‘Me Skënderbeun në krye, shqiptarët ‘shokuan’ Evropën’, historiani Ferit Duka: Ka meritë në shpëtimin e Qytetërimit Perëndimor, referencë për brezat!

556 vjet prej ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit kujtohet historia dhe identiteti i tij. Historiani i periudhës Osmane Ferit Duka, rrëfen se lufta e shqiptarëve me në krye Skënderbeun ishte në kufijtë e të pabesueshmes. Një popull i vogël, me resurse minimaliste, që arrin t’i bëhet barrierë vërshimit osman drejt brigjeve të Adriatikut.

“Shqiptarët kanë aksione të mëdha përsa i përket shpëtimit ruajtjes së qytetërimit perëndimor në një fazë kritike për Evropën. Pasi kur Evropa jetonte një nga fazat më të ndritura të saj siç ishte Rilindja Evropiane, Humanizmi Evropian sigurisht që kërcënimi Osman përfaqësonte një rrezik të madh”, shprehet studiuesi i historisë Ferit Duka.

Skënderbeu në këtë përvjetor, vjen edhe përmes një ekspozite që sjell në vëmendje disa nga veprat kryesore që u shkruan mbi të. Duka sjell në vëmendje një nga kryeveprat, siç është “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut” të Marin Barletit që sipas tij u bë pjesë e literaturës humaniste evropiane.  Në veprat e një sërë autorëve nga Jeronim De Rada, Dhimitër Frangu, Naim Frashëri e të tjerë që pasuan, Skënderbeu ishte një figurë referencë inspiruese.

“Figura  e Skënderbeut, duke qenë se është e lidhur me kauzën më të rëndësishme të njeriut siç është liria, është një figurë referencë, jo vetëm për Qytetërimin Perëndimor, por edhe për brezat  e ardhshëm. Rilindësit e popullarizuan, jo pa qëllim, por për të mobilizuar popullin në luftë kundër pushtuesit osmanë. Naim Frashri i dedikoi edhe veprën e tij të posaçme për këtë qëllim”, shprehet më tej Duka.

Historiania Nevila Nika sjell në vëmendje Skënderbeun, jo vetëm si figurë për bashkuese, por edhe me një impakt të padiskutueshëm, çka i ka rritur prestigjin edhe vendit.

Qytetarët e Shkodrës, në vitin 1878 në një thirrje që bënin duke të kujtuar Skënderbeun shkruanin “Jemi populli i fundit që mbrojmë Evropën nga depërtimi tashë sllav dhe jo ai osman. Pra kujtesa e popullit tonë ka qenë kaq e fuqishme...

Një kujtesë ku ne ishim në  Evropë dhe përsëri jemi në situatën që duam ti bashkohemi Evropës”, thotë Nika.

Gjatë këtij takimi u promovua dhe bibliografia “Gjergj Kastriot Skënderbeu në veprat e autorëve shqiptarë (1480-2023)” i studiuesit e koleksionistit Hysen Dizdari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
Studiuesi: Marin Barleti me 'Skënderbeun' pjesë e literaturës humaniste europiane! Rilindasit e popullarizuan që kombi ynë të ngrihej kundër pushtuesit!

Në përkujtim të përvjetorit të 556-të të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut u çel sot në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit një ekspozitë ku u pasqyruan disa nga botimet e shkruara mbi të nga viti 1480 deri në vitin 2023. Disa nga bibliografitë më të rëndësishme të ekspozuara kanë autorë si Dhimitër Frangu, Naim Frashëri, Jeronim De Rada, Fan Noli e deri tek Aurel Plasari. Historiani Ferit Duka, studiues i periudhës osmane, u ndal tek "Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut” të Marin Barletit" (fillim shek. XVI) që sipas tij, për referencat e kohës dhe mënyrën se si u kompozua, u bë pjesë e literaturës humaniste evropiane.  Më tej ai theksoi ndikimin e fortë të Skënderbeut, në periudha të veçanta kur u shkrua për të, si ajo e Rilindjes, ku ndonëse nuk mungonin elementët nacionalistë ato ishin të bazuara në të dhëna e burime, duke e bërë kështu heroin figurë frymëzuese për çështje të tjera kombëtare, veçmas për Pavarësinë e vendit. 

“Figura  e Skënderbeut, duke qenë se është e lidhur me kauzën më të rëndësishme të njeriut siç është liria, është një figurë referencë, jo vetëm për Qytetërimin Perëndimor, por edhe për brezat  e ardhshëm. Rilindësit e popullarizuan, jo pa qëllim, por për të mobilizuar popullin në luftë kundër pushtuesit osmanë. Naim Frashri i dedikoi edhe veprën e tij të posaçme për këtë qëllim”, u shpreh historiani Ferit Duka.
 

Ora 20:51
'Ne, barriera që mbrojmë Europën nga depërtimi sllav, kërkojmë nga Fuqitë e Mëdha të jemi shqiptarë!' Historiania: Skënderbeu 'i pranishëm' dhe në Memorandumin e Shkodrës

Në 556 vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, historiania Nevila Nika thotë se shteti shqiptar duhet t'i jap më shumë zë kësaj figure historike, përmes mediumeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe kinemanë, por edhe sjelljes në kujtesë në përvjetoret e tij përmes nismave institucionale. Prej Qendrës Kombëtare të Librit ku sot u mbajt një diskutim për veprat dhe identitetin e heroit, ajo solli në vëmendje impaktin që kishte emri i tij në botë edhe afro katër shekuj pas vdekjes. Shembulli që studiuesja e historisë nënvizoi është ai i  Memorandumit të Shkodrës, dokumentit të hartuar në qershor të 1878-ës nga një grup patriotësh së Shkodrës drejtuar kryeministrit britanik Bikonsfild ditën e hapjes së Kongresit të Berlinit


"Në 1878 qytetarët e shkodrës në një thirrje që i bëjnë memorandumit drejtuar lordit Bikonsfild, Benjamin Disaraelit, Ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe, ka një rresht të jashtëzakonshëm që të kujton Gjergj Kastriotin Skënderbeun: Ne kërkojmë nga Fuqitë e Mëdha, asgjë tjetër veçse të jemi shqiptarë. Jemi i vetmi i popull, që jemi barriera e fundit që të mbrojmë Europën nga depërtimi tashmë sllav, jo ai osman. Do të thotë lidhja, kujtesa e popullit tonë ka qenë kaq e fuqishme. Ishte një kujtesë, që tregon se ishim në Europë, tani u rikthyem që t'i bashkohemi Europës", shprehet Nika.


Në këtë memorandum Shqipëria denonconte Traktatin e Shën Stefanit, afirmonte identitetin kombëtar të popullsive shqiptare në trevat e banuara prej tyre nga veriu në jug dhe shkruante për pavarësinë e vendit duke u shkëputur nga Turqia.
 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skondoviç: 18/01/2024 00:14

    Filluan me perrallat & historite komuniste keta.

    Përgjigju
  • Aleksandri: 17/01/2024 20:08

    A e shikon monumentin e Skenderbeut ne sheshin 'Skēnderbej',ështe në fund te ' piramides ',se keshtu eshte ndertu sheshi,ka nje kulm ne qender dhe monumenti fillon e 'bie' Nese e sheh ne piken zero psh nga bulevardi 'zogu i parë' monumentin,sheh vetem gjysmen e siperme të tij. A ka kuptim kjo,kur monumenti i Skenderbeut duhet te jete e shikushme nga cdo pozicion i tëri. Shikoni filmin 'Skenderbeu' në versionin e ri ,me titrat anglisht,është skandal,jo vetem qe zërat janë dublu keq sepse dublantēt e zërave nuk i janë pērshtatur personazhit dhe aksionit,por vet zēri duket që është në studio ,sepse nuk lidhet me skenat në terren. Pashë në youtube te dy variantet dhe ai i origjinalit ishte perfekt edhe pse i vitit 1954 dhe atij t'i vihen titrat anglisht. Problemi pra është se ne atë që kemi për Skenderbeun,e tjetersojme dhe nuk e mirmbajmë dhe atë që kemi dhe kur vjen koha për ta kujtuar,i kalojmë tangent,e anashkalojmë me ndonjë 'qokë' të vogël,se nuk i japim rēndësinë e duhur,atë që ai në të vërtetë meriton.

    Përgjigju
  • Or tej: 17/01/2024 18:28

    Tani po i shokojme me mafien tone or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic