Nuk do të jetë BBC-ja, që ndodhet nën sulmin e qeverisë së konfirmuar të kryeministrit konservator David Cameron, ajo që do të transmetojë festimet e shumta për 90-vjetorin e mbretëreshës Elizabeth, ngjarje për të cilën po flitet 11 muaj përpara.
Përjashtimi i televizionit autoritar publik britanik në përfitim të ITV-së u njoftua sot në faqen e parë nga "Daily Telegraph", gazetë ultrakonservatore, që flet për një "BBC të zhvlerësuar".
Festimet do të jenë të mëdha dhe pritet t'ua kalojnë edhe atyre të thyerjes së rekordit nga ana e Elizabeth-ës të qëndrimit në fron, që do të zhvillohen vjeshtën e ardhshme.
Sipas gazetës "Times" deri tani është parashikuar një paradë e madhe me kuaj në Windsor me 600 të tillë dhe 1 500 figurantë.
Konfirmohet edhe prania e Katherine Jenkins, mexosoprano shumë popullore, pa të cilën, sipas "Times" asnjë festim mbretëror nuk do të ishte i plotë./ atsh /
/Shqiptarja.com