Me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali

Me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Reggio Emilia në Itali. Gjatë kontrollit në zonën industriale të Cavriago, në makinë i është gjetur mbi 1 kg kokainë dhe 705 euro cash në portofol.

Hetimet nisën pasi në javët e fundit ishin raportuar vjedhje të shumta nga makina dhe furgona në zonë.

Më pas, mëngjesin e 29 prillit, policia ka vënë re një makinë që lëvizte në mënyrë të dyshimtë, me shpejtësi të reduktuar, ndërsa ndalej shkurtimisht pranë disa mjeteve të tjera.

Në atë moment policia ndërhyri, por burri që drejtonte makinën u përpoq të arratisej duke u kthyer papritur mbrapa.Megjithatë, një tjetër makinë policie arriti ta bllokojë duke e mos e lejuar që të arratiset.

Gjatë kontrollit në kabinën e pasagjerëve u gjet një sasi e madhe lënde narkotike dhe për këtë arsye shqiptari u arrestua nën akuzën e trafikut të drogës dhe u dërgua në burg në dispozicion të organeve të drejtësisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite i gjen në Gazë trupat e pajetë të tre pengjeve

Ushtria izraelite i gjen në Gazë trupat e pajetë të tre pengjeve