Alarmi për terrorizëm në Itali vjen nga përtej Adriatikut, kështu raporton prestigjozja italiane ‘La Repubblica’ duke pasur parasysh sulmet dhe frikën e sulmeve terroriste që ka pushtuar Europën, nisur edhe nga ngjarjet e fundit. Por edhe e përditshmja italiane 'Corriere della Sera' i kushton një shkrim 38 vjecarit shqiptar Alban Elezi i akuzuar në Itali për propagandë ndaj xhihadit dhe radikalizim.
“Alarmi vjen nga Shqipëria. Shërbimet tona të Inteligjencës sikurse edhe ato të vendeve perëndimore kanë dhënë alarmin e radikalizimeve në disa prej fshatrave, kryesisht në kufi me Kosovën, ku prej kohësh valëvitet flamuri i zi i shtetit islamik ISIS. Dhe rastet e radikalizimit po shtohen duke u shndërruar në një fuçi baruti. Dhe në këtë rast Italia është një vend i rrezikuar dhe në veçanti Puglia.
Kjo për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe kryesisht për shkak të pranisë së personave të radikalizuar dhe grupet ndërkombëtare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” shkruan 'Repubblica' duke cituar burime të inteligjencës italiane.
Shqipëria
Që nga lindja e shtetit islamik një numër i madhi luftëtarëve të huaj është nisur nga Ballkani dhe kryesisht nga Shqipëria. Numërohen mijëra luftëtarë. Në 12 muajt e fundit praktikisht numri është reduktuar. ISIS ka humbur territore në Siri cka e ka detyruar shtetin islamik të bllokojë shumë prej udhëtimeve. Ndërsa shërbimet e inteligjencës europiane sinjalizojnë se radikalizimi nga ana tjetër është thelluar pikërisht në këto muaj. Një alarm të tillë autoritetet shqiptare në një farë mënyre po kërkojnë ta përballojnë.
Deri më tani janë dënuar 9 persona për radikalizim, dhe po përpiqet të kërkohet në xhami ndërsa 89 të tilla duket se janë jashtë kontrollit. Shërbimet shqiptare kanë sinjalizuar disa imam duke i konsideruar si të rrezikshëm, dy prej të cilëve janë në burg.
Më i rrezikshmi mes tyre përmendet Almir Daci i cili ka radikalizuar shumë persona të tjerë. Dhe pikërisht djemtë nga Leshnica, Zagorçan dhe Rëmenji duket se po shkaktojnë frikë dhe drithërimë në Europë.
Puglia
Puglia është qyteti i cili sipas italianes, është më i rrezikuari për shkak të pranisë së personave të dyshuar.
Një djalë i quajtur Ervis Alinj është transferuar në Puglia që kur ka qenë i vogël më pas kthehet në Shqipëri ku u radikalizua dhe më pas humbi jetën ndërsa luftonte në Siri. Këta element vijnë nga pjesa juglindore e Shqipërisë duke përmendur këtu përfshirjen edhe në grupet e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafikun e armëve.
Një fakt i tillë e bën edhe më të rrezikshme situatën, çka lidh krimin e organizuar dhe organizatat terroriste. Në fakt prej kohësh autoritetet e Barit po punojnë lidhur me celulën shqiptare. Një kapitull është hapur pikërisht pas tragjedisë në Nice ku kujtojmë se një çifti shqiptar është arrestuar se ka furnizuar me armë autorin e sulmit Bouhlel.

Mediat: Elezi lidhje me al Bagdadi
Edhe e përditshmja italiane 'Corriere della Sera' i kushton një shkrim 38 vjecarit shqiptar Alban Elezi i akuzuar në Itali për propagandë ndaj xhihadit dhe radikalizim. Por sipas disa të dhënave shqiptari është përshirë në hetimet që kanë të bëjnë me Abu Bakr al Baghdadi. Sipas medias Elezi ka patur lidhje me rrjetin xhihadist, Kalifatin dhe kontakte drejtpërdrejtë me kreun e Kalifatit al Baghdadi.
Shqiptari ndodhet në Shqipëri, shkruan prestigjiozja, me një mjekër gjithmonë e më të madhe, herë pas here edhe punon por pjesërisht qëndron i mbyllur në shtëpi ndërsa Kuranin e mban në duar.
38 vjecari u dëbua nga Italia në korrik 2015. Ndërsa vijojnë hetimet si nga autoritetet shqipatre dhe ato italiane lidhur me dyshimin se Elezi ka lidhje me al Bahdadi-n.
(E/M/d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO