'Më do, s’më do', kjo po ndodh tani në PD

'Më do, s’më do', kjo po ndodh tani në PD

Selia e PD

Partia Demokratike aktualisht ndodhet në stadin më të keq, bile më keq se ç’ka qenë në kohën e Lulzimit. Ata që deri para ditës së kongresit të mbajtur nga Berisha shpreheshin se “jemi për bashkimin, por pa ish-liderin”, sot i janë bashkuar atij. Kurse ata që shpreheshin se “iku Luli, të ikë Sala” apo dhe ishin të gatshëm të kandidonin përballë Berishës, sot janë tërhequr dhe po nxjerrin lloj-lloj pretendimesh. Ajo parti përfundimisht ose ndahet, ose nuk bëhet më kurrë.

Edhe pse Sali Berisha e ndjen vehten paksa “kryetar legjitim”, brënda tij ndjehet shqetesimi, pasiguria, dhe pamundësia për ti bashkuar të urtët dhe rrebelët e asaj partie. E ndërsa Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimimin e Enkeleid Alibeajt, shumica e përprahësve të Lulzimit, janë në mëdyshje. Por gjithsesi ata nuk ju bashkuan kongresit të fundit. Mbajnë shpresën tek amerikanët. Por ç’po ndodh në PD, pse njëherë aqfrohen, dhe pastaj largohen deputetët apo dhe ata që kanë 2 vjet që dalin ekraneve dhe flasin herë si antiberishë dhe herë si antibashë? Me ata, në fakt po ndodh një procesi i natyrshëm i pavetëdijes autonome. Ata e kanë humbur procesin e individualizimit. Ata janë të ndërvarur nga Berisha, Basha, Kim, Rama, etj…

Shumica e deputetëve të grupimit parlamentar të Partisë Demokratike, nuk janë të sigurtë për vendimin që duhet të marrin pas “ribashkimit” që bëri Berisha në kongresin e fundit. Ka prej tyre që janë drejt mbylljes së karrierës politike, por ka shumë të tjerë që preferojnë të rihyjnë dhe rizgjidhen sërish deputetë pas 4 vitesh. Por pasiguria tek e ardhmja e asaj partie ashtu siç vajtën punët pas ardhjes së Berishës, i ka dyzuar ata në vendimet e tyre. Që ndarja e Partisë Demokratike është e sigurtë, ajo shihet. Por e diskutueshme mbetet deri në zgjedhjet e reja, ku do të shkojë shumica e deputetëve të grupimit parlamentar. “Heshtja” e Lulzim Bashës, nuk duket e paqëllimtë, dhe këtë po e konfirmon qëndresa e Alibeajt përballë Sali Berishës. Ditën e kongresit, në sallën e mbushur me përkrahës të ish-liderit, u panë  tek-tuk edhe deputetë të cilët deri para  Dhjetorit 20021, ishin mbështetës të flaktë të Lulzim Bashës.

“Më do, s’më do”, kjo po ndodh me shumicën e deputetëve të asaj partie, tek shihen që herë ti afrohen dhe herë ti largohen ish-liderit. Por ajo që duhet të na prokupojë, mbetet fakti se vendi ka vite  pa opozitë, dhe kjo për shkak të luftës së brëndshme në PD. Duket se politika shqiptare, mbetet apatike dhe koniukturale për zgjidhjen e situatave të tilla. Sali Berisha nga ana e tij, e ka marrë peng Partinë Demokratike duke shuar përfundimisht shpresat e të djathtëve në Shqipëri, se do të kemi opozitë konstruktive dhe të përgjegjshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I tej: 04/05/2022 19:11

    Me demek PD ka shku pet lesh

    Përgjigju
  • Erind: 04/05/2022 16:35

    Si dashnoret e venwdikut jane bere

    Përgjigju
    • titi kavajes: 05/05/2022 10:58

      pd eshte parti e dale boje ka mbaruar se punuari cdo akrep i saj

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona