Me foton e Lulzim Bashës në kornizë... Bardhi takim me banorët në Fier

Me foton e Lulzim Bashës në kornizë... Bardhi takim me banorët në Fier

FIER - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ishte në një takim me banorët e qarkut të Fierit ku ishin të pranishëm edhe ish-deputetë të opozitës joparlamentare.

"Qarku i Fierit është sot parajsa e krimit të organizuar dhe hajdutërisë së klientëve të qeverisë, që zhvasin pasuritë natyrore, naftën dhe gazin, si dhe kanë eleminuar konkurencën e lirë në çdo fushë të biznesit. Gjatë takimeve në Fier, Divjakë, Roskovec dhe Patos, gjeta biznese pa konsumatorë, konsumatorë të frikësuar, qytetarë të zhgënjyer dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre. Qytetarët e qarkut Fier ndjehen të tradhëtuar nga Partia Socialiste që ata kanë votuar në shumicë historikisht.  Për ne demokratët nuk ka detyrë më të madhe sesa t’u kthejmë qytetarëve shpresën dhe besimin se Fieri, Lushnja, Divjaka, Roskoveci, Mallakastra dhe Patos mund të zhvillohen, se Shqipëria mund të jetë një vend normal ku secili të vlerësohet në mënyrë të ndershme për punën e tij, pa qenë i detyruar të punojë për një bandë apo një pushtetar hajdut. Për këtë, qytetarët nuk duhet të braktisin vendin, por duhet të braktisin Edi Ramën, qeverisja e të cilës në këto 6 vjet ka sjell vetëm varfëri, hajdutëri dhe pasiguri", tha Bardhi.

Por ajo që bie në sy është ambienti i takimit të Bardhit me banorët e zonës. Veç flamujve që të japin përshtypjen sikur të jemi në fushatë zgjedhore, në të gjitha takimet në ambiente të ndryshmë që kanë bërë në këtë qark, evidentohet fotoja e kryetarit të Partisë Demokratike vendosur në një kornizë në mur...Duket se demokratët kanë nisur të zëvendësojnë imazhin e Ismail Qemalit, që mbajnë institucionet zyrtare, me atë të liderit demokrat Basha!

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 30/01/2020 13:20

    hahaha kjo qenka gallate:)

    Përgjigju
  • O tej: 29/01/2020 22:05

    Si ne foto me ngjan si loqemacok

    Përgjigju
  • Lui: 29/01/2020 21:43

    Vertete qesharake, por edhe e trishte. E pastaj thone pse ikin shqiptaret. Ikin ore pisa politikane sepse kane frike per alternativen qe ka perballe Rama. Dmth te heqesh Ramen qe te vini ju me kete mendesi komuniste i bie qe mos kete me te ardhme ky vend sepse zakonisht alternativa duhet te jete gjithmone me shpresdhenese se qeveria. Por ketu ne Shqiperi si cdo gje ndodh e kunderta qe duhet te jete. Alternativa e opozites eshte me keq se qeverisja... Cfare drame per popullin shqiptar..:(

    Përgjigju
  • Blenard: 29/01/2020 17:10

    Muuuuhahahahahahahajaha sa qesha ptuuuuuuuu rac e keqe komunistat e m**it e b**hlepirsa

    Përgjigju
  • Trimi: 29/01/2020 16:35

    Skandaloze, kjo mëndësi kërkon pushtetin. Kurrë më kultit të individit. PD=Parti Debilash

    Përgjigju
  • fierti: 29/01/2020 16:22

    ahahahaha, ne delir komplet per cik pushtet lulishi na shkriu fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU