Mbyllja e filialit të UT në Kukës
studentët apelojnë për rihapjen e tij

Studentët e filialit të Universitetit të Tiranës në Kukës kanë bërë thirrje për rivënien në funksion të këtij filiali, pasi duke parë gjendjen e vështirë ekonomike nuk kanë mundësi të kryejnë arsimin e lartë në qytetet e tjera të Shqipërisë.
 
Ata shprehen se përveç mundësive ekonomike të dobëta për tu arsimuar në Universitetet e tjera të vendit, e kanë më të lehtë për tu përshtatur me studentët dhe stafin mësimdhënës brenda këtij filiali.
 
Përgjegjësi i këtij filiali, Mexhit Hajdari thotë se ky filial ka krijuar një përvojë të mirë pas 9 viteve funksionim si institucion i arsimit të lartë dhe e sheh si absurditet mosvazhdimin e këtij filiali.  
 
Hajdari thotë se do të ishte mirë që të ngrihet një grup lobimi për ti parashtruar në mënyrë të detajuar Ministrisë së Arsimit avantazhet e rihapjes së këtij filiali.
 
Në mbledhjen e parë të Këshillit të qarku Kukës është diskutuar për vazhdimin e këtij filiali ku sipas kryetarit të këtij këshilli do i drejtohen qeverisë duke pasur mbështetjen e krerëve të bashkive Kukës, Has e Tropojë, për vazhdimin e tij.
 
Kostoja e ulët e shpenzimeve dhe të qenurit afër familjeve, numri i studentëve që vazhdonin studimet pranë këtij filiali kapte shifrën 1100 persona  në  degët ekonomi, infiermeri dhe gjuhë e huaj para se të jepej urdhëri nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për mbylljen e tij.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj