Koço Devlo dhe Mehdi Malka në komedinë televizive"Gjuetia e Fundit"
TIRANË, 20 Mars / ATSH - Aktori i njohur për publikun, Mehdi Malka feston sot 63 vjetorin e lindjes.Aktori i Teatrit Kombëtar, i spikatur dhe në ekran me rolet e tij komike, siç i "Xha Brahos", ka lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliajt. Në vitin 1983 Malkaj diplomohet në Universitetin e Arteve dhe më pas filloi punë në "Estradën e Ushtarit" dhe në Teatrin e Varietesë së Tiranës.Në kinematografi ai do të spikaste në rolin e tij i parë, atë të "Milo budallait" në filmin "Përrallë nga e kaluara", një prdhim i vitin 1987.
Mehdi Malka, aktor
Ndërsa do të duhej roli i "xha Brahos" në komedinë televizive "Gjuetia e fundit" (një prodhim i vitit 1992) rol ky i cili do ta bënte më të njohur dhe më të dasur për mbarë publikun shqiptar.
Në jetën e tij artistike, Malkaj numëron mjaft role në teatër, rreth 18 të në filma, dhe plot të tjerë edhe në seriale me metrazh të shkurtër e telenovela, ku personazhi i tij ka spikatur në titujt si "Tingulli i heshtjes"(telenovelë), "Ne dhe Lenini(film), "Njerëz dhe fate"(telenovelë), "Dashuri në krisma"(komedi), "Gjithë fajin e ka paraja"(komedi), "Përrallë nga e kaluara"(filëm) dhe "Gjuetia e fundit" (komedi).
Roli më i fundit i Mehdi Malkaj është në shfaqen që po jepet në Teatrin Kombëtar në dramën-muzikal të titulluar "Vrasja e Maratit".
/k.m/f.n/







