Laprakë/ Rama: Bastet, të enjten në Kuvend. Do mbyllim lokalet që shesin alkool për fëmijë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në zonën e Laprakës, ku ka bashkëbiseduar me gra dhe vajza. Rama është ndalur tek motivi i këtij takimi, që ka qenë mbyllja e basteve, por ka shpalosur edhe një vendim të papërmendur më herët prej qeverisë. Kryeministri ka thënë se pas aksionit për mbylljen e basteve, radhën do e kenë të gjitha lokalet që shesin alkool për fëmijët nën moshën e lejuar, 18 vjec.

Do merren masa ndaj lokaleve që shesin alkool. Do mbyllen lokalet që iu shesin fëmijëve alkool, vajzave dhe djemve që janë nënmoshë. Lokalet s’janë klasa alternative e fëmijëve që prindërit i nisin në shkollë dhe përfundojnë në lokale duke pirë alkool.

Edi Rama, kryeministër

Rama ka thënë se në këtë zonë ka një numër më të lartë pika bastesh sesa në zona të tjera të Tiranës. Kryeministri ka thënë se ky vendim do të kthehet në ligj ditën e enjte në parlament.

Pas 3 ditësh, parlamenti do e votojë për të mbyllur çdo debat, dhe për t’i dhënë fre llumit të baltës së përditshme dhe shpifjeve lidhur me këtë nisëm. Është fatkeqësi që një numër i konsiderueshëm të rinjsh, edhe fëmijë, bien pre e vesit njerëz që e kanë nisur lojën e fatit në moshën 10-15 vjeç. Ligji e ndalon, ndërkohë që lekët që marrin nga prindërit  i hedhin në këto mbroklla. Kanë stres, që më pas e hedhin në shtëpi.  

Edi Rama, kryeministër

Rama ka folur sot për herë  të parë edhe për ‘monopolin’ shtetëror të pikave të basteve, në vendet e Europës. Rama ka thënë se kjo nismë që duket sikur treogn paaftësinë  e shtetit për t’i kontrolluar, në fakt është zgjidhja për t’i mbyllur këto pika.

Qeveria po ndërmerr një masë drastike që tregon paaftësinë  e shtetit, por në fakt Franca e ka ndaluar çdo aktivitet lojërave të fatit jashtë varësisë së shtetit. S’ka kompani lart e poshtë, në këto vende ka monopol shtetëror. Franca, Gjermania, Italia kanë këtë monopol. Në këto vende është nevoja për t’a kontrolluar, madje në ligjin francez ka një pjesë specifike që thotë se kujdesi i shtetit për të sëmurët nga lojërat e fatit. Pra, konsiderohet një sëmundje. Aktiviteti i bixhozit në Shqipëri, financohet nga krimi i organizuar, janë para që financohen nga kumara. Janë eksponentë të krimit të organizuar që fshihen ose janë të përfshirë në këto aktivitete. Ky është një fakt, megjithëse asgjë s’është njësoj. Kemi të bëjmë drejtpërdrejt.

Edi Rama, kryeministër

Rama ka folur për financime në media dhe parti politike. Xhiroja vjetore prej 700 milionë euro, ka thënë kryeministri është hedhur edhe në media dhe politikë.

“Kjo industri xhiron një mesatare prej 700 milionë euro. Këto para humbin pa asnjë lloj dobie, ose që i shkon në xhep krimit të organizuar dhe kalon në konsumin familjar. Këto para të mos treten në pikat e basteve, por të mbeten në arkën e familjes. Ka një shqetësim normal për të punësuarit në këtë aktivitet apo edhe për ata që kanë investuar në lokalin e tyre. Por dëmi kolosal që shkaktohet nga ky aktivitet është i tillë që na detyron të merremi me dëmin që i shkaktohet shoqërisë dhe vendit, deri në cënimin e sigurisë kombëtare. Janë para që financojnë media dhe parti politike. Ky konsum që do të përfitojë këtë shumë parash do të kërkojë edhe hapjen e të tjera bizneseve. Do duhet të ndryshojnë modelin e tyre të fitimit, njëkohësisht do të hyjë skema tjetër e tatimit. Me tatim minimal, të gjithë do mund të paguhen.“-tha Rama.

Kryeministri ka shpjeguar edhe arsyen pse dështoi nisma e qeverisë për të mbyllur kazinotë elektronike. Rama tha se presioni mbi deputetët ka qenë i madh, duke mos harruar votën kundër nga LSI. Rama tha:

“Tentuam të mbyllnim para 2 vitesh, presioni mbi deputetët ishte i madh, s’u siguruan dot vota nga ata që kishim në koalicion. U bë një kompromis i keq, për t’a shtyrë deri në 31 dhjetor. Atëherë s’kishte kaq shumë baste.”

Ora 18:08/  Aksionet e policisë, paralajmërimi i Ramës: Nesër ka një tjetër superoperacion, të fortët do vihen në rresht

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në takimin e zhvilluar në Laprakë, ka komentuar edhe aksionet e djeshme të policisë së Shtetit. Rama tha se këto aksione do të vijojnë deri në kapjen e “të fortit” të fundit. Kryeministri tha se këta personazhe do të vihen në rresht para shtetit.

Ora 18:30/ Zemër, Zoti t’a shtoftë inatin, por 5 fëmijë bën vetëm Taulanti’/ Batutat e Ramës me gratë në Laprakë

Kryeministri Edi Rama përveç nismës së qeverisë për mbylljen e lokaleve, basteve si dhe arrestimin e të fortëve, ka bërë edhe disa batuta me gratë e pranishme në takim. Rama ka sqaruar se të gjitha çiftet e reja që do të bëjnë disa fëmijë, vlera do të jetë e lartë, edhe në rastet kur lindin binjakë apo trinjakë. Rama i tha njërës nga të pranishmeve e cila pyeti:

Gruaja: Po sikur unë të bëj 3 fëmijë përnjeherë?

Edi Rama: Çfarë do bëhet nëse lindin dy? Apo tre përnjëherë?  Zemër, Zoti t’a shtoftë inatin ty, por 5 fëmijë bën vetëm Taulanti…

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim