'Më falni dhe më ndihmoni se kam frikë të fle', flet kërcënuesi i djalit të Isa Mustafës: Ja e vërteta

'Më falni dhe më ndihmoni se kam frikë të fle', flet kërcënuesi i djalit të Isa Mustafës: Ja e vërteta

Besnik Mustafa, djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa mbrëmë mori një kërcënim në rrjetin social Facebook, të cilin e publikoi në profilin e tij.

Por, kërcënuesi i cili në rrjetin social Facebook, mbanë emrin Kryeziu Bekir e ka mohuar. Ai ka thënë se nuk e ka kërcënuar të birin e Isa Mustafës duke sqaruar se i kanë keqpërdorur profilin në Facebook, ndërsa ka kërkuar ndihmë, duke pohuar se edhe atë tashmë janë duke e kërcënuar.

“Kërkoj ndihmë nga ju, ju lutem më ndihmoni, janë duke ma keqpërdor adresën e FB. Në emrin tim e kërcënojnë djalin e Isa Mustafës, unë nuk jam njeri që kërcënoj, unë nuk jetoj në Kosovë, unë jetoj në Zvicër. Ju lutem më ndihmoni, po më kërcënojnë edhe mua. Kërkoj falje publikisht edhe pse nuk kam qenë unë, ju lutem më ndihmoni”, ka thënë Kryeziu Bekir, shkruan gazeta Insajderi.  

Ai shprehet se nuk e di se kush e ka bërë këtë. “Un nuk kam kërcënuar, unë punoj furrtar natën, ditën kam pak kohë e shfrytëzoj me familjen. Kam një djalë 13 muajsh e tash asht në gjumë, kam frikë me shku me flejt, po frikësohem”. Ndërkohë që dje në Kosovë është arrestuar anëtari i Nismës, Haxhi Hoti pasi bëri një deklaratë të fortë, ku shkruante se Albin Kurti ka dy mundësi: të lërë Kosovën ose do të vritet.

Mesazhi kercenues qe ka publikuar ne Facebook djali i Isa Mustafes



Reagimi i personit, nga adresa e te cilit u kercenua Besnik Mustafa

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit