Meksikani promovon artin
urban me skulptura biçiklete
Një artist Meksikan 82 vjeçar shpreson se 122 skulpturat që ka shpërndarë në të gjithë New Yorkun do t’i bëjnë njerëzit të udhëtojnë me biçikletat e tyre, duke i nxitur ata të vlerësojnë artin urban si dhe të jenë më ambientalistë për të mbajtur qytetin më të pastër dhe të gjelbëruar.
Një artist Meksikan 82 vjeçar shpreson se 122 skulpturat që ka shpërndarë në të gjithë New Yorkun do t’i bëjnë njerëzit të udhëtojnë me biçikletat e tyre, duke i nxitur ata të vlerësojnë artin urban si dhe të jenë më ambientalistë për të mbajtur qytetin më të pastër dhe të gjelbëruar.
Secila nga skulpturat e Gilberto Aceves Navarro peshon mbi 550 kilogram, me një lartësi mbi 2 metra të dhe janë vendosur përgjatë rrugës 16 km të gjatë për biçikleta, duke lidhur Manhatanin dhe Brooklyn në një shëtitore buzë lumit ku është vendosur ekspozita urbane që quhet “Las Bicicletas”.
Artisti Aceves Navarro shprehet se idea e realizimit të kësaj ekspozite nëpër rrugët e qytetit erdhi për shkak se ai dhe shumë banorë të tjerë ndihen të lodhur nga zhurmat dhe ndotja e makinave të panumërta që qarkullojnë gjatë gjithë ditës, dhe synon që skulpturat e biçikletave t’u kujtojnë atyre të udhëtojnë pa ndotje dhe me mënyra më ambientaliste për gjelbërimin e qytetit. Sipas tij ritmi i jetës dhe harmonia e udhëtimit me biçikleta do ndihmonte këdo për t’u ndjerë më mirë dhe më pranë natyrës.
Aceves Navarro nisi të vizatonte biçikleta që në moshën 6 vjeçare dhe punët e tij janë shfaqur në më shumë se 200 ekspozime në Meksikë, Japoni dhe Amerikë. Ekspozimi i parë i “Las Bicikletas” u bë në 2008-tën në Mexico City me 75 biçikleta të instaluara në Parkun Alameda, simbol i qytetit. Interesi i madh i qytetarëve dhe fakti që shumica prej tyre e filmonin apo fortgrafonin duke i shpërndarë në rrjetet sociale i dha shumë bujë këtij artisti dhe veprave së tij.
Për Aces Navarro i rëndësishëm është fakti që njerëzit e kanë kuptuar qëllimin e kësaj ekspozitë, gjë që ai e kupton kur njerëzit vinë dhe bëjnë foto bashkë me biçikletat e tyre, numri i përdoruesve të të cilave është rritur ndjeshëm që pas fushatës sensibilizuese të tij të mbështetur dhe nga qeveria në mbrojtjen e ajrit nga ndotja. Në vitet e ardhshme ekspozita e New York-ut do të pasohet nga të tjera në Chicago dhe Danimarkë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45