Mbyllet Olimpiada e Aftësive , Xhaçka:
Mënyrë e shtimit të vendeve të punës

Mbyllet Olimpiada e Aftësive , Xhaçka:<br />Mënyrë e shtimit të vendeve të punës
U mbyll sot “Panairi i Aftësive 2017” me 5000 studentë që ekspozuan në stendat e tyre të punës punimet dhe kualifikimet e tyre, përballë 10 mijë vizitorëve.
 
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, zgjodhi të shkojë në ditën e fundit të panairit me biçikletë, si një simbolikë për të treguar rimëkëmbjen e arsimit profesional.
 
Xhaçka u shoqërua nga nxënësit e arsimit dhe formimit profesional. Në fjalën e saj të shpërndarjes së certifikatave të fituesve, ministrja u shpreh se kjo është mënyra më e mirë për të përgatitur të rinjtë për tregun e punës.
 
“Ky aktivitet 3 ditorë, krahas promovimit të shkollave profesionale, krijon hapësira të reja dhe bashkëpunim nëpërmjet shkollave dhe aktorëve të biznesit. Është një aktivitet që për të dytin vit radhazi, promovoi arritjet për arsimin profesional. Është një aktivitet që po kthehet në një institucion të këshillimit të karrierës për të gjithë maturantët. Objektivi final është rritja e një bashkëpunimi mes profesionistëve më të spikatur duke promovuar ofertën e arsimit profesional si një mënyrë e shtimit të vendeve të punën dhe ekonomisë”, tha ministrja Xhaçka.
 
Panairi i olimpiadës së aftësive mbylli  edicionin e tij të dytë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla