Tiranë- Përfundon pas 8 orësh seanca për “Sterilizimin” në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Këtë të enjte (5 Dhjetor) përfundoi deklarimet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe avokati i tij, Ermal Yzeriraj.
Të dy ata kërkuan nga togat e zeza pushimin e çështjes, ose në alternativë kthimin e dosjes për hetime të tjera në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Gjykata caktoi seancën e radhës në datë 12 Dhjetor, ku do të vijojë deklarimet e tij Klodjan Rrjepaj, si dhe mbrojtësi ligjor.
Ish-ministri Beqaj është arrestuar për dosjen e fondeve të SASPAC me urdhër të SPAK-ut në muajin korrik, kur dhe GJKKO e la në burg, kurse për çështjen e Sterilizimit po ndiqet në gjendje të lirë. Në këtë dosje ka 8 persona nën akuzë, mes tyre edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, teksa në muajin Mars të këtij viti SPAK e dërgoi dosjen e Sterilizimit për gjykim.
Suksese!!!
Përgjigju