'Me dorën time të çova në burg', Çun Lajçi letër prekëse të birit në qeli: Tani prokurorinë m’duhet ta bind se ai asht djali im e jo krimineli serb

'Me dorën time të çova në burg', Çun Lajçi letër prekëse të birit në qeli: Tani prokurorinë m’duhet ta bind se ai asht djali im e jo krimineli serb

TIRANË- Aktori Çun Lajçi sot feston 77-vjetorin e lindjes mirëpo pranë tij nuk ka një ndër njerëzit më të dashur, djali pasi ndodhet pas hekurave. Arrestimi i djalit të tij erdhi pas denoncimit të vetë aktorit, i cili tha se ngjarja mori jehonë mbrapsht pasi efektivët raportuan për dhunë në familje.

Në këtë ditë, ai i ka dedikuar disa rreshta të ndjera, për të treguar se historia nuk është ashtu si raportohet në media, por një panoramë krejtësisht tjerët. “Tani prokuorinë m’duhet ta bind se ai asht djali im e jo krimineli serb”, e mbyll shkrimin e tij Çun L

"Biri im

Kur lindi motra jote, zemra ime u dalldis e gjithçka që pata kaloi n’anën e saj. Jeta ime s’ishte e imja ma! Por ti s’vonove e çele si kërmyll e jeta ime u nda n’dysh. N’dy pjesë zemra. N’dy pjesë puna. N’dy pjesë jeta! Gjithçka e imja u baj e jueja. Por ah! Ajo, siç erdhi e para e para iku n’amshim dhe pjesa e saj u ba e jotja! Vazhduem ashtu siç ditem e mujtem me jetua me dhimbjën që na e vari në tre gjoksa!

Tani me ket dhimbje po të shkruej në vitin tim të 77-të, n’ditëlindjen e vetmueme dhe tepër larg teje. Po t’shkruej se u zgjova tue folë me ty n’gjumë: Po shkojmë n’Rugovë m’the dhe unë t’përqafova!

Ah! Ky nga dhoma e vetmisë më përkujtoi ndaj u ula me shkrua!

Ty ndofta nuk t’kujtohet, se kishe pi ma shumë seç duhej e nga droja se po të ndodhë e keqja u nguta me thirrë policinë! Mu duk rruga ma e shkurt dhe ma e leht me t’vu nën kontroll, nga që alkoholi t’kishte mbërthye n’kthetrat e veta!

M’përgjasove n’Bekimin e “Mbledhësit të puplave” kur e theve gotën e dorën e përgjake. Nxitova ta thërras policinë e gabova! Me dorën time të çova n’burg, jo pse ti po ushtroje dhunë ndaj nanës e babës, jo pse ti po e therje vetvetën (siç raportuan mediat), por prej dashnisë dhe dëshirës me t’pasë të shëndoshë e jetëgjatë pranë vetës. Qëllimi ishte i thjeshtë: Po e dërgoj n’polici që ta ruejnë n’burg për nji natë deri sa t’i kaloi pia dhe t’ia lidhin plagën. Kaq! Por thirrja doli e gabueme. Mori jehonë kur mbrapsht raportoj policia: Dhunë familjare. Djali i filanit e theri vetvetën! Turp që s’kapërdihet!

Nji muej paraburgim për djalin e Çunit, dhe nji muej paraburgim për kriminelin polic serb, që u arrestua n’veri!

E shihni si barazohemi e barazpeshohemi? Unë e ftoj policinë me shpetua djalin tim nga alkoholi i nji nate (ngaqe unë s’kisha forcë) e djali përfundon n’paraburgim nji mujor!

Edhe pse larg teje, mua n’gjumë m’erdhi urimi yt për 77-vitet e mia dhe me zgjove nga gjumi me sytë e përlotun!

Tani prokuorinë m’duhet ta bind se ai asht djali im e jo krimineli serb", thuhet në letër. 

Pak ditë më parë, vetë aktori përgënjeshtroi lajmet se i biri ka therur veten me thikë dhe më pas ka kërcënuar familjen. Aktori tha se djali ishte i dehur dhe kishte thyer një gotë me dorë. I frikësuar se mund të sulmonte dikë, Lajçi thotë se njoftoi policinë të merret me rastin, por sipas tij janë shtrembëruar faktet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 19/12/2022 07:29

    Mire ke bere qe e ke denoncu or teeeejjjjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë