar. "Mbylljen e përkohshme të tregjeve industriale të licensuara nga bashkia deri në një afat të pacaktuar.

Administrata e tregut Agrobujqësor të organizojë funksionimin normal të tregut duke reduktuar orarin e funksionimit të tij nga ora 07.00 deri në 15.00.  Pas kësaj ore të vijohet më pastrimin e mbeturinave dhe dezinfektimin e tij.

Të merren masa për respektimin e distancës të tregtarëve, 2 metra nga njëri-tjetri dhe të mos lejohet tregtimi i produkteve ushqimore nga tregtarët pa masa mbrojtëse. Duke shpresuar në mirëkuptimin e qytetarëve theksojmë se kjo masë merret për të ndaluar virusin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve' thotë bashkia.

Ora 17:53
Rrugët bosh, koronavirusi ngujon korçarët në shtëpi

Qytetarët e Korçës janë ndërgjegjësuar duke u ngujuar në shtëpi pas apeleve për të shmangur lëvizjet e tepërta. Report Tv sjell pamjet nga Korça, ku rrugët e qytetit janë thuajse bosh nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Ora 15:40
Poliklinika e Fierit pezullon përkohësisht vizitat për pacientët

Poliklinika e Fierit ka njoftuar sot pezullimin e përkohshëm të vizitave për pacientët. Sipas shefes së Shërbimit të Poliklinikës së Fierit, Gerta Gjini  stafi mjekësor do të jetë në gatishmëri dhe të marrin kontakt me mjekët e familjes ose për rastet urgjente të telefonojnë në numrin '127'

Ora 15:35
Mesazhi i qytetarit 'model' në kohë të koronavirusit: Nuk pranojmë vizita as nga të afërm dhe as nga miqtë! Bëni të njëjtën gjë

1584023841_KLESIII.jpg

Kemi parë mesazhe nga më të ndryshme të vendosura në dyert e lokaleve, tashmë të mbyllura, por ka edhe një mesazh të tillë nga qytetar që në këtë kohë, quhet me plotë gojën një "qytetar model". Ai ka vënë njoftim në derën e shtëpisë së tij një mesazh ku shkruan se nuk pret vizita nga asnjë person, sado i afërt të jetë ai.

"Për shkak të koronavirusit nuk pranojmë vizita në shtëpi as nga të afërm as nga miqtë. Faleminderit për mirëkuptimin. Dhe ju mund të bëri të njëjtën gjë", shkruhet në mesazh.

Ora 14:50
Pamje të frikshme nga Elbasani/ Qytetarët njësh me njëri-tjetrin, në radhë te poliklinika

Një pamje që të ngjall frikë në këtë periudhë të koronavirusit është regjistruar në Elbasan. Djetëra qyetetarë, të ngjeshur me njëri-tjetrin qëndrojnë në radhë në Poliklinikën e këtij qyteti për të marrë shërbimin mjekëso. Edhe pse vizitat janë me orar të planifikuara, kjo nuk respektohet ngë qytetarët, e mbi të gjitha duke mos ruajtur as distancën, pa maska dhe pa doreza.

Ora 13:54
VIDEO nga terminali i autobusëve/ Qytetarët '0' ndërgjegjësim! Ngjeshur me njëri-tjetrin pa maska e pa doreza

Videoja që Report Tv sjell legjitimon krejtësisht vendimin e qeverisë shqiptare për të pezulluar transportin ndërqytetas. Qytetar të pandërgjegjësuar në terminalin e autobusëve, pavarësisht se u është bërë thirrje, nuk kanë vendosur maskë, pa doreza dhe ngjeshur me njëri-tjetrin. Videoja është xhiruar ditën e sotme, në një kohë kur janë konfirmuar 23 raste me koronavirus në Shqipëri, në 5 qytete të Shqipërisë.

Ora 13:46
Call Centre 'shkelin' me dy këmbë urdhrat bazë! Nuk reduktohet stafi i punonjësve, pa maska e doreza dhe s'respektohet as 1 m distancë (FOTO)

1584017204_callcenter001.jpg

Denoncime të shumta kanë mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com nga punonjës të Call-Centre, ndaj të cilëve ndonëse vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, nuk është marrë asnjë masë mbrojtëse ndaj tyre. I tillë është edhe rasti i një Call Centre në Kodrën e Diellit. Përveç faktit që vijojnë të punojnë, edhe pse është dhënë urdhër për reduktimin e stafit, një gjë e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por nuk respektohet as distanca prej 1 m nga njëri-tjetri, nuk janë pajisur as me maska dhe as me doreza. Shqiptarja.com sjell një foto ku shihen që në pushimin e tyre qëndrojnë jashtë në grumbullime të mëdha, duke shkelur me dy këmbë të gjitha rregullat minimale për mbrojtjes ndaj koronavirusit.

Ora 12:19
Koronavirusi/ Vlora kalon kufijtë...Njerëzit shëtitje për të shijuar kohën e ngrohtë, dikush merr rreze dielli në plazh! Shumë pak në shtëpi

Qytetarët e Vlorës  zgjedhin ta kalojnë ditën me shëtitje në Lungomare, anës detit në Zvërnec apo edhe në natyrë. Një mënyrë kjo për të shijuar ditën e ngrohtë me diell këtë të enjte, aq sa dikush ka zgjedhur të marrë rreze në plazh. Por lëvizje këto që nuk i shërbejnë aspak mbrojtjes publike që vendi ka nevojë në këto ditë kur të gjithë duhet tqë kufizojmë lëvizjet, të qëndrojmë në shtëpi për të mos rrezikuar nga infektimi me COVID-19

Ora 12:06
Tregjet e fruta-perimeve në Fier të mbipopulluara, askush me maska. Të gjithë për të blerë mollë, limon e portokalle (VIDEO)

Pavarësisht masave që duhen marrë për të ruajtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi, në tregun e fruta perimeve në qytetin e Fierit shfaqet një tjetër panoramë.

Njerëzit janë të grumbulluar masivisht për të blerë fruta e perime dhe shihet se asnjëri nuk është me maska mbrojtëse në fytyrë. Vetëm në të rrallë sheh ndonjë tregtar që të ketë maskën.

Produktet më të kërkuara janë limoni, portokalli, e molla që janë reflektuar edhe në rritjen e çmimeve.

Fruta këto që në këtë situatë gripale dhe me të infektuarit e parë në Shqipëri nga COVID-19, janë të sugjerueshme të përdoren.

Ora 11:44
Qytetarët braktisin rrugët e Beratit, por jo të moshuarit: Nuk na zë asnjë lloj gripi...Ai që e ka nisur këtë punë nuk e kthen më (VIDEO)

Qytetarët në Berat kanë shmangur qarkullimet në rrugë në shenjë sensibilizimi dhe mbrojtje për të mos u infektuara nga koronavirusi. Rrugët e qytetit janë boshë ashtu si edhe kafenetë, megjithatë ka edhe njerëz që kanë shfrytëzuar kohën e mirë, duke qëndruar në lulishte.

Të tillë janë edhe tre të moshuar të cilët shprehen se maska u duken si fre kuajsh.

"Pse njerëzit do mbajnë fre? Vetëm nga xhebraili kam frikë unë, engjëlli i caktuar nga perëndia për të marrë, se i tha njërit, i erdhi shkurti dhe po i fikej kandili, hidhi cik vaj kandilit tim, i hodhi u bë i pasur ai, i mbaroi kandili atij, i tha hidhi pak vaj, jo jo i tha se erdhi shkurti, ai u nxi dhe u fsheh në përrua. Ai e gjeti atje dhe i tha hajde me faqe të bardhë pse shkon me faqe të zezë. Dhe ne o do shkojmë me faqe të bardhë, ai që e ka nisur nuk e kthen më atë jo fre të vë unë".

"Nuk kemi frikë nga gripi ne. Jemi nga malësia. Frikë kemi ne por çfarë do bëjmë, ku do vemi, ku do futemi".

"Nuk kam asnjë shqetësim, asnjë sëmundje nuk kam. Nuk më zë mua asnjë lloj gripi".

Mesazhe ndërgjegjësuese në lokalet e mbyllura
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive