Me vlerë rreh 6 milionë paund, prokurorët rumunë marrin ‘flotën’ e makinave luksoze të Andrew Tate  

Me vlerë rreh 6 milionë paund, prokurorët rumunë marrin ‘flotën’ e makinave luksoze të Andrew Tate  

Andrew Tate dhe makinat e sekuestruara

Autoritetet rumune kanë sekuestruar makinat luksoze nga kompleksi i personazhit të njohur në rrjetet sociale Andrew Tate, si pjesë e një hetimi penal mbi trafikimin e dyshuar të qenieve njerëzore. Disa makina, duke përfshirë një Rolls-Royce, BMW dhe Mercedes-Benz, u morën nga kompleksi Tate në periferi të Bukureshtit, të shtunën për t'u transportuar në një vend magazinimi.

Më parë këtë javë, prokurorët thanë se kishin sekuestruar 15 automjete luksoze dhe më shumë se 10 prona dhe shtëpi që u përkisnin të dyshuarve në Bukuresht dhe qarqet e Prahovës dhe Brasovit për të parandaluar shitjen ose fshehjen e pasurive.

Koleksioni i tij të makinave, vlerësohet nga burimet policore të ketë një vlerë rreth 6 milionë paund. Midis makinave të sekuestruara është një Rolls Royce Wraith blu me vlerë 310 mijë paund  dhe një McLaren 765LT me vlerë deri në 41 mijë paund.

Të paktën dhjetë prona të lidhura me Vëllezërit Tate thuhet se janë sekuestruar nga policët nga Bukureshti dhe Qarku Prahova aty pranë.

Thuhet se pasuritë e sekuestruara në të gjithë Rumaninë përfshijnë një Rolls Royce, një Lamborghini, një Aston Martin, një McLaren, tre Porsche, dy BMË, dy Ferrari dhe pesë Mercedes.

Foto e marrë nga kompleksi i Tate tregon automjete me targa të personalizuara "T8".

Prokurorët kundër krimit të organizuar arrestuan Tate, vëllain e tij Tristan dhe dy të dyshuara femra rumune më 29 dhjetor me akuzën e formimit të një bande kriminale që ka shfrytëzuar seksualisht gjashtë gra. Aktualisht ata e kanë mohuar krimin.

Ish-kikboksieri humbi kohët e fundit një apel kundër vendimit të mëparshëm të një gjyqtari për të zgjatur arrestimin e tij nga 24 orë në 30 ditë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale