Meksikania rrëfen historinë e bukur të dashurisë me djalin shqiptar: Nuk e njihja më parë Shqipërinë, por nuk jam penduar aspak

Ajo është meksikane ndërsa ai shqiptar, historia e tyre e dashurisë nisi në Kubë për të vazhduar më pas në Shqipëri. Juliethi Basa tregoi në emisionin “Rreze Dielli” se si dashuria për një djalë shqiptar bëri që të braktiste vendin  e saj Meksikën dhe të zhvendosej në Shqipëri.

U njohëm në Kuba. Ishte ditëlindja ime. Unë supozohesha që do të udhëtoja me një shoqe por ajo nuk mundej kështu që duhet të shkoja vetëm. Unë isha shumë e mërzitur sepse kisha ditëlindjen, por pastaj i thash vetes mjaft, shkova në një klub të njohur dhe mora 3 mohito . Kështu po pija vetëm, dhe erdhi ky djali, i cili po më sillte cd, cd kubaneze. Dhe unë po mendohesha kush është ky djalë? Ai erdhi tre herë, më solli tre cd dhe filloi të më fliste. Dhe ai më thoshte që jam shqiptar, unë i thash jo jo mendoj se the ‘Alemania’ Gjermani. Ai vazhdonte të më thoshte Shqipëri, ndërsa unë këmbëngulja Alemania, Gjermani. Më pas në telefon u futa dhe pash  Shqipërinë, nuk e dija që ekzistonte” rrëfen ajo për fillimin e historisë së tyre të dashurisë.

Më pas çifti do të shpërngulej në Shqipëri, ndërsa prej 4 vitesh Julieth jeton këtu tepër e lumtur për vendimin e saj.

Unë dëshiroja që të eksploroja. Ishte më shumë vendimi im, plus ai ka punën këtu dhe do të ishte egoiste nga ana ime, pasi unë nuk kisha punë atje, vetëm shkollën. Do të isha treguar egoiste që ti thoja të linte punën. Ai vinte shumë shpesh në Meksiko, por më pas ne vendosëm dhe erdhëm këtu.

Dy vitet e para kanë qenë shumë shumë të vështira. Por pas dy vitesh gjithcka ndryshoi. Unë e dua shumë Shqipërinë dhe nuk dua të lëviz nga këtu.

Ajo tashmë po përpiqet edhe të promovojë turizmin në Shqipëri përmes videove që poston në vlogun e saj ku ndan me ndjekësit në mbarë botën bukuritë e Shqipërisë.

Ideja ime është që t’i tregoj njerëzve ku mund të shkojnë në Shqipëri por në të njëjtën kohë të udhëtojnë. Dua t’i tregoj njerëzve pasionin tim për udhëtimet. Sepse unë tani e dua shqipërinë shumë. Por njerëzit nuk e njohin Shqipërinë, si nuk e njihja unë, dua ti tregoj njerëzve që eksizton sepse është e bukur” tha ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur