Mediat ndërkombëtare, jehonë deklaratave të SHBA-së dhe Kanadasë: Maskat që u ka kaluar afati mund të përdoren dhe janë efektive

Mediat ndërkombëtare, jehonë deklaratave të SHBA-së dhe Kanadasë: Maskat që u ka kaluar afati mund të përdoren dhe janë efektive

Opozita në Tiranë ka nisur një luftë, menjëherë pas prezantimit të masave për përballjen me koronavirusin, duke deklaruar se maskat mjekësore në dispozicion të profesionistëve të shëndetësisë janë të skaduara dhe dëmtojnë personat që do t’i përdorin.

Por si qëndron e vërteta e maskave mjekësore?

Mediat prestigjioze si Washington Post dhe National Post kanë investiguar çështjen e maskave duke u nisur nga fakti se edhe në vende si SHBA dhe Kanada (nga ku kane ardhur dhe masiat qe perdoren ne Shqiperi) stoku i maskave mjekësore daton që nga shpërthimet e pandemive virale si SARS apo H1N1 është i pamjaftueshëm dhe tashmë u ka kaluar afati.

National Post shkruan se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA konfirmon që maskat mjekësore mund të përdoren në mënyrë efektive edhe vite pas afatit të deklaruar të përdorimit. Nga ana tjetër, mungesa e maskave mjekësore është një problem global që ka adhur së bashku me pandeminë e virusit COVID-19.

Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë rreth 12 milion, megjithëse u duhen 300 milion. Për më tepër në rastin e SHBA, sipas Washington post që nga pandemia e gripit H1N1 të 2009 nuk është rimbushur më stoku shtetëror i mjeteve mjekësore.

Kanadaja pasi vlerësoi mungesën e mjeteve mjekësore gjatë përhapjes së virusit SARS, mori në 2007 miliona maska të tipit N95 të cilat kanë mbetur në stok deri tani. Zyrtarë të shëndetit publik kanadez thanë se maskat mund të jenë më pak të efektshme, por kjo varet nga prodhuesi.

Në 2017 Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA testoi maskat e stokut dhe arriti në përfundimin që shumë modele mund të mbrojnë me efikasitet edhe vite dates së afatit dhe se rekomandohet të përdoren këto maska pas afatit në situata krize ku ka mungesë të theksuar pajisjesh mjekësore./Lexo.al

https://nationalpost.com/news/world/ontario-stockpiled-millions-of-masks-after-sars-they-all-expired-as-covid-19-nears-pandemic-status 

https://www.washingtonpost.com/investigations/face-masks-in-national-stockpile-have-not-been-substantially-replenished-since-2009/2020/03/10/57e57316-60c9-11ea-8baf-519cedb6ccd9_story.html

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 13/03/2020 12:43

    Idiot e injorant jane ato rrethe politike qe duan ta shfrytezojne C-19 per perfitime politike e skenare filmash holivudian "babale".Bravo kryeminister per masat e marra ter zvoglim te perhapjes infeksionit ne kte faze te pare fillimit infeksionit.Si askush tjeter ne shtetet e super zhvilluara(itali,france,angli apo GJERMANI)e potencial te pa krahasuar ekonomik e shkencor nuk arriten te marrin te tilla masa anti inveksioniste.Kjo eshte e verteta.kujdes ne fazen e dyte te inkubacionit te virusit.te ashpersohen masat e marra e te shtohen te tjera

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 11/03/2020 13:33

    Shqiptaret popull kokderr dhe injorant

    Përgjigju
    • ARTAN GOLEMI: 12/03/2020 09:15

      ME TE VERTETE ASHTU SIC THUA TI ESHTE,POR E KEQJA ESHTE SE POPUJ TJERE KOKENJERI DHE TE KULTURUAR POR BEJNE MASKARALLEQE TE MEDHA ME KETO POPUJT KOKDERR DHE INJORANTE.

  • Bilbil: 11/03/2020 13:24

    Mund te jene disa shprehen. Do te thote se jo te gjitha mund ta kene kaluar testin sepse disa varet nga Konserimi dhe magazinimi si jane mbajtur mund te kene skaduar edhe me heret se data e skadences ne Shqiperi ku nuk perdoret asnje standart per ruajtjen dhe magazinimin e duhur te medikamenteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar