Mediu: S'dinim se ishin ambasadorët 
në Komision, por ikëm pasi i dëgjuam 

Mediu: S'dinim se ishin ambasadorët <br />në Komision, por ikëm pasi i dëgjuam 
Kryetari i PR Fatmir Mediu njëkohësisht një nga anëtarët e komisionit të reformës në drejtësi ka deklaruar se opozita nuk do të pranojë asnjë veprim të njëanshëm të mazhorancës që synon anashkalimin e opozitës në Kuvend apo dhe blerjen e votave në kampin e djathtë.

Duke folur në emisionin 45 minuta në Report TV Mediu ka sqaruar dhe largimin e anëtarëve të opozitës nga komisioni pavarësisht pranisë së ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Mediu ka sqaruar se nuk kanë qenë në dijeni të pranisë së tyre sot në komision. Megjithatë jemi larguar pasi kemi dëgjuar qëndrimin e ambasadorëve dhe kur Kryetari i Komisionit Xhafaj futi në rendin e ditës votimin e neneve pa konsensus-ka nënvizuar Mediu. Ai ka shtuar se palët ndahen vetëm në një çështje, pika 88 e Komisonit të Venecias. 

Z. Mediu çfarë ndodhi me opozitën sot? Pse u larguat nga Komisioni i Reformës në Drejtësi? 
Ne kemi pasur diskutime intensive me Ramën, më pas me Metën dhe faktorin ndërkombëtar për t'i dhënë një përmbyllje reformës në drejtësi. E vetmja pikë që kemi këmbëngulur është paragrafi 88 i Komisionit të Venecias dhe që nuk biem dakort. 

Rekomandimi i Venecias nuk është draft, është rekomandim, ndërkohë sot ndërkombetarët kanë thënë që ky draft që keni në tavolinë është drafti ynë, pse ju nuk e pranoni? 
Nuk është në dyshim apo problem drafti, por ka mbetur vetëm çështja e fundit. Rama pretendon se i ka dhënë 2/3 e opozitës. Kjo është të zhvlerësosh opozitën, mos t’i japësh rëndësi. 

A ishte një gabim largimi juaj nga Komisioni ?
Nuk mendoj se ishte gabim, nuk e dinim që ambasadorët do të ishin prezent. Ne kërkuam shtyrje për shkak të ministrit gjerman. Nuk është njoftuar, ne kemi marrë informacion që ambasadorët janë present kur kemi qenë duke u futur në parlament. Megjithatë jemi larguar pasi kemi dëgjuar qëndrimin e tyre dhe kur Kryetari i Komisionit Xhafaj futi në rendin e ditës votimin e neneve pa konsensus. Ne jemi në një mendim me deputetët e opozitës. E vetmja pikë që mazhoranca nuk pranon është pika 88 e Komisonit të Venecias. 

Ishte vendim i PD-së të largoheshit? 
Ishte vendim i të gjithëve për t’u larguar. 

Pavarësisht se nuk kishit informacion për ambasadorët, a mund të qëndronit në Komision? 
Ne nuk kemi ikur pa dëgjuar ambasadorët, është shprehur Bylygbashi për Partinë Demokratike më pas jemi larguar. Ne e quajtëm të pavlerë qëndrimin tonë aty. 

Faktori ndërkombëtar e dha një dritë jeshile, duke thënë çojeni draftin në parlament? 
Çdo veprim i njëanshëm i mazhorancës për të manipuluar sistemin e drejtësisë është i papranueshëm për parlamentarizmin. Opozita është në gjithë të drejtën e saj legjitime për të marrë cdo veprim për ta demaskuar këtë gjë. 

Ju do ta digjni mandatin tuaj ? 
Une mendoj se do të kemi një qëndrim të përbashkët. Ne përfaqësojmë një kauzë të përbashkët. Ne do të marrim një qëndrim kundër një veprimi që bie ndesh dhe kundër parlamentarizmit. 

A ka filluar të mendoje opozita për këtë skenar në Kuvend ? 
Unë kam bindjen që të gjithë duhet të qëndrojnë larg pushteti gjyqsor. 

Ju keni mjaft miq në SHBA, nese ata do të kërkonit të votonit reformën kë do të zgjidhnit ju Bashën apo ata? 
Ata nuk janë miq që kërkojnë pazare. Unë nuk jam nga ata që bëjnë pazare. Unë nuk përfaqësoj vetëm veten time, por përfaqësoj Parinë Republikane dhe opozitën. Unë bëj atë çfarë është e ligjshme.

Ju keni qenë në takimet e ambasadorëve me PD, ka disa zëra kundër prezencës së faktorit ndërkombetar? A ka ndryshuar raporti i PD me ta?
Nuk besoj se ka zëra që kanë kundërshtuar. Të dy ambasadorët në takimin e tyre, kanë patur një diskutim intensiv me ne. Është me e rëndësishme kur deputetët diskutojnë, dhe nuk rrinë si tufë. 

Ndërkombëtarët thonë që nuk jeni fleksibël ? A ka ndryshuar raporti? 
Jo, sigurisht që jo. Në qoftë se opozita nuk të donte draftin ne do të shpreheshim që në fillim. Ne kemi qënë të impenjuar për këtë reformë. Rama thotë që duhet të kaloni këtë reformë për të kaluar reformën zgjedhore

Përvec nenit 88, a ka ndonjë ndonjë pikë tjetër ku ndaheni ? 
Ne dijeninë tonë nuk ka ndonjë pikë tjetër ku ndahemi. 

Nese mazhoranca e çon vendin në zgjedhje të parakoshme, ju jeni gati ? 
Nëse kemi zgjedhje si ato të vitit 2015, ato nuk ishin zgjedhje të lira. Zgjedhje do të thotë që qytetarët të shprehin me votë se kush do të qeverisë. Ne kërkojmë votim dhe numërim elekronik. Kjo sepse nuk duam që të fusë askush duart në votat e qytetarëve.

Ju nuk pranoni zgjedhje pa u plotësuar kushti i votimit elektronik?
Shkuarja e vendit në zgjedhje, do të thotë se nuk ka më proces për reformën në drejtësi. Këmbëngulja e mazhorancës për të mos pranuar pikën 88 të Komisionit të Venecias do të thotë se ata nuk e duan reformën në drejtësi.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com) 
 
 


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin