Mediat në Shqipëri/ Ish-zyrtarja e PD 'gozhdon' Bashën: Je jashtë realitetit, bëhu serioz, nuk je në Hollandë

Mediat në Shqipëri/ Ish-zyrtarja e PD 'gozhdon' Bashën: Je jashtë realitetit, bëhu serioz, nuk je në Hollandë

Ish-zyrtarja e PD-së, Valbona Mezini

Ish anëtarja e kryesisë dhe e dorëhequr nga lista e re e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Valbona Mezini, i ka bërë thirrje kryetarit të PD Lulzim Basha që të tregohet realist përsa i takon realitetit mediatik. 

Mezini evidenton në rrjetet sociale se Basha është jashtë realitetit me premtimet e tij për një revolucion në media, pasi kjo e fundit sipas saj ka probleme kardinale. Si ngërcet e mediave ajo rendit pagesën e korrespondentëve, mos derdhjen e siguracioneve, mungesën e rrogës së 13, të kodit të punës dhe etikës profesionale. 

Luli tek tryeza për projektligjet e qeverisë per median thotë se mediat që nuk thonë të vërtetën dhe nuk distancohen ndaj korrupsionit e oligarkise do t'i sabotojme nuk do i ndjekim si stacione televizive.

O Luli je jashte realitetit !! Premto revolucion në media sepse problemet janë kardinale! Gazetarët e gazetave dhe korrespondentët e marrin rrogën te cunguar 3 herë në vit. Korrespondentët nuk i paguajnë. Siguracione në me te shumtën e rasteve nuk ua derdhin. Rroga 13 është luks i pa arritshem. Asnjë media nuk jep. Kodi punës letër higjienike. Sigurisht që etika profesionale do mungojë dhe autocensura mbizotërojë.

Merre seriozisht situatën se nuk je në Hollandë!! Ja pse nuk te marrin seriozisht se dhe kur shkon në një tryezë serioze për probleme kardinale të medias e demokracisë nuk thua asgjë !!”- shkruan Mezini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrat: 11/01/2019 14:39

    Shumë sakt Znj Mezini. Fatkeqësi që nuk e mendojn në PD njësoj dhe për këtë arsye PD është në opozitë.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 11/01/2019 14:36

    Cte beje i shkreti Lulaq Kalaman eshte i ngrati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar