Më 3 dhjetor zgjidhet KED e re, hidhet në Presidencë shorti për anëtarët e rinj! Listat e kandidatëve nga Kushtetuesja, KLGJ dhe KLP

Një short i mëparshëm për KED në Presidencë

TIRANË - Në fund të dhjetorit i përfundon mandati 1 vjeçar i anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED ka në përbërje 9 anëtarë.  KED e re do të funksionojë përgjatë vitit 2022. Presidenca ka njoftuar sot se të premten e datës 3 dhjetor 2021, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës do të hidhet shorti.

Sipas ligjit Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Presidenca ka njoftuar publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit. Gjithashtu ftohen përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.

Në KED zgjidhet 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit, 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtarë me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Lista e kandidatëve nga Gjykata Kushtetuese

Lista e kandidatëve të mberritur nga Keshilli i larte Gjyqesor

 

Lista e kandidatëve të mberritur nga Keshilli i larte Prokurorise

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeti: 24/11/2021 13:49

    Po pse e paska kaluar vetingun ky fare Gentian Hamiti??? Bobobo cfare Estrade.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

I shpallur ‘Non Grata’, Berisha gjen mënyrën për të shkuar në SHBA