Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Projekt ambicioz midis dy brigjeve të Adriatikut

Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Projekt ambicioz midis dy brigjeve të Adriatikut

1736937225_1736931286giorgiameloni.JPG

Foto: Giorgia Meloni

“Nëse duam të bëjmë një tranzicion real dhe të qëndrueshëm energjetik, duhet të sigurohemi që ai të arrihet me infrastrukturë adekuate”.

Kështu tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në fjalimin e saj në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi.

“Jam e sigurt se zhvillimi i ndërlidhjeve mund të jetë çelësi i një diplomacie të re energjetike për të shumëfishuar mundësitë për bashkëpunim mes nesh dhe për të gjeneruar përfitime të përbashkëta për të gjithë. Me këtë qasje, Italia dëshiron të bëhet një qendër strategjike për flukset energjetike midis Evropës dhe Afrikës”, tha ajo.

Një infrastrukturë për prodhimin dhe transportin e energjisë së rinovueshme nga Shqipëria në Itali: kjo është tema e një marrëveshjeje që do nënshkruhet nga Italia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në margjinat e samitit të Javës së Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi.

“Vlera e infrastrukturës - shpjegoi Rama duke folur për shtypin italian përpara samitit, ku merr pjesë edhe kryeministrja Giorgia Meloni - është rreth një miliard euro dhe do të funksionojë maksimumi për tre vjet”.

“Unë personalisht jam krenare për këtë iniciativë, e cila tregon në mënyrë të prekshme se si mund të ndërtohen forma të reja bashkëpunimi edhe mes partnerëve që mund të duken të largët, të paktën gjeografikisht”, tha Meloni.

“Një projekt ambicioz midis dy brigjeve të Adriatikut”, e përkufizoi Meloni, “një ndërlidhje e re energjetike, për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për të eksportuar një pjesë të saj në Itali, falë një kablloje nëndetëse në Adriatik. Një projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sektorët tanë privatë dhe operatorët tanë të rrjetit”.


Lajmi kryesor:

Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: 1 mld euro investimi, zgjat 3 vite! Synojmë të jemi lojtar kyç në rajon


Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion

Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion