Mbylli sot punimet Kongresi i parë i Shëndetësisë! Përfundimet: Ulim pababrazitë, shtohen shërbimet e digjitalizuara

Mbylli sot punimet Kongresi i parë i Shëndetësisë! Përfundimet: Ulim pababrazitë, shtohen shërbimet e digjitalizuara

Foto nga Kongresi i Shëndetësisë

TIRANË- Një shëndetësi cilësore, nuk mund të bëhet pa punuar të gjithë bashkë. Në ditët e tretë të Kongresit Shëndetësorë për herë të parë në Shqipëri, 2000 ekspertë nga e gjithë bota, pikëtuan sfidat më të cilat duhet të përballen në të ardhmen. 

“Kemi analizuar progresin e bërë në shëndetësi në këto vite, por mbetet ende shumë për të bërë për të përmirësuar treguesit shëndetësor , veçanërisht në popullatën vunerabël. Fuqizimi i kujdesit parësor do të jetë një tjetër pike ku puna jonë do të vijoj të thellohet në mbështetje të strategjisë të kujdesit parësor 2025. Ky kongres ka vendosur një platformë të re interactive komunikimi mes profesionistëve politikbërësve. Duhet të mbajmë theksin tek parandalimi  dhe ndërhyrjet e shpejta në lidhje me diagnostikimin e hershëm. Do të vijojmë që të mbështesim përgatitjet për reagimet efektive dhe reagimet e shpejta ndaj emergjencave shëndetësore.”- tha Ogerta Manastirliu, ministre e shëndetësisë.

Për ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu komunikimi i riskut për ruajtjen e shëndetit të pacientit dhe ofrimi i më shumë shërbimeve të digjitalizuar do të mbajnë larg njerëzit nga sëmundshmëria.

“Përmendet shumë pak po ka një rëndësi shumë të madhe komunikimi I riskut dhe fushatat ndërgjegjësuese për ruajtjen dhe kujdesin për shëndetin në komunitete. Duhen më shumë shërbime të digjitalizuara.” tha Ogerta Manastirliu, ministre e shëndetësisë.

Kongresi i parë i shëndetësisë me  mbi 2000 ekspertë të fushës së mjekësisë jo vetëm të Ballkanit dhe i organizuar me 10 sessione gjithsej u fokusua më shumë te kapitali njerëzor ku për mjekët specialistë u dha lajmi që nga prilli paga e tyre do të shtohet me 50 mijë lekë të rinj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman