Mbyllja e kolegjit turk, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Vendim i nxituar! S'janë respektuar standardet e procesit të rregullt

Mbyllja e kolegjit turk, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Vendim i nxituar! S'janë respektuar standardet e procesit të rregullt

Protesta e nxënësve Mehmet Akif në Tiranë

Komuniteti shqiptar i Helsinkit i ka cilësur si të nxituar, jo proporcional dhe me pasoja të dëshme mbylljen e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’. Në një deklaratë për shtyp Komuniteti thekson se Ky vendim nuk përmbush standartet thelbësore të arsyetimit, si një akt administrativ me pasoja për palët, por edhe për nxënësit dhe prindërit e tyre. Sipas KShH masa e mbylljes së shkollës nuk është në përputhej me kërkesat e parashikuara në dispozitat ligjore të renditura nga Komiteti.

‘Duke u njohur me këtë Vendim të Këshillit të Ministrave, tërheq vëmendjen fakti që në të përmenden vetëm detyrimet e institucionit arsimor parauniversitar privat dhe jo arsyet apo motivet konkrete si dhe shkeljet e ligjit që kushtëzuan miratimin për mbylljen e kësaj shkolle. Ky vendim nuk përmbush standartet thelbësore të arsyetimit, si një akt administrativ me pasoja për palët, por edhe për nxënësit dhe prindërit e tyre që i kanë besuar Fondacionit edukimin dhe arsimimin e tyre. Sipas standarteve të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, përveç elementeve formale, akti administrativ duhet të jetë i qartë dhe të përmbajë, krahas shpjegimit të situatës faktike mbi të cilën është marrë, edhe shpjegimin e përmbledhur të rezultatit të hetimit administrativ dhe të vlerësimit të provave, bazën ligjore të aktit, një shpjegim pse kushtet ligjore për zbatimin e tij plotësohen në këtë rast (shih vendimet nr. 25, datë 10 05.2021; nr. 29, datë 27.06.2013 të Gjykatës Kushtetuese).’- thuhet në një pjesë të reagik

Kolegji turk Mehmet Akif u vendos të mbyllej nganjë vendim i qeverisë. Nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif kundërshtuan me protestë vendimin e qeverisë për heqjen e licencës me argumentin se godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria. Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe transferimin e nxënësve në shkolla të tjera. Kryeministri Edi Rama se tha se është zbatuar ligji dhe se nxënëset duhet të protestojnë pronarët. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/09/2022 23:38

    Akti i mbylljes se kolegjit mund te mos jete sipas Kom.te Helsinkit ne perputhje me kerkesat e parashtruara te dispozitat ligjore te renditura prej tij,por ama,eshte ne perputhje me kerkesat dhe presionet e Ajatollahut te Stambollit,sulltan Erdoganit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen