Ministria e Energjisë dhe Industrisë po harton një ligj të ri për sektorin e energjisë elektrike, që parashikon ndryshim të modelit të tregut me synim liberalizimin më tej të tij, mundësi për ristrukturimin e kompanive publike, etj, në përshtatetje me direktivën evropiane.
Ky ligj pritet të konsultohet me grupet e interesit, bënë të ditur burimet e MEI-t.
Sipas tyre, duke filluar nga viti 2015, liberalizimi i tregut pritet të përfshijë bizneset që kanë aktivitetet e tyre të lidhura me linjat 35 kilovolt dhe do të dalin nga sistemi i shpërndarjes dhe jo si vijon sot, kur përfitojnë nga tarifat e rregulluara.
Liberalizimi i tregut të energjisë pritet të vijojë më tej edhe me bizneset, që furnizohen nga linjat 20 kilovolt, 10 kilovolt. Nga ky proces, pas dy vitesh do të të jetë 30% e tregut të energjisë i liberalizuar, që operon me çmimet e tregut dhe ku klientët si biznese do t'a sigurojnë vetë energjinë elektrike.
Këto rregullime në tregun e energjisë pritet të ndikojnë në rritjen e investimeve private në energji, prani më të rregullt të likuiditetit për gjithë prodhuesit e energjisë, publikë dhe privatë.
Shkëputja tre vite më parë e konsumatorëvë të mëdhenj industrialë të energjisë elektrike të lidhur me tensionin e lartë si fabrikat e çimentos, industrisë së rëndë, të cilët e sigurojnë vetë furnizuesin privat të energjisë, ka krijuar premisa pozitive për t'a thelluar më tej liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në vend./ATSH/
/Shqiptarja.com