Rritja e pagave për administratën/ Spahiu në 'Frontline': PS-PD në 34 vjet nuk ndërtuan asnjë azil pleqsh

Prej 1 korrikut rriten pagat e administratës publike në vend. Në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon u debatua se çfarë do sjellë kjo nisëm e qeverisë në ekonominë shqiptare. Deputetja Pranvera Resulaj kjo rritje i paraprin rritjes së pensioneve.

'Nuk është aspak e fryrë administrata publike. Një lajm i mirë dhe i paraprin ndjeshmërisë së madhe rritjes së pensioneve.'

Këshilltari bashkiak i PD-së në këshillin bashkiak të Tiranës shprehet se ky vendim është marrë në kohën e gabuar.

'Gjithmonë është lajmi i mirë. Por i vonuar. Efektet që do japin nuk janë të pritshme nëse do merreshin gradualisht vit pas viti. Një vendim i marrë në kohën e gabuar. Çdo vendim duhet marrë në masë dhe në kohën e duhur që i bëjnë mirë ekonomisë dhe kohës së tregut. Administrata shtetërore ishin 162 mijë, sot 184 mijë pa përfshirë dhjetra mijëra kontrata dy orëshe.'

Megjithatë Resulaj thekson se qëndrimet për çështje të tilla që prekin mjaft vetë nuk ka vend politika.

'Për çështje sensitive të tilla duhet të qëndrojmë më pak politike.'

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi shpreson se kjo rritje të vijojë edhe më tej dhe të mos jetë dhuratë prag zgjedhjesh.

'Çdo lek në shtim të të ardhurave të familjeve shqiptare është për t’u përshëndetur. Është një funksionet e sistemit. Rritja e pagave nuk është vullnet politik, ka të bërë me produktivitetin. Duhet vazhdojë si proces automatik. Të mos jetë thjesht dhuratë prag zgjedhjesh.'

Aktivisti Jani Marka nga Lëvizja Bashkë, thekson raportin e llahtarshëm të rrogës së deputetëve me pensionet.

'Menjëherë pasi mbaruan zgjedhjet dyfishuan pagat e tyre, zonja në krah merr 20 herë më shumë se një pensionist. Raport i llahtarshëm. Duhet parë efekti që do sjellë, a do rritet fuqia blerëse. Gjithë mësuesit që punojnë në republikën e Shqipërisë punojnë 5 ditë në javë, por nga informacionet jemi përditë në rrugë ka shumë njerëz të administratës punojnë në dy nuk vijnë. Sa i përhapur është ky fenomen? Sa pjesë e administratës është mbushur me patronazhistë? A është më prioritare rritja e pagave në sektorin publik apo rritja e pensioneve? Nuk e shikoj si goditje e qëlluar e qeverisë.'

Juristi Kreshnik Spahiu në lidhje Skype nënvizon se me qeverisjen e socialistëve në Shqipëri prej 11 vitesh që sipas tij nuk kanë mundur të ndrërtojnë një sistem social dhe minimum jetik si të majtët në Europë.

'Ne jemi për një analizë më të thellë, e cila duhet të ndriçojë publikun se si qeveria baton kontratën me elektoratin. Socialistët po hyjnë në vitin e 12 në pushtet. Shqiptarët kanë parë dy qeverisje, demokratëve dhe socialistëve. Fatkeqësisht socialistët shqiptar janë të vetmit në Europë që nuk kanë ndërtua një sistem social. Kush është ndryshimi i të majtëve dhe të djathtëve ka një dallim thelbësor si qeverisin.

Kur e majta erdhi në pushtet në 2013, si trashëgimtare e Partisë së Punës, do mund të ngrinte bazat e një të majte në Shqipëri. Shqipëria është shumë larg sisteme sociale që ka e majta në Europë. Të shumë shteteve që shquhen se si suportojnë skemën e pagave dhe pensioneve.'

Më tej deputetja Resulaj duke folur për rritjen e pagave të deputetëve thotë se kjo vjen me hierarki e nis që nga presidenti i republikës.

'Është një respekt për të arritur tek rritja e pagave. Nga presidenti i republikës, e kështu me rradhë. Është piramidë. Është e majtë apo nuk është. Dëgjojmë ta djathtën të flasin për politika sociale. Nga Danimarka tek Shqipëria politikat sociale nuk inkuadrojnë shumë. Nuk jemi një vendi i pasur,  por jo se nuk jemi një vend social.'

Spahiu theksoi më tej raportin e rritjes së çmimeve në vend krahasuar me rritjen e pagave.

'E mora në referencë me disa vende, po këto vende që aplikojnë kanë paralelisht një kontroll të mënyrës konkurruese të çmimeve të shportës. Çmimet janë mbajtur në kontroll, në Shqipëri ekzistojnë monopolet, në Shqipëri janë rritur çmimet. Në 10 vitet e fundit, çmimet në supermarketet europian nuk e kanë kaluar 10 % e rritjes. Shporta në Shqipëri është dhjetëfishuar, dhe e pashpjegueshme pse shteti nuk ndërhyn.'

Teliti shtoi se kryeministri Rama bëri rritje page për administratën publike për t'i bërë presion sektorit privat.

'Problematika sot, kryeministri thotë do rris pagat për të bërë presion sektorit privat. Çfarë politikash duhet marrë marrë si qeverisje për të rritur e sektorit privat, fuqinë e sipërmarrjes dhe biznesit. Kemi masën e fundit, të profesionistëve të lirë. Edhe tashmë futen tek taksimi 15 23 %. Një pjesë ka shpallur falimentin. Nuk bëhet rritje page për presion privatit.'

Më tej Kreshnik Spahiu analizoi problematikat pse në vendin tonë nuk është mundur të ngrihet një shtet social, e që sipas tij asnjë qeverisje si ajo e demokratëve dhe e socialistëve në 34 vite nuk kanë mundur të ngrenë qoftë edhe vetëm një azil pleqsh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Zef Preçi: Nuk ka politika për produkte 'made in Albania'! Po nxitet boshatisja e Shqipërisë, reagim pasi ka pamundësi për kushtet e jetesës

 

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi shprehet në 'Frontline' se ende nuk ka një mësim nga politikat qeveritare lidhur me shtresat në nevojë nga pandemia. 

'Sektori privat është në nevojën për fuqi punëtore. Hapja e dyerve për ekstrakomunitarë krijon një problematikë të re që lidhet me fuqinë punëtore. Nuk shoh asnjë mësim të nxjerrë nga pandemia, nuk shoh për shtresat në nevojë, si industria fason, nuk shoh përpjekje për ndihmë ndaj këtyre kategorive për prodhime shqiptare. Këtu mungojnë politika të tilla për made in Albania. Shtyhet kështu boshatisja e Shqipërisë. Është reagim social ku shohin mungesë shpresë dhe pamundësi për sigurim të mjeteve të jetesës', shprehet Zef Preçi.

Ora 22:40
Dorian Teliti: Pagat e administratës publike u rritën për t'i bërë presion sektorit privat! Banorë ikin, punonjësit publik shtohen

 

Këshilltari bashkiak i PD-së në bashkinë Tiranë, Dorian Teliti shprehet në 'Frontline' se taksimi 15 23% ka bërë që një pjesë e mirë të shpall falimentin.

Teliti: Problematika sot, kryeministri thotë do rris pagat për të bërë presion sektorit privat. Çfarë politikash duhet marrë marrë si qeverisje për të rritur e sektorit privat, fuqinë e sipërmarrjes dhe biznesit. Kemi masën e fundit, të profesionistëve të lirë. Edhe tashmë futen tek taksimi 15 23 %. Një pjesë ka shpallur falimentin. Nuk bëhet rritje page për presion privatit.

Resulaj: Për të rritur konkurrueshmërinë.

Teliti: Rritet kur rritet produktiviteti. Çfarë produktiviteti keni rritur ju në administratën publike? Për zyra të më të mira, keni investuar? Po si shpjegohet që rritet numri i administratës dhe ikja e njerëzve është e madhe. Bujqësia në rajon është e fundit për subvencione. Më pak banorë, më pak shqiptarë në Shqipëri, është ulur numri i maturantëve. Vetëm ju keni ulur numrin e maturantëve dhe keni dështuar në çdo lloj fushe. Sektori privat vuan sot për fuqi punëtore.

Ora 22:20
Spahiu: Në Shqipëri rrogat rriten 10%, ndërsa çmimet 100%

Juristi Kreshnik Spahiu duke analizuar mekanizmin e çmimeve në Shqipëri tha në Frontline për Marsela Karapançon se rritja e rrogave është mjaft e ulët krahasuar me rritjen e çmimeve.

'Tashmë ka hapur një tender të liberalizmit të gjithë fushave të ndryshme. Sot Be ka miratuar një legjislacion të ri, ligji i mundësive të barabarta. Çdo i diplomuar në çdo fushë iu njihet diploma, mjafton të jeni deri në 35 vjeç. E dyta, kjo edhe për profesionet e mesme që po disa fishohet. Duke qenë se jetojmë në një periudhë të tregut të lirë. Çdokush që e ndjen të aftë të bëjë karrierë Shqipëria do i duket shumë e vogël. Do përballet me mundësi të thjeshtë për një punë që paguhet 6 mijë euro. Ka mësues që shkon paga 3 mijë euro.

Me mijë vende për farmacistë bosh. Shqipëria do përballet me një hemorragji dhjetëfish të ikjes së trurit. Unë mendoj se çdo kënd që pyetet sot nuk e ka idenë si qeveria ka arritur në këtë indeksim, nuk është debatuar dhe bërë transparent. E mora në referencë me disa vende, po këto vende që aplikojnë kanë paralelisht një kontroll të mënyrës konkurruese të çmimeve të shportës. Çmimet janë mbajtur në kontroll, në Shqipëri ekzistojnë monopolet, në Shqipëri janë rritur çmimet. Në 10 vitet e fundit, çmimet në supermarketet europian nuk e kanë kaluar 10 % e rritjes. Shporta në Shqipëri është dhjetëfishuar, dhe e pashpjegueshme pse shteti nuk ndërhyn. Para një viti bëra një analizë të çmimeve të shportës në BE dhe supermarketet.

Për 3 muaj mu mbyllën të gjitha televizionet. Ishte i madh presioni politik e mediatik. Vetëm në Shqipëri nuk kanë ndërhyrë supermarketet kryesore të BE. Që mbajnë me furnizimin e fuqishëm mbajnë çmimin konkurrent që të mos rriten. Në vendet kryesore të Be është një listë, ku sheh me humbje, pasi shteti subvencionon, që të sigurojë shtresave të ndryshme minimmin jetik. Është krijuar disbalancë e jashtëzakonshme.'

Ora 22:12
'Paga juaj, 20 herë më tepër se e nënës sime', aktivisti debat me deputeten: Populizëm, kërkoni të prekni ndjeshmërinë e njerëzve

 

Deputetja e PS-së Pranvera Resulaj dhe aktivisti Jani Marka patën një debat lidhur me rritjen e pagës së administratës publike. Marka e quan absurde pasi pensionistët marrin 20 herë më pak se deputetët.

Preçi: Shqipëria është 32% GDP për frymë e BE. Sot një deputet në parlamentin europian 8 mijë e ca euro. Por e veçanta, parlamentet i marrin vendimet në një mandaturë dhe hyjnë në fuqi mandaturën tjetër. Kemi nivel të lartë informaliteti.

Resulaj: Populizëm i pastër. Që të thuash që e ka një deputet 20 herë më shumë se një pensionist. Prek ndjeshmërinë e një kategorie popullatë për populizëm dhe manipulim opinioni. Patjetër.

Marka: Paga juaj është 20 herë më tepër se e nënës sime.

Resulaj: Të përpiqesh të bësh me turp një deputet përpara publikut. E kemi parë sa jemi ndëshkuar me votë. Nëse nuk ndryshon hierarkia e pagës nuk ndryshon paga edhe administratës publike. Rritja e pagave duhej marrë për shkak të komisionit të ligjit.

Marka: E mbani në sirtar ligjin e minimumit jetik.

Resulaj: Është një respekt për të arritur tek rritja e pagave. Nga presidenti i republikës, e kështu me rradhë. Është piramidë. Është e majtë apo nuk është. Dëgjojmë ta djathtën të flasin për politika sociale. Nga Danimarka tek Shqipëria politikat sociale nuk inkuadrojnë shumë. Nuk jemi një vendi i pasur,  por jo se nuk jemi një vend social.

 

 

Ora 22:05
Spahiu: Socialistët shqiptarë të vetmit në Europë, që nuk ndërtuan sistem social dhe minimum jetik

 

Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për rritjen e pagave të administratës publike në 'Frontline' vlerësoi edhe qeverisjen e socialistëve në Shqipëri prej 11 vitesh që sipas tij nuk kanë mundur të ndrërtojnë një sistem social dhe minimum jetij si të majtët në Europë.

'Ne jemi për një analizë më të thellë, e cila duhet të ndriçojë publikun se si qeveria baton kontratën me elektoratin. Socialistët po hyjnë në vitin e 12 në pushtet. Shqiptarët kanë parë dy qeverisje, demokratëve dhe socialistëve. Fatkeqësisht socialistët shqiptar janë të vetmit në Europë që nuk kanë ndërtua një sistem social. Kush është ndryshimi i të majtëve dhe të djathtëve ka një dallim thelbësor si qeverisin.

Kur e majta erdhi në pushtet në 2013, si trashëgimtare e Partisë së Punës, do mund të ngrinte bazat e një të majte në Shqipëri. Shqipëria është shumë larg sisteme sociale që ka e majta në Europë. Të shumë shteteve që shquhen se si suportojnë skemën e pagave dhe pensioneve. Që parasë të vinte në pushtet e majta në Gjermani, kishte prioritet rritjen e pagës minimale. Një premtim elektoral për të marrë besimin në pushtet kërkon kontratë serioze nga të dy palët. Duhet të tregojë respekt për veten që ajo parti që nuk mban premtimin ta ndëshkojë me votë.

Ende nuk jemi aq civil ,që të respektojmë veten tonë për kontratën që kemi. Nuk fillon reforma me pagën mesatare, por me pagën minimale sidomos në Shqipëri ku është në diskutim ekzistenca për të mbijetuar. Po të marrësh në referencë ku qeveris të majtët, PS vetëm socialiste nuk është. Janë duke folur ende vetëm për pagat dhe pensionet që është vetëm një nga elementët e sistemit social.', u shpreh Spahiu.

G.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ninku: 21/06/2024 09:44

    Ps e ka mashtrimin ne gen. Keshtu thoshte edhe lideri komunist. Per vete rronte si mbret, me oborr, ne luks, kurse populli hante kotheren e bukes.

    Përgjigju
    • Or tej: 21/06/2024 14:05

      Bar do hame e nuk do te dorezohemi or teeeejjjjj

  • Iris: 21/06/2024 04:13

    Z.Spahiu,Z.Preci,z.Markaj,Shqiperia ka nevoje me shume per njerez si ju e me pak per Resulaj me shoke.

    Përgjigju
  • Ikor: 21/06/2024 03:44

    Ai që thotë populli le të leh , e rëndësishme karvani për para , po boshatis Shqipërinë.

    Përgjigju
    • Hë se: 21/06/2024 09:18

      Azil për pleq duhet aty se vetëm ata do ngeli aty

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla pritet në Dusseldorf nga ministri i Brendshëm i Landit Nordrhein-Westfalen: Forcojmë bashkëpunim në fushën e sigurisë

Ministri Balla pritet në Dusseldorf nga ministri i Brendshëm i Landit Nordrhein-Westfalen: Forcojmë bashkëpunim në fushën e sigurisë