SHIJAK- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i shoqëruar nga deputeti i Qarkut të Durrësit Agron Duka,u ndal në një takim elektoral me banorë të zonës së Manzës ku i ftoi ata të votojnë kandidatin e opozitës për Bashkinë e Shijakut, Redi Saraci.
Gjatë fjalës së tij Mediu u ndal në fushatën që po bën e djathta duke premtuar ulje të taksave dhe të krijimit të vendeve të punës, pasi përballë kësaj alternative qeveria po varfëron qytetarët çdo ditë me politikat e saj.
Po ashtu kryerepublikani Fatmir Mediu zhvilloi një takim elektoral në fshatin Katund i Ri, ku së bashku me deputetin Agron Duka, iu bëri thirrje banorëve të kësaj zone që me 21 qershor të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, duke votuar kandidatin e se djathtës Redi Saraçi si dhe numrin 13 të Partisë Republikane.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO