Shqiptarët po tentojnë të blejnë gjysmën e Venecias” kanë raportuar kështu mediat italiale, “ Il Gazzettino” , e cila ka hedhur dyshimet se një veprim i tillë është marrë sepse duan të kryejnë  pastrim parash.

Rritja e kërkesës së shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qendrën historike të Venecias preokupon institucionet, turizmin lokal, sipërmarrësit vendas e qytetarët.

Alarmi është përcjellë nga Federata e Sipërmarrësve Venecianë  dhe  presidenti i saj Roberto Maglioço.

“Çdo ditë në Venezia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qendrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, thotë ai, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre”, shprehet ai. 

Mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompetente për të kuptuar nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve që duan të blejnë restorantet e lokalet e tyre fshihen investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o ricklim ndërkombëtar parash”, theksohet në të përditshmen italiane. 

Mungesa e turistëve, shkaktuar nga pandemia globale. fatkeqësitë natyrore si përmbytjet që muaj më parë dëmtuan seriozisht qytetin, pezullimi i udhëtimeve me krocera, qiratë e larta që duhet të paguajnë e që shkojnë nga 9 mijë deri më 20 mijë euro në muaj,  kanë shkaktuar vështirësi të shumta ekonomike tek sipërmarrësit  venecianë.