Me buzëqeshje në fytyrë dhe një kafe në tavolinë, Ervin Salinji duket se po e shijon atë që e quan “fitore”, pas përjashtimit të tij nga gara e PD për kryetar.

Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, ai ka vijuar retorikën e tij kundrejt Sali Berishës, të cilin e ka quajtur “frikacak” pasi u tremb nga gara.

“Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur! Mirënjohje miq për mbështetjen e jashtëzakonshme!”, shkruan Salianji.

Një ditë më parë, Berisha skualifikoi edhe Mereme Selën, një kandidaturë që Salianji e përshkroi si “serioze” gjatë një interviste për Report Tv, si dhe kandidatin Vladimir Mulajn, duke ia lënë vetes rrugën të hapur për të qëndruar në krye të partisë.