Meksikania nuse në Lushnje, rrëfen historinë e bukur të dashurisë në ‘Rreze Dielli’: Ja si ma rrëmbeu zemrën djali shqiptar

Cynthia Vargas është vajza nga Meksika që la vendin e saj për të ndjekur dashurinë në Shqipëri. Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo tregoi më tepër për historinë e saj të bukur të njohjes dhe më pas ardhjes në Shqipëri për shkak të bashkëshortit.

Dashuria jonë ka nisur në Norvegji, jemi njohur si studentë, ai jetonte aty dhe unë për disa muaj. Jemi njohur përmes shoqërisë, në një darkë, kështu u dashuruam, Kishim disa muaj bashkë, kemi qëndruar një vit në distancë dhe para pandemisë kemi ardhur këtu dhe po qëndrojmë këtu.Në fillim  flisnim më shumë spanjisht dhe anglisht dhe ndonjëherë shqip, por besoj që i kemi kulturat shumë afër. Nuk kemi tradita njësoj por vlerësojmë gjërat njësoj dhe kjo është e rëndësishme. Jemi shumë të lumtur këtu, jemi vendosur mirë sepse është një vend shumë i qetë, shumë i mirë për të jetuar dhe për një fillim bashkë” tha ajo.

Çifti nuk kanë bërë akoma një dasmë megjithatë kjo është në planet e tyre të afërta.

“Dasmë s’kemi bërë por kemi dëshirë, edhe meksikane edhe shqiptare. Kam qenë në një dasëm shqiptare dhe më pëlqeu shumë, është shumë e bukur” tregon ajo.

Cynthia jeton prej 3 vitesh në Shqipëri tashmë, sigurisht fillimet nuk kanë qenë të lehta, por ajo ndjehet mjaft mirë këtu.

Në fillim ishte pak e vështirë sepse nuk kisha shoqërinë, familjen por më pëlqente mënyra e jetesës këtu provova të bëja një biznes me punën me dorë dhe kam njohur artizanë nga e gjithë Shqipëria, më pas fillova punën ku jam tani në zyrë me një orë të caktuar. Është mirë sepse kam bërë më shumë shoqëri.

 Ndërsa tregon pak edhe për marrëdhënien me familjen e bashkëshortit:

 Në fillim më kanë mbajtur si vajzën e vet nuk më kanë konsideruar si nuse, dhe më kanë pranuar si vajzë. Kam një marrëdhënie shumë të bukur më mamanë e bashkëshortit, ajo kishte shumë dëshirë që unë të mësoja shqipen që të mund të flisnim.Ata janë familje për mua.

Ajo thotë se i pëlqen shumë ushqimet shqiptare sidomos gatimet e vjehrrës.

Ushqimet që gatuan vjehrra më pëlqejnë më shumë fasule dhe speca të mbushura, cdo gjë që gatuan është shumë e mirë.

Ndërsa  ndjehet shumë e mikëpritur këtu, pasi shqiptarët janë kuriozë dhe e kanë pritur mirë edhe pse është një vajzë nga një kulturë tjetër. I pëlqen Lushnja, pasi prindërit e bashkëshortit janë atje, por zhvendosja në Tiranë ka bërë që të mos e vizitojë shpesh.

“Më pëlqen sepse është një vend shumë i qetë, njerëzit janë shumë të butë” tregon ajo.

 

 

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta