'Me bazën e Kuçovës jemi nën ombrellën e NATO-s!' Vladimir Beja: Kemi pilotë shqiptarë që drejtojnë avionët F35

Ndërkohë që Europa dhe bota po përballet me një shqetësim në rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë që vijon prej dy vitesh, në Kuçovë u rijetësua baza ajrore, e cila do të vihet në funksion të misioneve taktike të NATO-s.

 ‘Ajo bazë ka qenë shumë funksionale dhe shumë e rëndësishme si në pozicionin gjegrafik por dhe gjeostrategjik. Ka qenë një nga bazat më të famshmet ajrore tona, madje e veçantë në kuadrin ballkanik” thotë Vladimir Beja, ish komandanti i Flotës Detare në një intervistë për Report Tv.

Prandaj jo rastësisht është zgjedhur ky pozicion nga NATO pasi plotëson më së miri interesat strategjike të NATO-s.

“Ne jemi të favorizuar që në territorin shqiptar vendoset një bazë që rrit ndjeshëm shkallën e sigurisë, qoftë dhe nga incidentetet. Baza taktike e NATO-s është bazë e avancuar ku prapa ka bazë e avancura e bazës strategike të italisëe pranuar me tre qëllime. Si bazë operacionale ku do të vendosen 4 – 6 avionë NATO-s, nga të cilët unë shpresoj të jenë F35. Janë avionë të NATO-s që do të vendosen në bazën shqiptare të NATO-s. Do të operojë nën komandon e NATO-s” tha Beja për emisionin 'Sot Live në Shqipëri'

Ndërkohë që Shqipëria ka dhe ‘pilotë shqiptarë që kanë patentën e F35’

Çfarë do të thotë kjo bazë për Shqipërinë?

“Do të prodhojë siguri të lartë” thotë Beja duke argumentuar dhe pse

“ Vetëm dronët Bajraktarë kanë rreze veprimi 130 km ndërsa një avion i NATO-s rrezen e veprimit e ka në 1 mijë kilometra. Jemi nën ombrellën e NATO, e bashkë me ne dhe pjesa më e madhe e Ballkanit. Shqipëria ka një siguri të lartë qoftë dhe nga incidenet që mund të ndodhin në zhvillimet e mëtejshme të luftës Rusi – Ukrainë. Kjo mbrojtje është nga lartësitë patrulluese të NATO-s por dhe satelitët janë në kuadër të mbrojtjes së territoreve. Mbrapa çdo avioni mund të veprojnë 60 operatorë. Teknologjia ka ndryshuar. Nuk bëhet fjalë për avionë por për sisteme të tëra sigurie.

E tashmë kur jetojnë në kohën kur siguria është në plan të parë jemi 'me fat që ndodhemi në krahun më të fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht"

Nga lufta Rusi – Ukrainë, janë kthyer në skrap 1/3 e anijeve dhe tankeve të Rusisë sepse e kanë pasur të pamundur ti përgjigjen zhvillimit të teknologjisë. Një avion i sotëm i NATO-s mund të kryejë detyrat e 12- 16 avionëve që ka lindja. E them me përgjegjësi profesionale. Tashmë NATO është në një zhvillim të madh teknologjik dhe ato vende që ishin të lëkundura po armatosen me teknologjinë më të fundit si F35. Kompania  Lockheed Martin nuk merr më porosi deri në 2037 kaq shumë kërkesa ka për këtë teknologji. Shqipërisë nuk i jepen dhuratë por është kontribuese në NATO.  

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BEJO VLADIMIRI: 05/03/2024 20:13

    OBejo a e di atë shprehjen:-këpucar ri te këpucët.Të shkon për shtat shumë.Mos u bë gjithollog.Bëjë politik se ushtarak ike humbur vlerat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr