Me dokumente italiane të falsifikuara drejt Britanisë për të kërkuar azil si viktimë e prostitucionit, arrestohet në Rinas 24 vjeçarja

Me dokumente italiane të falsifikuara drejt Britanisë për të kërkuar azil si viktimë e prostitucionit, arrestohet në Rinas 24 vjeçarja

Aeroporti i Rinasit

Një 24 vjeçare është arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit pasi u kap me dokumenta të falsifikuara në çantë me qëllim kërkimin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar.

24 vjeçarja, M.M kishte falsifikuar një kartë identiteti italiane dhe një leje drejtimi. Ajo kishte si qëllim kalimin drejt Mbretërisë së Bashkuar ku do të kërkonte azil me pretendimin se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit. 

Ndërkohë policia ka vënë nën hetim 30 vjeçarin A.S i cili po e shoqëronte.

Gjatë kontrollit të detajuar, në cantën e të resë, policia gjeti dhe sekuestroi një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara, të cilat planifikonte t’i përdorte për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke sajuar alibinë se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë