Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video me një të ri ambientalisht, me të cilin njoftoi se kishte zhvilluar një intervistë për ambientin.
Duke qenë se i riu tha se ishte nga Peza e Madhe e Tiranës, Rama shkembeu batuta me të duke e cilësuar si komunist.
“Jemi këtu me Altinin, më tha hajde bëjmë një foto, pastaj e kaloi në video, sepse është 5 breza socialist thotë. Po ishe nga Peza pastaj, nga ajo e madhja sidomos, aty je komunist fare. Por tatuazhet tregojnë qartë që ky nuk është as socialist, as komunist, por ambientalist. Sapo kemi mbaruar një intervistë pikërisht për ambientin”, tha mes të tjerash Rama.
Në formë humori, Rama shkroi në rrjetet sociale krahas videos “Më shumë se socialist, po jo komunist… Çfarë është?”.









Komente
Komento