Mediat e bëjnë të kryer Anchelotti-n te Everton, klubi anglez e mohon: S'kemi marrëveshje me asnjë trajner

Mediat e bëjnë të kryer Anchelotti-n te Everton, klubi anglez e mohon: S'kemi marrëveshje me asnjë trajner

24 orët e fundit është folur intensivisht në mediat ndërkombëtare se Carlo Anchelotti, trajneri i shkarkuar nga Napoli, ka arritur marrëveshjen me Everton, i cili nga ana tjetër ka larguar Marco Silva-n. Gjithsesi në një deklaratë të shkurtër Everton e ka hedhur poshtë një fakt të tilla:

“Në 11 ditë që nga shkarkimi i Marco Silva-s, bordi i Everton ka punuar për të rekrutuar një trajner të ri dhe ka mbajtur takime me disa kandidatë. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk është bërë asnjë ofertë për kontratë dhe asnjë kandidat nuk është zgjedhur.”

Pothuajse një javë më parë Anchelotti u shkarkua nga Napoli menjëherë sa po i siguroi ekipit kualifikimin në turin me eliminim direkt në Champions League. 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë